Shumë fjalë dhe kritika u thanë gjatë ditëve të fundit në adresë të sistemit bullgar të gjyqësorit. Nuk ishin vetëm kritika, por letra, raporte, skandale, akuza dhe shpjegime. Thënë me fjalë të tjera, të gjithë pranojnë nevojën për reforma të shpejta dhe radikale të cilat të ndihen nga të gjithë në vendin tonë.
Disa prej kritikave më të ashpra ishin formuluar në letrën e 10 Dhomave tregtare të vendeve perëndimore në fillim të javës, në adresë të Kryeministrit Bojko Borisov. Në të ato këmbëngulën për një reformë të mirëfilltë gjyqësore dhe epërsinë e ligjit në vend. Kjo letër paprecedente përsëriti në fakt momentet kryesore të Strategjisë për zhvillimin e reformë në gjyqësor, e cila gjoja u miratua zyrtarisht nga autoritetet bullgare, të cilët nuk pushojnë të deklarojnë se po përparojnë me zbatimin e saj. Siç duket, investitorët perëndimorë janë me mendim tjetër dhe vlerësimi i tyre është, se deri tani nuk është bërë asgjë të rëndësishme për ndryshimin e situatës në fushën e gjyqësorit.
Bojko Borisovi nuk iu përgjigj kritikave të ashpra të biznesit perëndimor, por ngarkoi me këtë detyrë delikate Zëv/kryeministrin mbi Politikën Ekonomike Tomisllav Donçev, Zëv/kryeministren dhe Ministre e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dhe Ministren e Drejtësisë Ekaterina Zaharieva. Niveli i lartë i zyrtareve që u ngarkuan me detyrën t’u japin përgjigje kritikave, nga vetvetiu flet për rëndësinë që autoritetet në vend i kanë kushtuar letrës së zemëruar dhe për shqetësimet e tyre. Në fakt në takimin e biznesit me udhëheqjen shtetërore nuk u tha dhe nuk u premtua asgjë të rëndësishme, u dëgjuan vetëm klishetë, se reformat po realizohen. Duke dhënë sigurime për cilëndo herë me radhë, se qeveria është e vendosur të ndryshojë situatën në gjyqësor, autoritetet donin jo vetëm të qetësojnë rrethet afariste të huaja, por edhe t’i dërgojnë një sinjal të fundit të vullnetit të mirë Brukselit, në prag të publikimit të raportit të tij për Bullgarinë. Qysh para shpalljes së raportit burime të autoritetshme thanë, se ai do të jetë shumë kritik ndaj Bullgarisë. Pas kësaj u bë e qartë, se është pikërisht kështu dhe se aksioni PR me takimin me biznesin perëndimor nuk ka qenë i mjaftueshëm për të zbuten vlerësimet dhe rekomandimet e KE.
Kështu brenda një jave Bullgaria ishte e detyruar nga dy prej institucioneve më të autoritetshme të marrë përsipër përgjegjësinë për mungesën e përparimit në reformat në sistemin e drejtësisë. Të dytë premtuan ndihmë. Biznesi i huajë në Bullgari do të ndihmojë me propozime për ndryshime në ligjet, KE do të dërgojë ekspertë, të cilët të analizojnë problemet dhe të propozojnë zgjidhje. Vetëm pushteti gjyqësor në vend nuk pa asgjë shqetësuese në kritikat dhe vazhdoi të merret me mosmarrëveshjet e tij dhe të kërkojë fajtorët në vend tjetër dhe jo tek vetvete. Në këtë mënyre ai përsëri hodhi një hije dyshimi mbi synimet e mira për reforma.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..