Protestat agrare në Greqi po vazhdojnë me bllokada në të gjithë vendin
Protestat agrare në Greqi po vazhdojnë me bllokada të magjistraleve, të arterieve kryesore rrugore dhe të pikave kufitare. Prodhuesit protestojnë për shkak të reformës së planifikuar nga qeveria e Aleksis Ciprasit në sistemin e taksave dhe të pensionimit. Dje agrarët penguan hapjen zyrtare të ekspozitës ndërkombëtare Agroteknikë në Selanik, gjë e cila shkaktoi reagimin e rreptë tëministrit të resorit Vangelis Apostollu. Agrarët kërcënojnë se do të bllokojnë dhe rrugën deri në aeroportin ndërkombëtar në Athinë.
Më pak se 1 javë pas emërimit të vet ministri kroat u nda me postin e vet
Vetëm 6 ditë pasi e morri postin ministër i veteranëve dhe të solidaritetit midis brezave të Kroacisë, Mijo Cërnoja dha dorëheqje përpara kryeministrit të ri kroat Tihomir Oreshkoviç. Cërnoja shkaktoi reagime të ashpra në shoqëri akoma gjatë emërimit të vet pasi u shpall për krijimin e një regjistri të tradhtarëve. Sipas tij në regjistër është dashur të futen emrat e të gjithëve , të cilët nuk kanë mbrojtur interesat kombëtare të vendit ose kanë shkelur Kushtetutën e Kroacisë. Zbulimet e portalit Index.hr, se regjistrimi në bazë të adresës nuk ka asgjë të përbashkët me vendbanimin e tij dhe se ka qenë i arrestuar për një sjellje brutale dhe rrahje të një shoferi të autobusi ,që shpërtheu rrjetet sociale. Kjo çoi deri në një mbledhje disa orështë qeverisë, pas së cilës ministri skandaloz dha dorëheqje.
Shkelje turke të hapësirës ajrore greke
Dy gjuajtës turkkanë shkelur dje hapësirën ajrore greke në rajonin e detit Egje. Në një njoftim të Shtabit të Përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare të Greqisë thuhet se, të dy gjuajtësit F-16 të forcave ushtarako ajrore turke kanë zhvilluar shkelje të rregullave për fluturime dhe kanë hyrë në hapësirën ajrore greke në rajonin e ishullit Kallolimnos. Shkeljet kanë ndodhur pak pasi mbi ishullin Imija ka fluturuar ministri ushtarak grek Panos Kamenos, që të lëshojë në det një kurorë për nder të 3 oficerëve nga flota të cilët janë vrarë gjatë vitit 1996. Në të njëjtin vit Greqia dhe Turqia, të cilat janë aleate në NATO, qenë në prag të luftës për shkak të ishullit shkëmbor Imija . Konflikti qe i ndaluar pas një ndërhyrje të opinionit ndërkombëtar, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Shkelësit turk kanë qenë të njohur dhe të kapur nga aviacioni luftarak grek.
Nikoliç: Dua fëmijë serb, me një material gjenetik serb
Dua fëmijë serb-me një të kaluar serbedhe të ardhme serbe, deklaroi presidenti serb Tomisllav Nikoliç, i cili bëri gërmimin e parë për ndërtimin e një Qendre për arritje të mëdha në Universitetin në Kraguevac. Në qendër do të ketë 9 drejtori, por më e rëndësishmja do të jetë ajo për studimin e qelizave të trungut. Më e rëndësishmja do të jetë ruajtja e tipareve karakteristike të popullit serb, ka thënë Tomisllav Nikoliç, i cili ka sqaruar: “Në vend lindin gjithnjë e më pak fëmijë, çiftet e martuar kërkojnë gjithnjë e më shpesh ndihmë nga mjekët dhe gjithnjë e më shpesh kjo bëhet jashtë shtetit. Vendimet duhet të ndërmerren këtu. Këta fëmijë dihet të jenë serb, me një material gjenetik serb, me një të kaluar serbe dhe një të ardhme serbe.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..