Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E braktisur në Bullgari

БНР Новини

Gjatë verës së ngrohtë të vitit 2013 zhvilluam një kalim nëpër malin e bukur të Zavallit. Po, të Zavallit! Doli se, në pjesën më perëndimore të Bullgarisë Perëndimore është plotë me male të vogla, të cilat nuk i kujtoj aspak nga orët e mësimit në gjeografi, ose thjesht nuk mësohen në shkollë. Përveç malit Zavall aty janë dhe Viskjar, Ljubash, Çepën, Ruj e kështu me radhë. Nëpër një rrugë dredhuese dhe të braktisur prej kohe arritëm deri tek manastiri Bilinski “ Kryeengjëlli Mihail”, i cili gjendet në 16 kilometra nga qyteti Breznik. Kisha është e ndërtuar në periudhën e shekujve 13-14. Është e shpallur për një monument të kulturës me një rëndësi kombëtare për shkak të mbishkrimeve të veta murale. Por ato janë të shkatërruara, vet kisha po shkatërrohet. Mbi bimët e rritur të dendur, të cilët mundohen të mbulojnë amullinë tonë, ngrihet një pjesë nga kati i poshtëm të godinave dhe muret.

Снимка

Mjerisht, ky është vetëm një nga objektet e shumta, të cilat na janë lënë si trashëgimi nga e kaluara dhe të braktisura vullnetarisht prej nesh. Me qëllim të drejtohet vëmendja e opinionit publik drejt objekteve të braktisura në Bullgari dhe të bashkojë njerëzit rreth idesë bamirëse për rilindjen e tyre një burrë i ri-Pllamen Stefanov,  përpara 3 vjetëve krijon Facebook  faqen të quajtur "E braktisur në Bullgari”. E mirëmban falas bashkë me shoqen e vet gjatë kohës së vet të lirë dhe kështu e përfshin pasionin e vet ndaj udhëtimeve dhe fotografisë në një kauzë të bamirësisë. Krahas me fotot dhe tregimet e veta boton dhe materiale, të cilat ja dërgojnë njerëzit nga i gjithë vendi. Kurse numri i fansave në faqe tanimë po i kalon 13 000 vetat.

Çdo ditë ndaj nga 15 minuta nga koha ime, që tu tregoj njerëzve diçka interesante, për të cilën ata nuk dinë, por që është pjesë nga historia e Bullgarisë tregon Pllamen. Cilat janë pamjet më tronditëse të shkatërrimit, të cilat ai i ka shikuar gjatë kohës së udhëtimeve të veta nëpër Bullgari? Ja se çfarë tregon ai:

Снимка

Çdo gjë mund të jetë tronditëse: që nga shkolla Ushtarake-detare, përmes së cilës kanë kaluar mijëra marinarë të rinj, deri tek një kopsht të vogël privat për fëmijët, të futur mes pyllit, objekte të mëdha, për të cilat vihet re dukshëm se ndokush ka dyfishuar mjetet e dhëna, i ka rinovuar dhe sikurse menjëherë çdo gjë është braktisur. Njerëzve u bëjnë një përshtypje më të madhe objektet ushtarake, të cilat në kohën e kaluar kanë qenë të mirëmbajtur me mjete kolosale dhe të mbajtur si një sekret, kurse tani për shkak të ndonjë farë pengese janë të braktisura. Taksapaguesi po vazhdon të paguaj taksa, që të mirëmbahen dhe të mbrohen gjoja ato. Por, çdo një i cili viziton një objekt të tillë të braktisur, shikon se, aty çdo gjë është e rrëmbyer dhe e shkatërruar. E keqja është se, këto objekte nuk jepen për përdorim nga shoqëritë civile. Por çdo një aeroport, të vendosur mbi një sipërfaqe pre disa qindra hektarëve tokë, mund të përdoret për qëllime civile, të jetë e dobishme për shoqërinë, bile të kthehet thjesht në një pistë për automobilizëm ose në një poligon për mësimin e shoferëve të rinj. Në vend të kësaj ato janë të lëna të shkatërrohen. Praktika tregon se, një pjesë jo e vogël prej këtyre objekteve ndodhen vende shumë të mira për të cilat ka një oreks mjaft të madh dhe një ditë blihen për shuma tepër qesharake dhe bëhen një pronë private. Që aty e tutje njerëzit, të cilët i kanë ndërtuar me taksat e veta, realisht nuk mund ti përdorin.

Снимка

Shpesh na vjen mirë të admirohemi nga rrugicat e pastruara e të bukura të ruajtura me godinat e lashta në Evropën Perëndimore, por nuk vëmë re bukuritë nën hundën tonë dhe me një dorë të lehtë i lëmë të shkatërrohen. Shumë më lehtë është të ulemi dhe të presim ndokush të na e bëj, në vend që të organizohemi dhe vet të bëjmë diçka, përgjigjet bashkëbiseduesi im, por menjëherë saktëson se ve re dhe një tendencë tjetër pozitive:

Снимка

Rreth faqes time u njoha me shumë njerëz të rinj në Bullgari, të cilët janë shembull për imitim. Gjithmonë jap si shembull një djalë me emrin Kristian, i cili përmes “Fejsbukut” ka filluar në Rodopet iniciativën për ruajtjen e trenit me binarë të ngushtë i cili kalon aty. Ai i organizon të rinjtë të shkojnë me bojëra të blera prej tyre dhe me furça të rinovojnë stacionet e trenit. Ata nuk mundin ti gjallërojnë këto stacione, sepse kjo është punë e shtetit. Por, mundohen tu japin një pamje të tillë, në mënyrë që kur të vijnë turistë, të mos të nevojitet tu shpjegohet se, së shpejti në territorin e vendit tonë nuk ka pasur luftë. Se kjo është si rezultat nga qytetërimi ”luftë” nga amullia e njerëzve. Se çdo një objekt, të cilin e shikojmë, përmes një peticioni, organizim të grupit në përkrahje të tij, herët ose vonë mund të bëhet pronë e qytetarëve, që të përdoret për diçka të re. Por. Mjerisht në kohën e sotme njerëzit preferojnë të ndërtojnë ndërtesa shumë të përcipta, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me cilësinë e godinave të ndërtuara përpara 50 ose 100 vjetëve, të cilat nuk i mirëmban asnjë, sepse kështu është shumë më lehtë, sepse përmes tyre nuk mund të përvetësohen asnjëfarë parash. Kjo është çështje të një politike të gabuar
- është i bindur Pllamen.

Снимка

Ai shpreson se përmes faqes së vet në internet të mund ti detyrojë njerëzit të hapin sytë e veta për këtë, të cilën e kanë ndërtuar për ne paraardhësit tanë, dhe për qëndrimin tonë ndaj kësaj trashëgimie. “Qëllimi është që ata ta shikojnë dhe të fillojnë të mendohen sesi mund të ndryshojnë gjërat”, sqaron Pllamen Stefanov, djali i cili qëndron pas projektit “E braktisur në Bullgari”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: "E braktisur në Bullgari", Miglena Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD