Ne bullgarët jemi mësuar me skandalet, të cilat zakonisht janë lidhur me politikanët, afaristët dhe kriminalitetin e organizuar. Mirëpo, javën e kaluar shpërtheu një skandal, i cili ka të bëjë me shëndetin e fëmijëve dhe nipërve tanë – bëhet fjalë për importin skandaloz të vaksinave “Pentaxim” dhe “Euvax". Ajo e parë është pesëvalente dhe injektohet në foshnja të moshës deri në 1 vit kundër difterisë, tetanusit, kollës së mirë, poliomielit dhe hemofilus influence. Këto janë sëmundje shumë të rrezikshme, të cilat tashmë i kemi harruar në saje pikërisht të vaksinave. Sa për vaksinën tjetër “Euvax” – ai është kundër hepatitit B.
Skandali përgatitej disa muaj, por shpërtheu para disa ditësh, kur prokurori duke u mbështetur te ligji shpalli importin e vaksinave nga Turqia si shkelje e ligjit. Shkaku për këtë është fakti se Turqia është jashtë BE-së dhe nuk disponon të ashtuquajturën “certifikatë për çlirimin e partisë nga laboratori evropian”, domethënë këto vaksina nuk mund të shiten në rrjetin tregtar të vendeve nga BE-ja.
“Të dyja vaksinat e importuara nga Turqia, nuk disponojnë lejë për përdorim në Bullgari”, deklaroi Asja Petrova, kryetare e Prokurorisë Administrative Supreme. Ministri i Shëndetësisë Petër Moskov iu përgjigj me një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin, ku njoftoi se vaksina “Pentaxim” është përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të imunizimit në Bullgari dhe se u përgjigjet të gjitha kërkesave, që të përdoret në vend dhe në BE në përgjithësi. Përveç kësaj, shtoi Moskov, vaksina nuk përhapet në rrjetin tregtar, por sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë për të gjitha strukturat shëndetësore. Sa për vaksinën tjetër “Euvax”, ajo ruhet në depo dhe është rezervë e shtetit në përballimin e krizave epidemiologjike, ose të fatkeqësive natyrore, saktësoi Ministri dhe shtoi se vendi ynë ka fituar në ankand, që të mund ta përdorë këtë vaksinë në përputhje me kalendarin e imunizimit. Petër Moskov ishte mjaftë emocional: “Lufta e egër e interesave ekonomike mund të ma prekë mua, mund të më kontrollojnë, të më kërkojnë dorëheqjen, por kjo nuk duhet të prekë qetësinë dhe instinktin e njerëzve në mbrojtjen e fëmijëve të tyre.”
Skandali lidhur me vaksinat ka karakter mjekësor, juridik dhe financiar. Dihet se tashmë disa vite në Bullgari ekzistojnë probleme me ankandet për importin e vaksinave. Ndoshta kjo i detyrohet faktit se vendi është një treg tepër i vogël dhe përkatësish jotërheqës për koncernet farmaceutike. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me vështirësitë e mëdha rreth procedurave lidhur me rekomandimet publike, ose thjeshtë kemi tepër shumë nëpunës të korruptuar shtetërorë. Gjithsesi, edhe vitin e kaluar ankandet për rekomandimet publike për disa vaksina të veçanta u rrëzuan dhe Ministria e Shëndetësisë u mbështet tek opsioni për kontratat direkte, në rastin konkret me shtetin turk. U arrit te një shkëmbim – Turqia ia dhuroi Bullgarisë sasinë e domosdoshme të vaksinave “Pentaxim”, kurse Bullgaria ia dhuroi Turqisë sasinë e nevojshme të vaksinave kundër tuberkulozit. Sipas Ministrit Moskov shkëmbimi ishte krejtësisht i leverdishëm edhe për të dyja anët. Sipas specialistëve vaksina “Pentaxim” e importuar nga Turqia, praktikisht është një produkt i firmës – prodhuese “Sanofi”, produkt ky i cili është absolutisht i rregullt në tregun e BE-së. Elementet e vaksinës janë prodhuar në Francë, kurse në Turqi zbatohen operacionet e fundit në përgatitjen e saj për qëllimet tregtare.
Ka dhe diçka tjetër. Mjegullat informative, ndërhyrjet e prokurorëve, mbrojtja e Ministrit Moskov na bëjnë për të menduar për skenarë politikë. Nuk do të befasohemi në qoftë se në rast të fundit tërë zhurma mbaron me dorëheqjen e Ministrit Petër Moskov, dorëheqje kjo e cila mund të kërkohet nga rrethet e pakënaqura farmaceutike, ose nga formacionet e pakënaqura politike në opozitë, ose njëkohësisht nga të dyja anët. Nuk është i rastit edhe fakti se në kulmin e skandalit Partia Socialiste Bullgare në opozitë më në fund vendosi se çfarë të jetë tema e mocionit të përgatitur të mosbesimit ndaj qeverisë – rrëzimi në shëndetësi, përfshi këtu edhe çështjen e vaksinave. Nuk do të befasohemi në qoftë se Petër Moskov ka të njëjtin fat si paraardhësi i tij Bozhidar Nanev nga qeveria e parë e Bojko Borisovit. Ai u largua nga posti i Ministrit të Shëndetësisë për shkak të importit të preparatit kundër gripit “Tamiflu”. Ndër të tjera, më vonë u bë e qartë se veprimet e Nanevit kanë qenë absolutisht në përputhje me ligjin dhe në interes të shtetit.
Gjithsesi, vaksina e importuar nga Turqia “Pentaxim” tashmë përdoret në Bullgari, ajo është shpërndarë ndër mjekët familjarë dhe strukturat mjekësore dhe fushata e imunizimit është duke u zhvilluar. Mirëpo, ky problem lidhur me vaksinat na bën për të menduar se shoqëria përsëri është peng i interesave financiare dhe politike të prapa skenës, për të cilat shëndeti i brezit më të ri bullgar nuk ia vlen asgjë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..