Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatko Gançevi për sportin frijrën si mënyra e jetesës

БНР Новини
Foto: arkiv personal

E gjejmë Zllatko Gançevin në shkollën për punë të detyrueshme. Mirëpo mos mendoni se ai është atje sepse është një djalë i keq dhe i harbuar. Përkundrazi, ai është një djalë i mirë, por nuk është nga të shtruarit. Është nga ata, që ëndërrojnë për adrenalinën dhe lirinë e lëvizjes dhe shprehjes. Pasioni i tij është frijrëna (freerunning) – një sport, i cili nuk praktikohet gjerësisht në Bullgari, por një sport, që ngjall respekt dhe kureshtje.

Mirëpo, çfarë do të thotë frijrën (freerunning). “Në fakt ai gërsheton parkur(parkour) dhe triking. Triking-u përfshin salto dhe elemente të arteve luftarake. Përderisa parkuri është një mënyrë e lëvizjes në qytet – kapërcehen gardhe, kërcehet mbi elemente të larta të mjedisit urban” – me kureshtje shpjegon njeri prej frijrënërit më të mirë Zllatko Gançev. Është e qartë, se një njeri i tillë, edhe policia vështirë mund të kapë. Mirëpo, çfarë po bën në këtë shkollë për punë të detyrueshme?

“Me disa miq, të cilët merren me vallëzimit brejk u ndihmojmë këtyre fëmijëve – shpjegon Zllatko Gançev. – Bëjmë përpjekje që të nxjerrim nga telashet e përditshme, sepse ata jetojnë dhe mësojnë këtu. Ata nuk disponojnë kompjuter me rrjetin internet, nuk kanë asgjë me të cilën të merren. Ne u ndihmojmë atyre të integrohen në një mjedis tjetër, në të cilin do të hyjnë kur do të dalin nga kjo shkollë. Shpresojmë, se ata do të kthehen ndër njerëz krejt të ndryshëm se sa kompanitë në të cilat ishin para se të vijnë këtu.”

Ndër përhapësit më aktiv të frijrënit tek ne është organizata joqeveritare “Frijrën Bullgaria”, e cila ekziston që nga viti 2007. Mirëpo, ka djem, të cilët bëjnë trajnime shumë para kësaj. Vet Zllatko Gançevi e zbuloi këtë sport para 9 vitesh. Sa vjeçar ishte kur i bëri hapat e parë në këtë sport dhe çfarë kujton për ato vite, na tregon bashkëbiseduesi:

“Isha 12 vjeçar, kur fillova. E pëlqeva këtë sport që kur isha i vogël nga filmat e artistit Xheki Çan i cili është edhe kaskader. Fillova të provoj të bëj disa gjëra, të cilat i shikova në filmat. Pas kësaj një mik nga klasa ime më tha, se ka një sport i tillë dhe kështu nisëm trajnimet.”

СнимкаÇfarë është për Zllatko Gançevin frijrënin – sport ose mënyra e jetesës?

“Frijrëni për mua përveç se është një sport, me të cilin mbaj formën time, është edhe mënyrë e jetesës. Për mua është tepër interesante të zbuloj çfarë mund të bëjë trupi im dhe unë çfarë lëvizje mund të mendoj” – përgjithëson bashkëbiseduesi.

Ai është i bindur, se Sofja është një qytet i mrekullueshëm në të cilin të ushtrohet sporti frijrën. Krahas kësaj në të mund të zbulohen shumë vende tërheqëse për përsosjen e aftësive, forcave fizike dhe imagjinatës së atyre, që praktikonin frijrën.

Mirëpo, çfarë tipare duhet të ketë njeriu, që të pasionohet pas këtij sporti, na shpjegon prapë Zllatko Gançevi:

“Ndoshta njeriu duhet të ketë humbur pjesërisht vetëdijen, të jetë pak i trullosur. Mirëpo, në përgjithësi secili mund të ushtroje këtë sport. Varet vetëm nga interesi” – shpjegon i riu, i cili nuk i njoh peripecitë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov mbetet numri 10 në botë

Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..

botuar më 25-01-06 3.04.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov humbi në gjysmëfinalen në Brisbane për shkak të një traume

Grigor Dimitrov humbi shansin për të marrë një rrugë më të lehtë për të mbrojtur titullin e tij në Brisbane pasi lideri në skemë Novak Gjokoviq u eliminua. Fatkeqësisht, bullgari u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër çekut Jiri Lehechka dhe u largua nga..

botuar më 25-01-05 4.03.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov në gjysmëfinale në Brisbane

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..

botuar më 25-01-03 11.24.PD