Gjatë javës së kaluar filloi pjesa e fundit e serialit “Rryma Jugore”. Pasi në vitin 2014 bllokoi projektin për këtë gazsjellës nën presionin e KE dhe të lobistëve nga SHBA, shumë shpejtë do të bëhet qartë a do të jetë Bullgaria “winner” ose “looser” në këtë sagë. Pas fillimit të demokracisë në vendin tonë këto dy fjalë anglisht dolën në modë dhe shpesh herë përdoren në vend të fjalëve bullgare – “humbës” dhe “fitues”. Sikur ajo e para përdorej më shpesh, së paku deri tani, kur bëhej fjalë për mbrojtjen e interesave tona kombëtare.
Ditën e mërkurë subjekti u pasurua, pasi në mediat doli lajmi, se mega- kompania ruse e gazit “Gazporm” zyrtarisht prishi kontratën për ndërtimin e “Rrymës Jugore”, i cili duhej të furnizonte gaz rus për Evropën përmes Detit të Zi dhe Bullgarisë, duke kaluar anës Ukrainës. Nuk ishin pak mediat, të cilat nën titullin e madh, se prishet vetëm kontrata me “Rryma Jugore – transport”, shoqëria e cila duhej të vendoste tubacionet në sektorin offshor të gazsjellësit, d.m.th. në fundin e Detit të Zi nga Rusia deri në Bullgari. Qendra e shtypit e qeverisë sonë menjëherë përhapi njoftimin, ku saktësohej, se holdingu energjetik bullgar dhe pala bullgare nuk kanë asfare pjesëmarrje në ndërtimin e segmentit detar të ”Rrymës Jugore”. Në njoftimin për shtyp thuhej gjithashtu, se në këtë moment pala bullgare nuk ka marrë letër zyrtare për ndërprerjen e projektit në territorin bullgar. Do më thënë, shoqëria bullgare mbi projektin vazhdon të ekzistojë. Ndër të tjerat në portet Burgas dhe Varna ende ruhen në depo pjesë prej tubacioneve të destinuar për zonën offshore.
Në fund të dhjetorit 2014 Presidenti rus Putin njoftoi gjatë vizitës së tij në Ankara, se “Rryma Jugore” mbetet në histori dhe projekti orientohet tek ndërtimi i “Rrymës Turke”, i cili në fakt do të përdorte pjesë prej trasesë së “Rrymës Jugore”. Themi, do të përdorte, sepse për shkak të krizës midis Moskës dhe Ankarasë në lidhje me aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar nga Forcat Ushtarako-Ajrore turke, me siguri edhe “Rryma Turke ” tashmë është pezulluar. Intriga u ndërlikua edhe më shumë pasi ditën e enjte “Gazpormi” e vëri nën sekret veprimtarinë e saj mbi realizimin e “Rrymës Turke”. Disa ditë më përpara gazeta bullgare “Standard” njoftoi se ka të ngjarë që projekti të rifillohet, por lajmi u refuzua si nga Kryeministri Bojko Borisov, ashtu edhe nga Ministri Rus i Energjetikës Aleksandër Novak.
Në këtë sfond Bojko Borisovi me entuziazëm nisi të flasë për “rrymën bullgare” ose më sakët për ndërtimin pranë qytetit bregdetar Varna të Qendrës shpërndarëse së gazit “Ballkan”, në të cilën do të vijë gaz nga
Azerbajxhani, Rumania dhe nga... Rusia. Sipas fjalëve të tij, KE nuk ka asgjë të kundërt , nëse do të respektohen kërkesat e Paketës së tretë energjetike të BE. Kurse Bullgaria do të fillojë të fitojë miliona nga transiti drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore. A nuk bëhen hesape pa hanxhiun? A ka siguri Borisovi, se “Gazprom”-i do t’i falë Bullgarisë dështimin për “Rrymën Jugore” dhe do të fillojë të mbushë “Ballkan”-in?
Nuk duhet të jemi ekspertë që të kuptojmë, se situata në fund të fundit është e thjeshtë. Rusia ka interes dhe nevojë gjithnjë më të madhe t’ia shesë gazin e saj Evropës. Evropa nuk ka si të kënaqë nevojat e veta pa gazin rus, se sa të flasë për diversifikim dhe gjera të tilla të ngjashme. Kështu që shpejtë mund të presim ndonjë zhvillim në këtë situatë. Le të shpresojmë se kësaj herë Bullgaria nuk do të bëhet “looser”-i kryesor në dështimin e “Rrymës Jugore”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..