Befasisht dhe në kundërshtim me procedurat e tij të zakonshme Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërroi përfaqësuesin e vet. Sonja Najdenova u rrëzua nga posti dhe deklaroi se ka të ngjarë që të jetë objekt aksioni ndëshkues, të lidhur me zbulimin e një mesazhi skandaloz celulari. Me këtë mesazh u konstatua se një magjistrat e ka informuar Kryeministrin Bojko Borisov për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit. Najdenova vuri në dukje se të gjithë anëtarët e Këshillit duhet të tregojnë listat e printuara të bisedimeve të tyre telefonike, që të shihet se kush është informatori i Kryeministrit. Përfaqësuesi i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor Dimitër Uzunov konsiderohet si “mik i Kryeministrit”, kurse ish Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov madje mendon se pikërisht ai e ka dërguar mesazhin skandaloz telefonik. Sipas Kryeministrit ndërrimi i përfaqësuesit është një provokacion kundër shtetit, i cili ka qëllim mirëmbajtjen e tensionit midis institucioneve. Nuk u vonua edhe reaksioni i Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit Llozan Panov. Sot ai u largua nga mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor me motivin se nuk dëshiron të përfaqësohet nga Dimitër Uzunov, derisa ai nuk e tregon listën e printuar me bisedimet e tij telefonike.
Pa dyshim kazusi është ngatërrues dhe në fakt përbën një seri prej kundërshtimeve pa precedent gjatë disa ditëve të fundit. Për shkak të mesazhit skandaloz Bashkimi i Gjyqtarëve i dërgoi Komisionit Evropian një letër, ku alarmohet se pushteti ekzekutiv përzihet në punën e pushtetit gjyqësor dhe paralajmëron se ngjarjet në Bullgari janë në dëm të tërë Bashkimit Evropian. Bashkimi i Juristëve shprehu shqetësim për “ndërhyrjen e egër të Kryeministrit bullgar në punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor” dhe kërkoi ndihmë nga Komisioni Evropian. Organizata joqeveritare “Avokatët Bullgarë për të Drejtat e Njeriut” komentoi se skandali ka treguar varësinë e anëtarëve të veçantë të Këshillit të Lartë Gjyqësor të pushtetit ekzekutiv. Iniciativa civile “Drejtësi për të gjithë” kërkoi që Këshilli i Lartë Gjyqësor të mbrojë ngutshëm superioritetin e ligjit, duke sqaruar se kush prej anëtarëve të tij ia ka dërguar mesazhin skandaloz Kryeministrit dhe duke e sanksionuar për minimin e autoritetit të sistemit gjyqësor. Ndërkaq, në shumë qytete të vendit kishte shprehje zemërimi për shkak të mungesë së efikasitetit të punës së organeve mbrojtëse.
Si rezultat i ngjarjeve Këshilli i Lartë Gjyqësor u nda në shumicë dhe në opozitë, kurse në një intervistë për një gazetë të Sofjes një anëtar i tij sot deklaron se organi, i cili e mbikëqyr korrektësinë e juridiksionit, është shndërruar në “marionetë”. Tensioni midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, si edhe brenda vetë sistemit gjyqësor, nuk është nga dje, por u ashpërsuan disa ditë para raportit të ri vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm, që pritet për datën 27 janar. Ngjarjet kërcënojnë punimin e ndryshimeve të rëndësishme në Ligjin për pushtetin ekzekutiv, në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin Penal, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pjesëmarrësve në këtë proces. Në fakt reforma gjyqësore filloi dhe menjëherë u ndërpre.
Mirëpo, në fund të fundit proverbi “Çdo e keqe ka një të mirë” mund të justifikohet edhe në këtë fushë. Pasi kërkojnë ndihmë nga Komisioni Evropian, kjo do të thotë se organizatat profesionale në lëmin e drejtësisë nuk dëshirojnë që reformimi i sistemit gjyqësor të zhvillohet nga institucionet e komprometuara kombëtare. Në nivelet e larta të pushtetit, siç duket, të gjithë kanë humbur besimin se mund të përballen me këtë detyrë të përgjegjshme. Përfaqësuesit zyrtarë gjithashtu kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit Evropian në reformën gjyqësore. Para pak kohe Ministrja e Drejtësisë Ekaterina Zaharieva deklaroi para Zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian qëllimin e Bullgarisë për të ftuar ekspertë të Komisionit dhe të shteteve, të cilat e vëzhgojnë reformën, për pjesëmarrje në shënimin e hapjeve të domosdoshëm. Siç duket, shoqëria e dëshpëruar nga pushtetarët e vet në vend nuk do të jetë kundër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..