Nga java e kaluar bullgarët tashmë kanë mundësi të shihen në pasqyrë në provë për të kuptuar më mirë vetveten. Pasqyrën e mban Thomas Frahm – publicist dhe gazetar gjerman, përkthyes, i cili gjatë 15 vjetëve të fundit jetoi në Bullgari dhe ndjen vendin si atdheu i tij i dytë. Ai ka përkthyer për publikun gjerman romanet më të njohura bashkëkohore bullgare. Ndërsa nga viti i kaluar publiku bullgar ka mundësi të njihet me librin e tij “Dy pjesët e arrës. Një gjerman në Bullgari”, i cili doli në vitin 2014 në gjermanisht.
Natyrisht, pyetja e parë ndaj një gjermani që flet në mënyrë perfektе bullgarisht është si Bullgaria është kthyer për të në atdhe të dytë?
“Tek meshkujt nuk ka shumë mundësi, kur bëhet fjalë për transferim jashtë shtetit – shkaku është grua ose punë. Tek unë ishte e para – bën shaka Frahm. – Në Bullgari kam punuar si korrespondent i Radios gjermane, bëja intervista, të cilët së pari duhej të deshifroja dhe pas kësaj t’i përktheja në gjermanisht. Kështu gjatë këtyre 3-4 viteve të punës intensive për radio e mësova gjuhën e folur.”
Thomas Frahm është njeri simpatik dhe i buzëqeshur. I tillë është dhe libri i tij – një shkelje syri ndaj gjermanëve dhe ndaj bullgarëve, por me një dozë të madhe mendjemprehtësi.
“Përpara që të marrë librin në dorë lexuesi i huaj duhet të harrojë gjithçka që ka mësuar për Bullgarinë ose atë që mendon se e di për Bullgarinë – thotë Thomas Frahm. – Do t’i këshilloja njerëzit të mos nxitojnë me gjykimet. Sepse kush gjykon ngutas, humbet mundësinë të zbulojë një botë të re, ndërsa Bullgaria është plotë e përplot me bota të panjohura nga antikiteti, mesjeta, vitet pas Çlirimit, epoka komuniste, vitet e tranzicionit. Por për të zbuluar këto bota të panjohura duhet të pranosh Bullgarinë pa paragjykime dhe klishe.”
Libri i tij është tentativë për t’u përgjigjur këtyre klisheve që ekzistojnë në ndërgjegjen e botës perëndimore: Bullgaria – aleati më besnik i Bashkimit Sovjetik, vendi i korrupsionit, i varfërisë dhe kriminalitetit, atdheu i lypësve nëpër rrugët e kryeqyteteve perëndimore. Thomas Frahm deri më sot nuk i ka gjetur përgjigje pyetjes pse Bullgaria vazhdon të jetë një “njollë e bardhë” në ndërgjegjen e shumicës së evropianoperëndimorëve.
“Librin e filloj me një anekdotë, autor i së cilës është shkrimtari bullgar Dimitër Dinev, i cili jeton në Vjenë. Ai është i mërzitur t’i shpjegojë secilit ku ndodhet Bullgaria dhe për këtë arsye ka bërë një gjëegjëzë: në Veri ka kufi me Rumaninë, në Perëndim – me Serbinë, në Jug – me pjesën evropiane të Turqisë dhe me Greqinë, ndërsa në Lindje – me Detin e Zi. Në përgjigje Dinevi ka marrë përgjigjen e bashkëbiseduesve – “Po atje nuk ka asgjë!”. Për mua nuk ka shpjegim logjik pse Bullgaria është aq e panjohur. Për Gjermaninë ndoshta përgjigjen e vetme të arsyeshme e jep historia – Bullgaria është i vetmi shtet nga ish Blloku Lindor, i cili nuk ka qenë pjesë e Gjermanisë ose Austro-Hungarisë. Ka dhe diçka tjetër: bullgarët që jetojnë në Evropën Perëndimore dinë gjuhë të huaja, janë me arsim të mirë dhe nuk tërheqin interesin e mediave, sepse janë integruar mirë.”
Me gjithë konstatimin e hidhur Thomas Frahm arrin të ruajë buzëqeshjen e lexuesit me këto radha në libër: “Në një kontinent, ku është ngritur parulla e tolerancës dhe proklamohen të drejtat e njeriut është e kuptueshme që bullgarët jashtë shtetit të ofendohen, kur bashkëbiseduesit e tyre nuk dinë asgjë për vendin prej të cilit ata vijnë Në situata të tilla njerëz të butë dhe të qetë në shikim të parë mbushen me patriotizëm dhe kujtojnë, se Bullgaria ka qenë shtet që në shekullin e VII, kur gjermanët ende visheshin me lëkurë prej ariu dhe rinin nëpër shpellat.”
Si dukemi sot 15 vjet pas mbërritjes së Tomas Frahmit në Bullgari?
“Ndryshimi është i madh dhe nuk jam i sigurt, se bullgarët e vënë re – thotë autori. – Para 15 vjetësh në ndërgjegjen e njerëzve ekzistonte një përfytyrim joreal për botën perëndimore. Kjo i detyrohej, kuptohet, izolimit 45 vjeçar të vendit. Pas kësaj erdhën vitet e rënda të tranzicionit me një sërë dëshpërimesh. Perëndimi, më në veçanti Gjermania, vazhdojnë të shkaktojnë admirim tek bullgarët, por ai nuk ka asgjë të përbashkët me atë përfytyrim joreal përpara 15 vjetëve. Sot njerëzit mund të udhëtojnë lirshëm kudo dhe të vlerësojnë botën nëpërmjet përshtypjeve të tyre personale.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..