Të gjithë fëmijët, që janë viktimë dhune, duhet të merren në pyetje në dhoma të specializuara për fëmijë dhe jo në polici dhe në sallën e gjykimit. “Dhoma blu” është një vend i ndarë nga një qelq venecian. Në njërën anë mjedisi është i përshtatshëm për fëmijë. Pikërisht atje fëmijët dëgjohen me ndihmën e një specialisti të posaçëm. Në anën tjetër është gjyqtari, prokurori, i akuzuari dhe mbrojtësi i tij. Incizimi mund të përdoret si provë në procesin gjyqësor. Këtë e kërkon direktiva evropiane 2012/29.
“Aktualisht në vend ka 14 “dhoma të gatshme blu”, të cilat përdoren nga gjyqi, prokuroria, organet hetuese policore, punonjësit socialë, tha Zëvendësministrja e Drejtësisë Verginia Miçeva. Duhet të them se përdorimi i tyre nuk është i plotëvlefshëm.”
Ajo e konsideron transponimin e Direktivës dhe krijimin e Ligjit për drejtësinë e fëmijës si një angazhim të saj moral. “Ne kemi parashikuar në korrigjimet në Kodin e Procedurës Penale, të cilat aktualisht po i përgatitim në Ministrinë e Drejtësisë, ndërtimin e akoma dhomave të tilla blu, thotë Verginia Miçeva dhe shton se si duke qenë gjyqtare e instancës së parë ka marrë në pyetje një fëmijë të moshës 12 vjeçe, që në moshën 3 vjeçe ka qenë viktimë dhune. “A mund të përfytyroni se çfarë ka përjetuar ky fëmijë deri sa të arrijë te salla gjyqësore!”. Në kuadrin e 2-3 muajve do të jenë gati akoma 5 dhoma të tjera, të cilat do të krijohen në saje të Programit Bullgaro-Zviceran për Bashkëpunim pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ideja është që ato të jenë të paktën 28, sa janë rajonet më të mëdha gjyqësore. Ndërtimi i tyre do të realizohet nga Ministria e Drejtësisë.
“Desha të shtoj se direktiva 2012/29 u përket si fëmijëve-viktimë, ashtu edhe viktimave, të cilat tashmë janë të moshës tetëmbëdhjetë vjeçe. Në Kodin tonë të Procedurës Penale ne transponojmë nga direktiva shumë të drejta të viktimave – të drejtën e tyre të kompensimit, sigurohet mjedis special arkitekturor në sallat plenare, i cili kufizon takimin e viktimës me zbatuesin e aktit kriminal. Sipas direktivës, aplikimi i së ashtuquajturës “drejtësi rimëkëmbëse” është i detyrueshëm. Kjo është risi në drejtësinë tonë penale, megjithëse kemi elemente, të cilat edhe tani japin mundësi për t’u arritur efekti i drejtësisë rimëkëmbëse. Mediacioni në prodhimin penal është shumë i rëndësishëm. Kjo do të shënohet në tekstet e ndryshime të Kodit Penal si zbatim i direktivës. Ne duhet të përgatitim ndërmjetës, të cilët të punojnë në procedurën penale. Sivjet në këtë drejtim do të na ndihmojë Programi Bullgaro-Zviceran për Bashkëpunim dhe Zhvillim, që realizohet nga Ministria jonë.”
Direktiva 2012/29 hyri në fuqi më 16 nëntor 2015, por ende ndryshimet legjislative nuk janë miratuar nga parlamenti.
“Kjo direktivë në fillim më dukej shumë e lehtë për t’u transponuar, vazhdon Verginia Miçeva. Jemi duke punuar tashmë katër muaj dhe shpresoj që deri në mes të shkurtit t’i kemi finalizuar tekstet. Transponimi i direktivës është një sfidë e madhe, sepse ajo aplikon një nocion të ri “viktimë krimi”, nocion ky që sipas meje ka një kuptim më të gjerë nga nocioni “i dëmtuar” në të drejtën tonë penale. Kjo shkakton vështirësi në sinkronizimin e teksteve të Kodit të Procedurës Penale me kërkesat e direktivës.”
Zëvendësministrja Verginia Miçeva dhe ekipi i saj janë duke punuar aktivisht mbi një projekt të Ligjit për drejtësinë e fëmijëve. Ajo thotë se në qoftë se nuk ishte ndërruar kabineti politik, deri tani projektligji mund të shqyrtohej nga shoqëria. Atje është parashikuar aplikimi i metodave për drejtësinë rimëkëmbëse si alternativë e ndëshkimeve për fëmijë, që janë në konflikt me ligjin. Drejtësia rimëkëmbëse ka qëllim të rimëkëmbë mirëqenien edhe të viktimave, edhe të shkelësve, edhe të bashkësive të tyre, si dhe të parandalojë dëmet përkatëse – rrjedhim i krimit.
“Pres që deri në fund të këtij muaji t’i përfundojmë tekstet e projektligjit dhe pas kësaj ai do të shqyrtohet nga opinioni publik, sepse bëhet fjalë për një ndryshim të madh, vazhdoi Zëvendësministrja. Bëhet fjalë për ndryshim jo vetëm të procedurës penale për fëmijë, por për ndryshim në kujdesin social, në edukim, në masat korrigjuese, në degëzimin e procedurës penale. Ndërkaq, cilat duhet të jenë masat alternative të ndëshkimit? Është parashikuar mbyllja e shkollave për punë të detyrueshme dhe e internateve pedagogjike. Si do t’i zëvendësojmë? Do të kemi shumë punë. Pasi jemi gati me ofertën tonë do të takohemi me përfaqësues të dikastereve të interesuara, që ta diskutojmë, pas kësaj projektligji do të shqyrtohet edhe nga shoqëria. Do të kemi shumë punë në të ardhmen, nuk është vetëm teksti i ligjit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..