Pas dy fitoreve për Kupën Botërore në mënyrë krejtësisht të merituar, snoubordisti bullgar Radosllav Jankov, i cili ka lindur gjatë vitit 1990 në qytetin Çepellare i cili gjendet në krahinën e Rodopeve, u zgjodh sportist numër 1 i muajit dhjetor në një anketë mes gazetarëve sportivë. Fitorja e parë e Jankovit në Kupën Botërore ishte gjatë muajit dhjetor, kur ai triumfoi në sllallomin gjigant në vendpushimin italian Kareca. Në final ai mposhti kampionin veprues botëror Andrej Sobolev, i cili përfundoi me 0,05 sekonda përpara tij. Fitoren e vet edhe më bindëse në Kupën Botërore bullgari regjistroi në sllallomin paralel në Bad Gashtajn të Austrisë, ku përfundoi me 1,79 sekonda përpara italianit Mauricio Bormolini. Kështu Jankovi doli në krye të klasifikimit me 2290 pikë, ku pas tij u rendit përfaqësuesi i Italisë Mirko Feliçeti me 1440 pikë.
“Gëzohem se, keni vlerësuar suksesin, të cilin e bëra në një nivel kaq të lartë. Për mua është nder, se e marr këtë dekoratë. Shpresoj të vazhdoj me prezantimin e mirë – tha Jankovi në një konferencë për shtyp. – Kam bindjen se, mund ta fitoj Kupën Botërore, me qenë se jam prijës. Por mbeten akoma katër shartime. Çdo një prej tyre është i ndryshëm, kështu që nuk mund të kem pritje konkrete, të cilat t’i deklaroj. Do të shikojmë në fund të stinës se ku do të gjendem.”
Sipas trajnerit personal të snoubordistit Georgi Atanasov kërcimi i madh të cilin e bëri Jankovi gjatë stinës së tanishme i dedikohet jo vetëm përgatitjes së tij të shkëlqyer fizike, por dhe rritjes personale të sportistit.
“Për ndryshe si tërësi ne gjithmonë kemi qenë jashtëzakonisht afër finaleve, por diçka shumë e pakët nuk na ka arritur. Sivjet bëmë dhe disa ndryshime në ekipin, dhe kjo ishte një shtytje drejt një grimce të vogël, e cila nuk na arrinte, që të hyjmë mes të mëdhenjve” – theksoi trajneri. Kurse Jankovi shtoi: “Që këtu e tutje hyj në moshën, e cila si parim është kulm në sportin tonë. Midis moshës 25 dhe 30 vjeç ne jemi në formën më të mirë. Unë pata probleme me një traumë, të cilën mezi e evitova, dhe mbase kjo është gjëja kryesore, e cila më ndihmojë gjatë 2 vjetëve të fundit të mund të bëj një kërcim më të madh në karrierën time sportive.”
Pyetjes se kush është disiplina e tij e dashur – sllallomi gjigant ose sllallomi paralel, Radosllav Jankovi u përgjigj:
“Po mundohem të jem i përgatitur mirë për të dyja disiplinat dhe stërvitem njëkohësisht për të dyja, me qenë se garat janë të ndara pothuajse barazisht për stinën. Nuk do të thosha, se ndokush prej tyre është e preferuar prej meje. Në varësi nga gara, e cila është në prag, stërvitem më tepër në disiplinën e cila do të jetë në garë, që të mund të jem i përgatitur në mënyrë maksimale. Por që të dyja disiplinat më ecin dhe jam i përgatitur mirë për to. Mbase në këtë moment, në të cilin filloj të stërvitem një disiplinë, ajo më bëhet e dashur.”
I urojmë sukses Radosllavit dhe gjatë katër startet e rinj të cilët mbeten deri në fund të stinës gjatë muajit mars.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..