Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata “50 vende, të cilat duhet të vizitoni në Bullgari” vazhdon edhe gjatë vitit 2016

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Gjatë vitit 2015 një ekip prej njerëzish të rinj dhe ambiciozë krijoi një sajt me qëllim njohjen me vendin dhe qytetin, në të cilin banojmë. Një ide tjetër e sajtit ishte rizbulimi i vendeve tashmë të njohura nëpërmjet historisë dhe njerëzve të lidhura me to. Fushata “50 vende, të cilat duhet të vizitoni në Bullgari” arriti të rikthejë interesin e bullgarëve ndaj udhëtimeve në vendin e tyre dhe të tregojë se madje disa kilometra larg qytetit, ku banojmë, ka vende, për të cilat nuk kemi dëgjuar asgjë. Pas pak kohe lindi libri i parë – udhërrëfyes, në saje të të cilit bullgarët zbulojnë destinime të panjohura në Bullgari. Mbi 9000 janë ekzemplarët e shitur, kurse mbi 600 000 janë vizitat në faqen e fushatës në internet. Ky sukses i provokoi autorët për të botuar akoma një libër dhe të startuar një fushatë të re me 50 sfida të reja për bullgarët që do të udhëtojnë gjatë vitit 2016. Do t’ju takojmë me Maria Angellovën, kryeredaktore e sajtit për udhëtime. Ajo punon mbi këtë projekt tashmë pesë vjet, kurse tërë ekipi ka marrë pjesë në krijimin e dy librave, ka udhëtuar në tërë vendin, duke kërkuar të panjohurën. Ja se çfarë na tregoi Maria:

Снимка“Ideja për të krijuar këto dy libra erdhi nga njerëzit rreth nesh. Shumë prej miqve tanë, si edhe shumë prej vizituesve të sajtit, thanë se nuk ka vende të përshtatshme për vizita në Bullgari, prandaj preferojnë destinime të huaja. Ja përse ne vendosëm t’i provokojmë me librat tanë. Qëllimi ynë ishte për të paraqitur destinime të ndryshme, male, qytete, muze, vende të lashta trake dhe vende të tjera interesante me pak histori. Një shembull i kësaj është qyteti Dimitrovgrad (Bullgari Juglindore) – një qytet i krijuar gjatë socializmit me punën e njerëzve të rinj. Ka pak të ngjarë që ky qytet të tërheqë turistë me ndonjë histori, por atje u krijua një atraksion interesant – një stol gjigant, ku çdonjëri, i cili ulet, ndihet si “liliput”. Del se ky destinim, i provokon njerëzit, për ta vizituar këtë vend.”

СнимкаPër vitin 2016 autorët e udhërrëfyesit kanë vendosur për ta zgjeruar spektrin e sfidave dhe për t’i bërë njerëzit të udhëtojnë, të shëtitin dhe bëjnë fotografi, të bëhen më aktivë, të mësojnë diçka interesante. Për shembull, në qoftë se shkojnë në një vend, ku ka kështjellë, të mësojnë të gjitha legjendat e vjetra për të, vendet e fshehta, ku kanë ndodhur ngjarjet, të shëtitin në vendet, ku kanë qenë mbretërit. Në udhërrëfyes ka edhe oferta për destinimе interesante për adhuruesit e kanoes dhe kajakut për shembull. Do të mësoni se ku dhe si mund të bëni sende prej deltine dhe do të zbuloni aftësitë tuaja krijuese, mund të mësoni se ku mund të flini në shtëpi të vjetra parahistorike, ose si mund të transferoni zyrën në pyll... Ekipi e pranon këtë realitet si kauzë të vet dhe ka një qëllim ambicioz – Udhërrëfyesi 2016 të botohet edhe në anglisht, duke paraqitur para turistëve të huaj një shikim tjetër më të ndryshëm ndaj Bullgarisë. E pyetëm Marian se çfarë është Bullgaria për të?

“Për mua Bullgaria është një udhëtim i pafund – ai nuk mund të mbarojë. Sa më shumë udhëtoj në vend, kaq më shumë shtigje të reja po gjej dhe kaq më shumë histori dhe legjenda të pazbuluara. Për mua më të vlershëm janë njerëzit, me të cilët ndeshemi në rrugë. Ata janë autorët e udhërrëfyesve për shkak të historive, të cilat na kanë treguar, ose vendet, të cilat na kanë paraqitur” – na thotë me krenari Maria Angellova.

СнимкаNë qoftë se, duke kërkuar në rrugë të panjohurën, shikoni një “stol”, uluni menjëherë. Ndoshta ai do t’ju ndihmojë që të ndesheni me diçka edhe më interesante.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD