Gjatë javës u bëmë dëshmitarë të disa ngjarjeve të lidhura me Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë, ose të paktën me këtë, që ka mbetur prej tyre. E para ishte testimi i suksesshëm i gjuajtësve MiG-29 të pajisur me motorë të rinj nga Polonia. Në bazën ajrore Graf Ignatievo asistoi personalisht ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev, me ide të të cilit riparimi i motorëve të aeroplanëve ushtarakë bullgarë bëhet në Poloni. Ministri përfitoi nga rasti dhe shpalli se Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë nevojiten për 6 motorë të rinj dhe për pjesa ndërrimi të gjuajtësit MiG-29. Por e gjithë kjo do të furnizohet jo nga Rusia, por nga shtetet ish anëtare të Traktatit të Varshavës, tani pjesëtare të NATO-së. Në këtë nuk ka asgjë e keqe. Hem të reja, hem ruse, hem nuk do të merren nga Rusia. Gjithsesi NATO-ja që prej vitesh e sugjeron Bullgarinë të ndërprenë varësinë e aviacionit ushtarak nga Rusia. Mirëpo, mbetet pyetja – me çfarë çmim? Flitet për 25 milion euro, por ministri nuk e ripohoi këtë informacion.
Lajmi tjetër ishte, se deri në tri vjet e gjysmë Forcat Ushtarako-Ajrore do të disponojnë të paktën një skuadrilje nga tipi i ri. Tipi do të jetë i ri, por aeroplanët nuk do të jenë të rinj. Bullgaria po përgatitet për blerjen e gjuajtësve F 16 përdorim të dytë dhe tani ministria kërkon informacion cilat nga vendet kanë mundësi të na ofrojnë aeroplanë të tillë.
Në sfondin e këtij informacioni Parlamenti miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Amendamentet japin mundësi, që hapësira ajrore e vendit të mbrohet bashkë me vende të tjera anëtare të NATO-së. Konsultime jo formale mbi këtë temë tashmë u zhvilluan me Belgjikën, Holandën, Italinë dhe Poloninë. “Jemi në gjendje që pa vonës të fillojmë bisedime për mbrojtjen e përbashkët, në se kjo do të jetë në interesin tonë. Mirëpo, në etapën e tanishme një domosdoshmëri e tillë nuk ka. Nuk është e mundshme, që sovraniteti t’i mbrapset plotësisht ndonjë shteti të huaj”, siguroi ministri Nençev.
Partia Socialiste Bullgare, Partia “Ataka” dhe Formacioni ABV nuk përkrahën amendamentet. Partia Socialiste Bullgare bëri propozim të regjistrohet, se në rast mbrojtjeje të përbashkët rol kryesor do të luajnë Forcat Ushtarako Ajrore Bullgare. Ideja do të diskutohet gjatë leximit të dytë të këtij projektligji. Vallë, a do të miratohet apo jo – është edhe një pikëpyetje tjetër?
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..