Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta e një nëne spanjolle në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Si duket Bullgaria në sytë e një evropiani, i cili ka vendosur të jetojë këtu? A është lehtë të adaptohesh ndaj një mënyre tjetër të mendimit dhe të jetesës?  Kësaj pyetje iu përgjigjet një nëne e re nga Spanja, më saktë nga Barcelona. Nga një viti e gjysmë ajo bashkëpunon në Redaksinë spanjolle të Radio Bullgarisë. Quhet Marta Ros dhe jeton në Sofje prej gati 7 vjetëve me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj spanjolle-bullgare apo bullgare-spanjolle.

E zbulova bllogun e saj, nëpërmjet tij edhe vetë Martën, fare rastësisht duke lundruar në Internet, kur para meje dolën pyetje të tilla – “Çfarë janë bullgarët, si parkojnë, a ka ngjashmëri midis gjuhës bullgare dhe asaj spanjolle, çfarë bëj unë në Bullgari?” E shtyrë nga kureshtja e hapa linkun dhe pashë se kush është autori i sajtit. Ky ishte kontakti im i parë me Martën. Më tërhoqi me pozitivizmin e saj, me qëndrimin objektiv ndaj Bullgarisë dhe me dëshirën ta njohë vendin dhe njerëzit. Prandaj e ftova te vizitojë radion. U njohëm. E njihni edhe ju.

“Kur erdha për herë të parë në Bullgari nuk dija thuajse asgjë për vendin. Në këtë kuptim mendoj, se është më mirë njeriu të vijë pa ditur asgjë, sepse është më lehtë  të grumbullosh përshtypje të reja, se sa të ndryshosh ato ekzistuese. Nuk ishte lehtë të marrë vendimin të mbetem këtu. Nuk bëhej fjalë vetëm për qytetin tim të lindjes, familjen dhe miqtë e mi, por për këtë se do të shkoja në një vend në anën tjetër të Evropës, për të cilin nuk dija asgjë. Nuk dija gjuhën, zakonet, traditat. Por nga ana tjetër, për bashkëshortin tim, i cili është bullgar, kjo do të thoshte të kthehet në shtëpi dhe ai më ndihmojë shumë të adaptohem.”

A ishte lehtë të mësosh mënyrën e re të mendimit, gjuhën e re, ndër të tjerët si e mësove bullgarisht a e zotërosh mirë?

“Nuk ishte lehtë, por koha ndihmon, unë tashmë 7 vjet jam në Bullgari. Gjuha bullgare është e vështirë, por mund të mësohet si çdo gjuhë e huaj. Kam ndjekur kurse të gjuhës bullgare në Universitetin e Sofjes në vazhdim të tre vjetëve. Flas me bullgarë, shikoj televizion bullgar dhe lexoj bullgarisht. Me ndihmoj shumë fakti, se kur erdha në Sofje nuk kërkova spanjollë tjetër këtu, por u njoha me shumë bullgarë dhe sot të gjithë miqtë e mi janë bullgarë. Kuptohet, nuk flas bullgarisht si ata, por e zotëroj mjaftueshëm që të mund të jetoj qetë, të bëjë pazar, të kem jetë sociale dhe të bisedojë normalisht me secilin. Bëj gabime, kuptohet, por bullgarët më korrigjojnë me buzëqeshje.”

Përveç punës në Radion Kombëtare Bullgare a ke angazhime të tjera?

“Kohën më të madhe të ditës e kaloj në shtëpi për shkak të fëmijëve, ata janë nxënës, duhet t’i çoj në shkollë dhe t’i pres pas mbarimit të mësimeve. Çdo javë i kushtoj shumë kohë dhe bllogut tim “Nëna spanjolle në Bullgari”. Nuk bëhet fjalë për kohën që më nevojitet për të shkruar, por për informacionin që duhet të lexoj për secilin artikull, të përzgjedh temat, t’i përshtat për njerëzit, të cilët nuk dinë asgjë për Bullgarinë, të gjej fotografi pa të drejtat e autorit ose të bëj vetë fotografi kur është e mundshme. Në fillim bllogu im ishte si një ditar i zakonshëm në internet. Pak më vonë vendosa të zgjeroj me më shumë informacion për Bullgarinë në gjuhën spanjolle dhe të shkruaj për ditët e një nëne jashtë shtetit.”

A do të rekomandosh Bullgarinë si vend i mirë për jetesë?

“Kuptohet, se po. Në blogun tim e rekomandoj vazhdimisht dhe shpesh herë më shkruajnë njerëz, të cilët po mendojnë të vijnë të jetojnë këtu. Pagat ende janë të ulëta, por Bullgaria është e qëndrueshme, është vend i sigurt, i cili gjatë viteve të ardhshme do të zhvillohet dhe do të arrijë nivelin e shteteve më të pasura evropiane. Nevojitet vetëm kohë. Bullgaria është e mrekullueshme si destinacion turistik. Këtu ka peizazhe që të lënë pa frymë. Njeriu mund të zgjedhë midis plazhit, malit dhe qytetit. Kuzhina është e mrekullueshme, ndërsa çmimet janë të leverdishme për secilin evropian.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD