Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim me të kaluarën e fshatit Staro Stefanovo

БНР Новини
3
Foto: Miglena Ivanova

I pasur është trualli amënor. E pasur është natyra, historia, arkeologjia e tij, por në të njëjtën kohë është i panjohur për vet ne – bullgarët. Për këtë u binda herën e radhës, kur rastisa në fshatin e malit Ballkan Stefanovo. Ai shtrihet në rajonin e qytetit Loveç nja 155 kilometra larg Sofjes në autostradën për në Varnë. Xhadeja për në fshatë është plotë kthesa. Fshati struket në një luginë të vogël. Është i ndarë në dy pjesa – e vjetër dhe e re. Megjithëqë pjesa e vjetër u shpall rezervat arkitekturor në vitin 1982, ajo mbetet larg turizmit dhe nuk iu gëzon përkrahjes së shtetit.

СнимкаShtëpitë në Stefanovo janë dykatëshe, të ndërtuara prej trarëve të lisit. Çatitë duken tepër të bukura me pllakat e tyre të mëdha gurore. Muret janë të ndërthurura nga kashtë dhe të mbuluara me një shtresë të trashë balte. Ky ndërtim tradicional i shtëpive në të kaluarën ndihmonte që gjatë verës të ketë freski, ndërsa gjatë dimrit të jetë e ngrohtë. Kisha vendore daton nga shekulli i XIX. Shkolla për fat të keq i mbylli dyert në vitin 1965 për shkak të mungesës së fëmijëve.

Që prej vitesh Ivan Pavlevski kërkon dhe regjistron historinë e fshatit. Mbi bazë të dokumentacionit të pasur ai shkroi librin “Ne, vraçenite”. Vraçeni do të thotë banorët e fshatit Vraca, sepse emri i vjetër i fshatit Stefanovo ishte Vraca. Ky emër lidhet me të kaluarën trake të vendbanimit. Për emrin Ivan Pavlevski shpjegon:

“Emri i fshatit Vraca koincidonte me emrin e qytetit Vraca, që ndodhet në Bullgarinë Veriperëndimore. Prandaj Këshilli Bashkiak vendosi, që emri i fshatit të ndërrohet. Historianët vërtetuan, se emri i qytetit Vraca lidhet me kështjellën Vratica, që ngrihet në skajin e qytetit pranë lumit Leva. Emri është trak dhe do të thotë “kështjella pranë burimeve”. Duke kërkuar analogji me fshatin tim, i cili mbante po këtë emër, bëra konkluzionin, se kështjella trake, e cila ngrihet nja 2 kilometra larg rezervatit të sotëm arkitekturor Staro Stefanovo, gjithashtu mbante emrin Vratica. Kjo për shkak se pranë saj ka një thyerje e tokës, ku ka 36 burime. Prandaj jam i mendimit, se kështjella gjithashtu mbante emrin Vratica. Ajo nga të gjitha anët ishte rrethuar nga burime. Dihet se trakët ishin adhurues të mëdhenj të ujërave dhe burimeve.”

Sipas bashkëbiseduesit Ivan Pavlevski rrënojat e kështjellës u shembën plotësisht në vitet 1920 – 1921, kur kryeministri Stefan Stambollov lejoi, që Ushtritë e Punës të ndërtojnë rrugë me gurë nga kështjellat e ruajtura në afërsi. Përreth fshatit ka dhe shumë tumula trake, të cilët për fat të keq janë pothuajse të vjedhura. Për emrin e sotëm të fshatit zoti Pavlevski tregon:

“Në vitin 1949 me vendim të strukturave vendore të Partisë Komuniste Bullgare emri i fshatit u ndërrua. Atëherë ai mori emrin Stefan Pashev – një i ri arsimdashës nga fshati, i cili emigroi në Bashkimin Sovjetik. Pak më vonë ai u kthye në rajon me repartet speciale të NKVD-së (Komisariatit Popullor të Punëve të Brendshme). Ata u vendosën në vijën e prapme të Vermahtit, që t’i pengojnë transferimit të trupave gjermane te Fronti Lindor.”

СнимкаNë vitin 1942 Stefan Pashev u arrestua dhe u pushkatua.

Fshati krenohet, se që nga themelimi e deri më sot është i populluar vetëm me bullgarë. Gjatë kohës së robërisë turke, ai kishte statusin e njohur si vojnuganiski, domethënë banorët nuk paguanin taksa dhe tatime. Si shpërblim fshati siguronte ushtarë të paarmatosur për ushtrinë turke. Për këtë status të fshatit Ivan Pavlevski shpjegon:

“Fshati nuk i paguante tatime pushtetit turk. Krahas kësaj turqit nuk e kishin të drejtën të mbeten të fjetën në fshat. Banorët kishin njerëz atdhedashës, patriot me ide prej revolucionari.”

Në fshat lindi edhe Ivan Jonkov Kjurkçijata – një mjeshtër gëzofpunues. Ai organizoi në fshat një çetë të rebelëve dhe bleu pushka dhe veshje për ta. Vet ai ishte ndër themeluesit e Besëlidhjes së Vellços, të cilët bënë provë për kryengritje kundër pushtetit turk në vitin 1835. Pasi besëlidhja u zbulua Ivan Jonkov Kjurkçijata u vra, ndërsa rebelët e çetës u masakruan.

Me historinë e fshatit lidhet edhe një pemë lisi mijëvjeçar:

“Kjo pemë mijëvjeçare u shpall monument i kulturës. Por në vitet 80-të të shekullit të kaluarpema u thar. Rreth këtij lisi kryheshin të gjitha ritet kishtare. Në të kishte një zgavër të madhe. Bullgarë atdhedashës e shndërruan këtë zgavër në paraklis. Por një qiri e ndezur dogji lisin mijëvjeçar. Tani aty u ndërtua një paraklis i vogël me pllaka gurore.”

Fshati ka hyrje, por nuk ka dalje. Kjo ndodhi, pasi gjatë shekujve për shkak të bandave të plaçkitësve dalë ngadalë fshatarët e ndërruan vend shtrirjen e tij larg xhadesë kryesore. Ivan Pavlevski sjell më shumë hollësi:

“Gjatë një nga epidemitë e shumta të murtajës, epidemi këto të cilat gjatë robërisë turke përhapeshin çdo 35 – 40 vjet, pjesa dërmuese e fshatarëve vdiqën. Banorët që mbetën gjallë ishin të detyruar të ndezin fshatin dhe të djegin kufomat e të sëmurëve. Besuan, se në se do të transferohen të jetojnë përtej ujit, uji do të ndërpresë epideminë. Prandaj fshati shtrihet në këtë këndë, që është pa dalje.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD