Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolina Angellkova: “Presim shtim të turistëve nga Gjermania, Polonia dhe Franca”

Foto: BGNES

Viti 2015 karakterizohej me formimin e Ministrisë së Turizmit, e cila u veçua si një organizatë me vete në fund të vitit 2014. Krahas kësaj ministria punonte për shndërrimin e Bullgarisë në një destinacion tërheqës turistik gjatë tërë vitit. “Atë që arritëm, nuk ishte pak. Ligji i ri i Turizmit, që u miratua gjatë marsit të vitit 2013 akoma funksionon pa të gjitha urdhëresat e planifikuara pran tij. Në vitin 2015 arritëm të miratojmë disa prej tyre. Të tjerët janë në procesin e koordinimit dhe së shpejti do të miratohen. Kështu sektori do të funksionon më mirë. Tani punojmë sipas klauzolave të Ligjit të ri me rregulla të vjetra dhe ngandonjëherë linden mosmarrëveshje” – theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë ministrja e turizmit Nikolina Angellkova dhe shtoi:

“Viti 2015 ishte një vit tepër i vështirë për turizmin. Sidomos gjatë verës, kur formohet fluksi kryesore i turistëve në vendin tonë. Situata në Rusi, nga e cila vijnë më shumë turistë gjatë verës, ishte një nga shkaqet për ato vështirësi. Krahas kësaj qeveria e përkohshme nuk ndërmori masat e domosdoshme gjatë verës së vitit 2014. Po e them këtë, sepse për sezonin e suksesshëm veror turistik puna fillon vitin e mëparshëm. Për sezonin e vitit 2016 veror, e nisëm punën gjatë majit të vitit 2015. Organizuam një sërë takimesh me turoperatorë të mëdhenj si “Tomas Kuk”, TUI e të tjerë, që veprojnë në tregun bullgar. Kështu për verën e vitit 2016 kontraktuam shtim me afro 35 për qind të fluturimeve të kompanisë TUI deri në qytetet bregdetare Varnë dhe Burgas. Krahas kësaj me organizatën TUI Gjermania arritëm marrëveshje për shtimin e numrit të turistëve nga 80 mijë verën e kaluar në 130 mijë gjatë kësaj vere. Presim edhe rritja e numrit të turistëve nga Polonia me 40 për qind. Edhe Austria shfaq interes ndaj ofertave tona të leverdishme turistike. Mbi bazë të bisedimeve me Asociacionin e Turoperatorëve Francezë për herë të parë verën e ardhshme do të realizojmë fluturime çarter nga Franca deri te Burgas. Zhvillojmë bisedime edhe me Rusinë.”

Pas një takimi të ministres Angellkova me kryetarin e Agjencisë Federale të Turizmit të Rusisë Oleg Safonov në Moskë dhjetor të vitit 2015, pritet, që tani ai të vizitojë Bullgarinë deri në fund të janarit. Pyetjes, a parashikohen lehtësime në regjimin e vizave për turistët rusë, ministrja bullgare tha, se Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ndërmarrin masa për zgjerimin e listës së turistëve me të drejtën e vizave falës nga Rusia, Ukraina, Moldavia dhe Bjellorusia. Pala bullgare ka ide, që viza të tilla të merren nga fëmijë deri në 16 vjeç dhe pensionistë. Krahas kësaj planifikohet të zgjerohet rrethi i grupeve, që vizitojnë Bullgarinë për veprimtari të caktuara. Pritet, që në kohë sa më të afërt të miratohet vendim mbi ato propozime.

Për inkurajimin e turizmit të brendshëm Ministria nisi një fushatë në bashkëpunim me bashkitë. Qëllimi është të prezantohen fenomene dhe atraksione kulturore dhe historike në rajone të ndryshme të vendit. Lidhur me këtë ministrja Nikolina Angellkova shpjegoi:

“Do të vazhdojmë të përhapim dhe të afirmojmë bukuritë dhe fenomenet e Bullgarisë edhe në kuadrin e veprimtarive të mëdha sportive, si për shembull Kupa Evropiane e Skive në Borovec dhe Pamporovo. Do të vazhdojmë të popullarizojmë vendin edhe me ndihmën e emrave të mëdhenj në fushën e sportit – një nismë, të cilën e realizojmë në bashkëpunim me Filmotekën “Nju Bojana Films”.”

Në kuadrin e këtij projekti gjatë vitit 2015 Antonia Banderas, Salma Hajek, Sillvestër Stalloun dhe shumë yje të tjera me famë botërore shpallën para botës, se “Bullgaria është vendi!”. Cilat janë ekspozitat më interesante turistike, në të cilat Bullgaria do të marrë pjesë gjatë vitit 2016?

“Gjatë marsit Bullgaria do të prezantohet në ekspozitën më të madhe turistike në Berlin – ITB. Krahas kësaj do të marrim pjesë edhe në Ekspozitën “Inturmarket”dhe në Ekspozitën e afirmuar Ndërkombëtare “Udhëtime dhe Turizëm”, e njohur si MITT në Moskë. Do të prezantojmë produktin turistik bullgar edhe në ekspozita në Ukrainë, Britaninë e Madhe, Spanjë, Turqi. Jemi me shpresë se si rezultat fluksi i turistëve evropianë gjatë kësaj stine do të shtohet. Nuk harrojmë edhe tregjet me perspektivë si Kina, Japonia, India, SHBA-ja, Lindja e Mesme. Kështu që krahas me vendet tradicionale do të bashkëpunojmë edhe me shtetet perspektive. Mendojmë, se pas 3 – 4 vitesh do të mbledhim frytet reale të punës së kryer prej nesh.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD