Sy të ngrohta bojë kafe, sy plotë shpresë presin vëmendjen e njeriut. Ato janë sytë e kafshëve nga Strehimi “Fermata” në Gorni Bogrov, për të cilët kujdeset fondacioni Animal Resucue Sofia. Sivjet qindra vullnetarë ndihmuan, që ky strehim të bëhet një vend më të bukur dhe më të ngrohtë. Ai financohet nga njerëzit e mirë dhe zemërgjerë të cilët i duan kafshët. Strehimi përbëhet nga tre godina – njëra për vendosjen e përhershme, tjetra, ku është klinika dhe e treta – “Qendra shpëtimtare”, ku strehohen deri në 200 qen.
Çfarë novitete planifikohen në Strehimin “Fermata” gjatë vitit 2016 në sajë të dhuruesve, tregon shefja Nadja Stançeva:
“Çdo qen jeton në një kafaz me pjesë të brendshme dhe të jashtme. Në pjesën e brendshme ka ngrohje nën dyshemenë. Kohët e fundit organizuam një fushatë për blerjen e dykaldajave të ngrohjes. Njërën e blemë me ndihmën e qindra përkrahësve tanë, ndërsa tjetra ishte dhuratë nga një donatori. Në ndërtesën e dytë është klinika e ardhshme veterinare. Riparimi i godinës tashmë po përfundon. Aty do të mjekohen dhe do të tridhen kafshët. Kemi në plan të krijojmë edhe të ashtuquajturën “zonë të lumtur”, e cila do të formohet nga disa oborre për shëtitje të kafshëve. Mirëpo, këtë do të realizojmë gjatë pranverës, menjëherë pasi moti do të përmirësohet.”
Dhuruesit sigurojnë një mjedis të mirë për jetë të qenve në Bogrov. Krahas kësaj shumë vullnetarë tregojnë kujdese për ta. Çdo të shtune dhe të diele në “Fermata” vijnë qindra adhurues të kafshëve që të kujdesen për to. Canisllav Gençev është nxënës në klasën e 12-të. Ai shpesh herë viziton strehimin dhe kujdeset për qentë. Ja se çfarë tregon për frekuentimet ditët e shtune dhe të diele:
“Atmosfera këtu është unike. Çdo herë tjetër për mua bëhet gjithnjë më interesante. Në sajë të veprimtarive të tilla – si shëtitja bashkë me një qen nga strehimi, ose frekuentimi i ndonjë jetimoreje, njeriu fillon të ndjejë veten më të mirë dhe më fisnik. Mezi pas takimeve të tilla të vjen mendja për problemet sociale, të cilët deri tashti nuk e ke parë. Ditët e shtune dhe të diele me kafshët e strehimit për mua janë të paharrueshme. Organizata Animal Rescue Sofia ka bërë një punë të mrekullueshme. Njerëzit vijnë këtu që të marrin ndonjë qen për të cilin të kujdesen. Qenët nga kafazet dalin dhe shëtitin pas njeri tjetrit. Njeriu dashuron katërkëmbëshin për të cilin duhet të kujdeset.”
Canisllav Gençev solli disa miq në Strehimin “Fermata”. Megjithëqë ata kishin frikë nga qenët shumë shpejtë arritën ta kapërcejnë dhe u bënë miq me ta. Tani ata djem vijnë çdo të shtune dhe të diele që të bëjnë shëtitje me miqtë e tyre katërkëmbësh. Argëtimet, që organizohen në strehim udhëhiqen nga vullnetarë me përvojë, të cilët kujdesen që ditët të kalojnë pa incidente. Vullnetarët janë të mirëpritur çdo ditë të javës, pavarësisht nga motivacioni i tyre – të marrin në shtëpi, për të kujdesur, të sjellin ushqim, ose vetëm të argëtohen. Qenët dhe macet që janë në Strehimin “Fermata” janë kryesisht nga rruga. Ata merren aty sepse vet nuk mund të përballojnë as urisë, as ftohjes. Disa prej tyre ishin të plagosur, ndërsa të tjerë janë në moshë.
Cilat janë kushtet për marrjen në shtëpi të një kafshe nga Animal Rescue Sofia, tregon prapë Nadja Stançeva:
“Në strehimet bashkiake mjafton vetëm që njeriu të japë letërnjoftimin e tij dhe të marrë qenin. Por ne nuk dëshirojmë të inkurajojmë praktika të tilla, kur një njeri në mënyrë spontane vendos të marrë një qen në shtëpi, por pas disa ditësh qeni prapë është në rrugë. Prandaj insistojmë, që njerëzit të mendojnë disa ditë, a dëshirojnë qen në shtëpi, apo jo. Në se qeni është me karakter më specifik, ose ka nevojë për kujdese speciale – atëherë ata që dëshirojnë të marrin në shtëpi duhet të frekuentojnë strehimin tonë më shumë herë. Kështu dëshirojmë të bindemi, se karakteret e njeriut dhe të qenit puqen. Njerëzit që marrin qen nga ne vazhdojnë të mbajnë lidhje me strehimin tonë. Kështu ne jemi të sigurt edhe pas vitesh se kafshët jetojnë mirë.”
Për arsye, se edhe nga jashtë shfaqin interes për marrjen e kafshëve në shtëpi, Strehimi “Fermata” mban lidhje me organizata të huaja. Kështu punëtorët e tij janë të sigurt se katërkëmbëshit edhe të shkojnë të jetojnë në ndonjë familje jashtë shtetit janë mirë dhe të siguruar.
Njerëzit që punojnë në strehimin, e caktojnë “Fermata” si një ëndërr i realizuar, i cili ditë pas dite fiton një pamje më të përkryer. Një nga projektet e ardhshme të organizatës Animal Rescue Sofia është që të krijojë një strehim për kuaj të keqtrajtuar. Tashmë ajo shpëtoi dy mëza. Kështu që në kohë sa më të afërt pritet të hapë dyert edhe ferma për kuajt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Lluiza Llazarova dhe Animal Rescue Sofia
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..