Gjashtë deputetë të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, mes të cilëve është ish kryetari i saj Ljutvi Mestan, paraqitën kërkesa për largimin nga Grupi parlamentar i lëvizjes. Mestan u përjashtua nga posti para festave të Krishtlindjeve pas akuzave, se ka bërë gafën që nën udhëheqjen e tij Lëvizja të solidarizohet me Turqinë rreth kazusit me aeroplanin e rrëzuar rus. Tërheqja e përçarësve u bë pa shumë zhurmë dhe siç duket u dha fund mosmarrëveshjeve të gjata rreth kësaj çështje. Së paku një përshtypje të tillë krijon mungesa e temës në shtypin e ditës.
Nga vetvetiu dalja e gjashtë deputetëve nga Grupi parlamentar i LDL e la të pandryshuar raportin kryesor midis forcave në parlament. Përçarësit janë pak si numër për krijimin e një grupi parlamentar me vete dhe bëhen të pavarur, sepse njëkohësisht nuk kanë të drejtën t’ i bashkohen ndonjë grupi tjetër parlamentar.
LDL mbetet me 30 deputetë në parlament, por me gjithë se grupi i saj po pakësohet, ajo vazhdon të jetë e treta për nga madhësia. E para është partia në pushtet GERB me 84 vota, e dyta – PSB në opozitë, me 37 vota. Totali i votave të dy forcave më të mëdha në opozitë – të PSB dhe LDL, vazhdon të jetë më i vogël se ai i partisë në pushtet GERB, pa numëruar këtu votat e partnerit të saj të koalicionit – Blloku i Reformatorëve.
Në bazë të disa deklaratave paraprake të Mestanit mund të gjykohet, se si deputetë të pavarur përçarësit nga LDL me siguri do të jenë të gatshëm të mbështetin forcat e djathta, kjo në fakt është në favor të shumicës në pushtet. Në rrethana të tilla qeverisja do të jetë me e qëndrueshme dhe në perspektivë të afërt nuk do të ketë arsye për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Me gjithë se është mbështetur kryesisht mbi kompromiset, qeverisja mbetet e qëndrueshme dhe kjo e favorizon Bullgarinë në situatën e ndërlikuar, të cilën përjeton Evropa në lidhje me krizën me refugjatët.
Në fund të fundit, lëkundjet e fundit në forcën politike të elektoratit turk nuk tejkalojnë caqet e problemit të brendshëm partiak, të ngjashëm me ato para disa viteve kur u përjashtuan dhe udhëheqës të tjerë të dalluar si Osman Oktaj dhe Kasim Dall. Edhe Oktaj, edhe Dall pas përjashtimit të tyre nga LDL u përpoqën të krijojnë projekte të veta politike, por patën rezultate modeste. Me siguri një tentative në këtë drejtim nga ana e Ljutvi Mestanit në hapësirën liberale do të kishte rezultatin e njëjtë. Prognozat janë se pas largimit të 6 deputetëve LDL nuk do të përçahet, sepse anëtarët e saj posedojnë instinktin e palëkundur për unitet.
Më ecurinë e ngjarjeve dramatike rreth përjashtimit të Ljutvi Mestanit u ngritën një sërë pyetjesh shqetësuese – a e ka vënë Ljutvi Mestan LDL në shërbim të Turqisë fqinje në dëm të interesave kombëtare, sepse pas përjashtimit ai kërkoi mbrojtje në ambasadën e Ankarasë në Sofje, pse i ishte hequr roja e shtetit, me çfarë arsye kishte tentativë për ndërhyrjen e zyrtarëve turq në një problem të brendshëm të një partie bullgare e kështu me radhë. Shoqëria bullgare është shumë e ndjeshme ndaj pyetjeve të tilla dhe mund të thuhet së nuk mori përgjigjen që priste prej tyre.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..