Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksione kundër korrupsionit dhe krimit në prag të raportit të ri të monitorimit të KE

Foto: arkiv

Në fund të janarit pritet raporti i ri i KE për monitorimin e Bullgarisë në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Shpesh herë këto raporte nga Mekanizmi për kontroll paraprihen nga aksione të zhurmshme kundër krimit, nga herë edhe nga krime të zhurmshme dhe gjallërim në sistemin gjyqësor. Kështu është edhe tani.

Nga sot, 11 janar, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për mbylljen e doganës kyçe  në Svilengrad në kufirin me Turqinë. Strukturat e saj tashmë janë pjesë e doganave në Burgas dhe Plovdiv dhe nga 11 doganat regjionale bëhen 10. Vendimi është marrë në dhjetor të vitit të kaluar pas arrestimit të afro 30 doganierëve me akuzë për marrjen e ryshfeteve, me qëllim që më në fund t’u jepet fund praktikave sistematike të korrupsionit. Mbyllja e doganës ishte parashikuar që në kohën e kabinetit të parë të Borisovit, por u bë fakt në kohën e kabinetit të tij të dytë.

U bëmë dëshmitarë të veprimeve demonstrative kundër kriminalitetit edhe në drejtime të tjera. Ministria e Brendshme dhe Agjencia Shtetërore “Siguri Kombëtare” neutralizuan një grup kriminel, i cili arriti të nxjerrë nga bankat mbi 2 milionë euro nëpërmjet një skeme të ndërlikuar për larjen e parave. Me ndihmën e shërbimeve evropiane u parandalua tërheqja e 5 milionë eurove të tjerë. Njëkohësisht me aksionin u zhvillua dhe një spastrim i brendshëm në radhët e organeve të ruajtjes së rendit, gjatë të cilit u ndaluan dy nëpunës të MPB dhe një i Agjencisë Shtetërore “Siguri Kombëtare” me akuzë për shantazh dhe rrëmbim.

Veprimet për mbrojtën e rendit do të ishin më bindëse, në qoftë se, për fat të keq,  nuk kishte krime të renda, të cilat na kujtuan për “vitet më të mira të krimit të organizuar” në fillim të demokracisë. Në Varna ishte vrarë biznesmeni Tinko Georgiev, pronar i hoteleve, që kishte çështje gjyqësore kundër një krimineli, të shpallur në kërkim nga Interpoli. Në Sofje u qëllua me armë zjarri biznesmeni Veselin Stoimenov, i cili konsiderohej si trashëgimtar i kreut kriminel Georgi Iliev dhe likuidues faktik i grupazhit kriminel “VIS-2”. Ishte vrarë afër Sofjes dhe biznesmeni dhe themelues i shtëpisë së modës “Agresia” – Aleksandër Antov. Ndryshe nga të tjerët, Antovi nuk kishte moment të errëta në të kaluarën e tij, ishte figurë e respektuar në industrinë e modës dhe njeri i ndershëm, i njohur me veprimtarinë e tij bamirëse.

Ngjarje emocionuese ka edhe në reformën për sistemin e gjyqësorit. Kulmi i saj u bën amendamentet e miratuara kontradiktore në Kushtetutë, në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për të cilat Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov dha dorëheqje. I indinjuar Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit Llozan Panov mbajti një fjalim, për të cilin Komisioni i Etikës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot shqyrton akuzat kundër magjistratit për politizim të palejueshëm. Në këtë fjalim, në mbështetje të të cilit vunë firmat e tyre 145 gjykatës nga tërë vendi, magjistrati i lartë ndër të tjerat deklaroi: “Siç thoshte Ruzvelti – në politikë asgjë nuk ndodhet rastësisht, nëse diçka ka ndodhur kjo ka qene e menduar paraprakisht. Prandaj në qoftë se për çerek shekulli të ekzistencës demokratike shteti dhe shoqëria jonë ishin vënë nën kontroll të plotë oligarkik, kjo do të thotë se ka qenë e planifikuar. Në qoftë se gjatë kësaj kohe 2 milionë bullgarë u larguan nga shteti, kjo gjithashtu ka qene e planifikuar. Nëse ata që mbetën këtu nuk besojnë, se sistemi gjyqësor është i drejtë, nuk besojnë se partitë i përfaqësojnë, nuk besojnë, se organet e rendit i mbrojnë, nuk besojnë se tatimet e tyre punojnë për ta, nuk u besojnë institucioneve, nuk u besojnë mediave, do më thënë e gjithë kjo është e planifikuar. Nëse qytetarët nuk kanë besim në shtetin dhe në këtë situatë të mosbesimit favorshëm zhvillohet statukuoja, kjo do të thotë, se është menduar paraprakisht. Nëse në një shoqëri të hapur dhe të lirë, siç mendojmë ne për shoqërinë tonë, por velëm në letër, kërkimin e së vërtetës disa e quajnë grusht shtet, do më thënë kështu është planifikuar. Në qoftë se vetëm para dy ditësh përfaqësuesit e partive politike penguan ndryshimet kushtetuese, gjë me të cilën minuan reformën në sistemin gjyqësor, do më thënë kjo ka qene e planifikuar.”

Vlerësimet asgjësuese janë dhënë nga Kryetari i institucionit që ushtron mbikëqyrjen supreme gjyqësore mbi zbatimin e drejtë të ligjeve në vendin tonë dhe parashikojnë kritika serioze në raportin e ardhshëm të KE për përparimin e Bullgarisë në sistemin e drejtësisë dhe punët e brendshme. Nëse kritikat vërtetë janë serioze, kjo do të thotë, se Mekanizmi për kontroll do të vazhdojë dhe të papritura në të nuk do të ketë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD