Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe gjatë kryesisë holandeze të BE sistemi gjyqësor tek ne do të jetë nën mbikëqyrje

Foto: BGNES
Nga 1 janari Holanda mori kryesinë e BE. Në lidhje me këtë gjatë javës u zhvilluan debate, organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë në vendin tonë Thomas van Oorshot. Në këto debate u bë e njohur, se mekanizmi i bashkëpunimit dhe kontrollit do të vazhdojë, deri sa Bullgaria nuk do të zbatojë të gjitha kërkesat. “Raporti tjetër do të jetë më 27 janar. Duhet të shohim si do të jetë ai. Në të do të pasqyrohen të gjitha zhvillimet gjatë vitit të fundit”, deklaroi Shkëlqesia e Tij gjatë debateve dhe kujtoi, se prej 8 vjetësh dy herë në vit KE publikon raporte për përparimin e Bullgarisë dhe kjo, sipas  fjalëve të tij, jep rezultate të mira. Thomas van Oorshot rikujtoi gjithashtu,  se para pak kohe Ambasadori Britanik në vendin tonë Emma Hopkins deklaroi, se në raportin e ardhshëm KE do të ketë kritika, lidhur me luftën kundër korrupsionit nëpër katet e larta të pushtetit. “Komisioni do të ndjekë me vëmendje si dhe me çfarë afate do të votohet ligji kundër korrupsionit, i cili u bë i njohur si ligji i Meglena Kunevës”, deklaroi diplomati, i cili, rikujtojmë ne, përkrahu protestën e gjyqtarëve për shkak të reformës gjysmake gjyqësore dhe shprehu keqardhje për dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë Hristo Ivanov me këtë rast.

Dihet, se Holanda është kundër aderimit të Bullgarisë në Shengen. Mbi temën Ambasadori Oorshot deklaroi, se sistemi “ është një arritje e rëndësishme për BE”, por aktualisht është  kritikuar. Sipas fjalëve të tij, pjesë prej problemeve vijnë nga kontrolli më i dobët nëpër kufijtë e jashtëm të BE. Por: “Për të gjithë është objektivë që Bullgaria të aderohet në hapësirën Shengen. Të gjithë do të kemi dobi prej kësaj. Por disa vende anëtare e lidhin anëtarësimin me epërsinë e ligjit. Sepse midis të dyve ka lidhje. Duhet të ketë sistem gjyqësor veprues”, mendon diplomati. Duke pasur parasysh, se Holanda në personin e Kryeministrit të saj Mark Ruute, këmbëngul për pakësimin e ndjeshëm të numrit të migrantëve, të cilët mbërrijnë në Evropë, bëhet e qartë çfarë do të thotë kjo për Bullgarinë si kufi i jashtëm – e cila është jashtë Shengenit, e cila është mburojë kundër migrantëve me gjithën se është me sistem gjyqësor të pa reformuar. Por siç dimë për sistemin ka raport.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD