Kaloi një vit i vështirë për Bullgarinë, vit i cili deri në fundin e tij na sillte befasi të ndryshme – refugjatë, zgjedhje, referendum, protesta. Çfarë do të jetë viti politik 2016? Prognozat u përkasin dy politologëve: dr. Boris Popivanov – pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, dhe Georgi Harizanov nga Instituti për Politikën e Djathtë.
Pas kritikës së ashpër të Kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ahmed Dogan, lideri Ljutvi Mestan u përjashtua nga të gjitha postet në parti më 24 dhjetor, në ditëlindjen e tij. Mestan dhe akoma 5 deputetë u larguan nga Grupi parlamentar dhe do të jenë të pavarur. Pritet, qe pavarësisht heshtjen e Mestanit, ai të krijojë një parti të re. Kështu bëri dhe Kasim Dall, i cili u largua më përpara nga LDL, dhe i cili vite me radhe ishte “dora e djathtë” e Ahmed Doganit.
“Ljutvi Mestan gjatë vitit të fundit u përpoq në luajë me vendosmëri në rrafshin liberal – komenton Georgi Harizanovi. – Por elektorati i LDL është më tepër konservator. Mënyra sipas së cilës Mestani u përjashtua për shkak të dobësive të tij si lider, tregoi, se lojtarët e fuqishëm, sidomos njerëzit nga rrethi i ngushtë i Doganit nuk do të lejojnë krijimin dhe ekzistencën e një projektit të ri politik. Demonstrimi i forcës dhe mënyra brutale e përjashtimit të Mestanit kanë për qëllim të tregojnë çfarë mund të ndodhet me një projekt të ri.”
Ftesa personale e Mestanit për vizitë ndaj Ministrit të jashtëm turk Mevljut Çavushoglu, ndjenjat e solidaritetit të demonstruara nga Kryeministri Ahmet Davutoglu me ish liderin e LDL, provokojnë konkluzione, se një projekt i ardhshëm politik mund të fitojë mbështetjen solide të Ankarasë.
“Sipas mendimit tim Turqia kuptoi, se ka tepruar në sjelljen e vet nëpërmjet vendimit të saj që ministri i jashtëm të mos shkojë në takimin me zotin Mestan në mitingun e caktuar më 26 dhjetor – ky është qëndrimi i Boris Popivanovit. – Mendoj, që sot e tutje do të ndërmerret një pozitë më e matur në frymën e marrëdhënieve të afërta midis dy vendeve gjatë viteve të fundit. Në një rrethanë të tillë Mestani vështirë mund të bëjë parti të re por gjithçka mund të ndodhet. Dhe në qoftë se do të ndodhet, unë mendoj, se vendi i partisë së tij është në Bllokun e Reformatorëve, sepse ata kanë përvojë me partnerë të këtij tipi – si p.sh. partia e Kasim Dall.”
Gjatë vitit 2016 do të zhvillohen zgjedhje presidenciale. Çfarë vit politik na pret?
“Po pres që gjatë vitit 2016 të afirmohet modeli i një partie dominuese – është prognoza e Georgi Harizanovit. – Beteja që pritet në kongresin e PSB gjatë pranverës, proceset në LDL dhe në Bllokun e Reformatorëve, ndarja e bërë në Frontin Patriotik tregojnë, se partitë politike të përfaqësuara në parlament kanë probleme të shumta dhe ky fakt do të çojë në forcimin e këtij modeli. Kjo do të jetë mirë për partinë GERB se paku deri në momentin, kur të gjithë të tjerët nuk do të vendosin se partia bëhet tepër e fuqishme dhe nuk do të fillojnë të punojnë kundër saj, sepse Borisovi ka 84 deputetë. Mendoj, se zgjedhjet presidenciale do të afirmojnë këtë tendencë.”
“Të gjitha partitë politike nuk gjenden në kondicion të mirë – vazhdon Boris Popivanovi. – Ato do të përpiqen ta fshehin këtë fakt. Është vështirë të bashkohen kundër partisë më të fuqishme, për shkak të betejave të rënda brenda partive. Sipas meje, tani para politikanëve qëndrojnë dy çështje. E para – në çfarë shkallë GERB është e interesuar të bëjë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të forcojë praninë e vet në parlament. E dyta është – meqenëse gjatë 2015 nuk kishte aktorë seriozë politikë në skenë, a do të shfaqen të tillë të cilët të formojnë situatë të re në vend dhe të drejtojnë sfida ndaj koniunkturës ekzistuese.”
Gjatë vitit 2015 reformimi i sistemit gjyqësor dhe shëndetësisë ishin në qendrën e vëmendjes së politikanëve, por nuk u bënë.
“Reforma e pensioneve u bë. Ajo përfundoi, por ajo nuk është reformë e mirëfilltë – mendon Georgi Harizanovi. – Në reformën e shëndetësisë, unë kuptoj qëllimet që ndjek Ministri Moskov, por në asnjë mënyrë nuk i kuptoj mënyrat sipas së cilave ato mund të realizohen. Për mua është enigmë si një politikan i djathë i kundërvihet me zell demonopolizimit të Arkës së Sigurimit të Shëndetësisë, si dhe pasivitetit në drejtim të çmimit të barnave dhe politikës së medikamenteve. Mendoj, që për secilin është e qartë, se pretendimet e Bllokut të Reformatorëve të reformojë shtetin me 20 deputet nuk do të ndodhen. Mendoj, se klasa politike i bëri konkluzionet e veta pas amendamenteve të votuara të Kushtetutës për pushtetin gjyqësor dhe po pres ndryshime drejt më së mirës gjatë votimit të Ligjit për pushtetin gjyqësor.”
Sipas Boris Popivanovit para Reformatorëve po përvijohen dy probleme:
“Njëra tezë është, se Blloku i Reformatorëve ka potencial të fuqishëm të ekspertëve, ndryshe nga partneri i tij i madh GERB. Por ky potencial nuk u pa gjatë vitit të kaluar në veprimet kaotike. Teza e dytë është, se asfare veprime reformatore të cilat të ndryshojnë marrëdhëniet e vendosura, institucionet, të cilët të kenë efekt financiar, nuk mund të bëhen pa dialogun e vazhdueshëm me komunitetet përkatëse sociale dhe profesionale. Blloku i Reformatorëve dhe ministrat e tij vepruan në mënyrë arrogante, pa dialog, me bindjen, se kërkesat e tyre duhet të pranohen. Nuk mendoj, se gjatë 2016 mund të ketë ndryshime të mëdha. Do të kërkohet stabilizim i mëtejshëm.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..