Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi ankohet, por është optimist për vitin e ri

Foto: arkiv

Një nga ushtrimet e preferuara të biznesit bullgar është të ankohet vazhdimisht nga administrata publike dhe nga ligjet në shtet. Të dyja palët akuzohen për të gjitha mossukseset dhe vështirësitë në ekonomi dhe njeriu mbetet me përshtypjen se, midis tyre ka një farë barrikade, përmes së cilës përherë fluturojnë breshërima me fjalë dhe plumba. Kurse fakti se me të vërtetë ka shumë të pakënaqur në vend ripohohet dhe nga studimi i fundit i WIN/ Gallup International End of Year Survey për lumturinë në botë. Në të bullgarët renditen në një nga vendet e fundit. Por realiteti nuk është dhe kaq i keq, siç e paraqesin rrethet e punës, as dhe kaq e shkëlqyer, sa na bindin autoritetet. Është e mjaftueshme të përmendet se në klasifikimin botëror vjetor Doing business për këtë vit, Banka Botërore e rendit vendin tonë në pozitën e 38 mjaft prestigjioze në botë. Fakti se, Bullgaria hyn në 50 e parë prej rreth 200 shteteve flet se, kushtet për biznes në vend janë më tepër të mira, ose të paktën më të mira sesa në pjesën më të madhe të botës.

Biznesi bullgar i klasifikimeve të huaja duket se nuk u beson dhe për shkak të kësaj bën studime personale. Kështu në fund të vitit të kaluar u bë i njohur raporti i radhës vjetor të njërës prej organizatave më të mëdha punëdhënëse në vend – Dhoma Tregtare Bullgare. Konkluzioni i qartë nga kjo analizë është se, gjendja gjatë vitit ka qenë e rëndë dhe se kanë ngjarë shumë gjëra kryesisht të këqija për biznesin. “Nuk përmirësohet biznes klima dhe gjërat nuk shkojnë drejt një përmirësimi serioz në krahasim me vitin 2014”, përgjithësoi kryetari ekzekutiv i Dhomës Tregtare Bullgare Bozhidar Danev. Dhe kjo pavarësisht se gjatë vitit 2015 biznesmenët e anketuar llogarisin më shumë shitje, qarkullim dhe vëllim të prodhimit. Pavarësisht se të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për evoluimin e treguesve bazë makroekonomik tregojnë një vëllim jo të keq të Produktit të Brendshëm Bruto prej rreth 3%, pakësim të papunësisë dhe shtim të investimeve të huaja.

Se ka raste, kur biznesi kritikon kushtet aktuale ekonomike, politike, sociale dhe ligjore për punë pa baza serioze, flet dhe fakti se, në sfondin e pamjes pothuajse katastrofave për realitetin ekonomik gjatë vitit të kaluar, rrethet e punës pothuajse 100% bien dakord me prognozat zyrtare për një vëllim ekonomik gjatë këtij viti, të shpallura nga qeveria. Kjo do të ishte e pamundur në qoftë se të gjitha fjalët e këqija të biznesit sa u përket autoriteteve ishin të drejta dhe pasqyronin me saktësi politikën zyrtare. Dhe me të vërtetë, menaxherët presin një vëllim prej 2.9%, që në fakt përkon plotësisht dhe me prognozat e Bankës Botërore për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2016. Kurse kjo është më shumë sesa presin vet autoritetet – mezi 2.3%. Del se për ndryshe biznesi mjaft kritik dhe tradicionalisht mjaft skeptik vet parashikon rezultate më të mira, sesa parashikon qeveria. Kjo natyrisht që ka shkaqet e veta dhe padyshim një prej tyre është e lidhur me stabilitetin politik në vend. Pak e luhatur në fund të vitit, ajo nuk jep shenja për rrezik nga një plasaritje të shpejt dhe kjo e qetëson biznesit, i cili vlerëson sa më lartë qetësinë politike dhe sociale. Një gjë tjetër është se për ndryshim nga situata në vend e cila nuk zgjon shqetësime të mëdha, konteksti ndërkombëtar është në gjendje të turbullojë çdo lloj planesh dhe projektesh për investime, ekspansion, tregje të reja e kështu me radhë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD