Mësimi i mësimeve dhe përgatitja për shkollë nuk është një veprim i dashur dhe i preferuar për shumë nxënës, më në veçanti në gjimnaz, kur materiali mësimor ndërlikohet. Atëherë më shpesh për shkak të vështirësive në mirëmbajtje dhe të mungesës së motivacionit jo pak të rinj marrin vendim të largohen nga shkolla, pa u diplomuar. Sipas të dhënave të statistikës kombëtare 1 në çdo 8 bullgarë, largohet nga sistemi arsimues.
Mes tyre është dhe Zoja, një grua e re nga qyteti Ruse. Kur ka qenë 16 vjeçe, ajo ka vendosur se koha e kaluar në shkollë, është e humbur dhe ka vendosur që të mos shkojë më në shkollë. Jo pas shumë kohe ka filluar punë në qytetin e saj të lindjes. Por më vonë kanë ardhur dhe mossukseset. Mungesa e diplomës për një arsim të mesëm i ka kufizuar shumë mundësitë e saj të mund të gjejë çfarëdo qoftë pune të përhershme. Pas një luhatjeje të gjatë Zoja kupton për prioritetet dhe mundësitë të cilat i jep profesioni i rrobaqepësit në qytetin Ruse. Qyteti gjatë viteve të fundit u imponua si qendër e industrisë së rrobaqepësisë në Bullgari. Që të anëtarësojë për punë në këtë degë, Zoja ka pasur nevojë prej një dokumenti të vlefshme për një arsim të përfunduar profesional. Mënyra e vetme të fitojë kualifikimin e nevojshëm ka qenë të kthehet përsëri në shkollë. Kështu gruaja e re ka anëtarësuar për një formë trajnimi me korrespondencë pranë gjimnazit profesional për veshje. Aty ajo ka takuar shumë gra të tjera si ajo, të cilat kanë besuar se asnjëherë nuk është vonë të vazhdosh arsimin tënd, mjaft të ketë një program të përshtatshëm për të moshuar. Në fakt mes bashkënxënësve të Zojës kanë qenë kryesisht gra në moshë midis 25 dhe 30 vjeç. “Gjimnazi për veshje është shkolla e vetme në regjionin e qytetit Ruse, e cila ofron një formë individuale të arsimit. Çdo vit profesionin e “rrobaqepësit” e përvetësojnë rreth 100 të rinj, për të cilët është siguruar një bazë moderne materiale – thekson drejtori i shkollës Nedka Ivanova. – Nxënësit tanë marrin diplomë për një arsim të mesëm dhe certifikatë për një kualifikim profesional. Mjerisht rënia demografike preku dhe këtë sektor. Kurse përpara rreth 10 vjetëve kishim dy herë më shumë nxënës. Numri i atyre të cilët kanë përfunduar është krejtësisht i pamjaftueshëm, që të mund të kënaq nevojat nga ky tip krahë pune për qytetin Ruse dhe për regjionin. Ne punojmë shumë ngushtë dhe me organizatat punëdhënëse dhe të bashkimit të konfeksioneve nga dega, prandaj në konkurset është shumë lehtë të gjejnë punë akoma përpara diplomimit të vet. Problemet janë të lidhura me migracionin e njerëzve.”
“Një shkollë për të moshuar” ka dhe në qytetin Haskovo. Aty dega më e kërkuar është “Ekonomi pyjore dhe gjah”. Aty shkojnë njerëz të cilët tanimë kanë dokument për një shkollë të përfunduar, por duan të marrin dokument për kualifikim. Pa certifikatë, sipas kërkesave të reja normative, ata nuk kanë të drejtë të punojnë në ekonominë pyjore dhe në sektorin e punimit të drurit.
Pavarësisht nga mosha e vet e pjekur, Dimitër Danaillov nga qyteti Mineralni bani, përpara ca kohe ka përfunduar kurs prej 18 muajve pranë Gjimnazit të Haskovos për përpunimin e drurit dhe ndërtim. Prej viteve Dimitri merret me shënimin e pemëve dhe spastrimin e shtigjeve në pyll. Kërkesat normative për fitimin e dijeve të reja nga ata të cilët punojnë në pyll, e kanë kthyer këtë njeri në shkollë.
“Këto dije i përdor përherë në çdo një etapë nga puna ime e përditshme, për çdo gjë më ndihmoi arsimi – tregon Dimitër Danaillov. – E ruajta kontaktin dhe me dy nga pedagogët. Ata janë inxhinierë-pylltar, doajenë në rrethin e Haskovos. Kur më është e nevojshme ndihmë, dëgjohemi dhe ata më ndihmojnë. Në pyje kushtet janë shumë të egra, kalohet më këmbë nëpër të gjithë rajonit. Shumë e rëndësishme është dhe dëshira të punosh dhe të zhvillohesh në profesion. Për ndryshe kursi është si një kthim në shkollë. Gjatë kohës së arsimit ke libra, lexon, mësohesh dhe paraqitesh në provimin e shtetit. Mua më ishte më lehtë, sepse kisha një praktikë shumëvjeçare, por nevojitet dhe shumë lexim. Pa këtë diplomë nuk mund të hysh në pyll dhe të presësh dru. Kjo është një veprimtari me një përgjegjësi të madhe.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..