Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e kishës së vjetër “Shën Nikolla”

БНР Новини
Foto: svetinikolay-sofia.info

Takimi im me kishën e vogël “Shën Nikollaj Mirlikijski” në qendrën e kryeqytet, pranë hotelit “Rilla” siç e dinë sofianasit, ishte jo i zakontë. Ai ndodhi pasi nisa pas gjurmëve të priftit Nikollaj Neshkov, i cili vite me radhë shërbente në një kishë tjetër të Sofjes “Shën Nikollaj Mirlikijski”, të njohur si Kisha Ruse. Priftërinjtë, kori i mrekullueshëm, atmosfera komode e shndërruan Kishën Ruse në një vend tërheqës emblematik jo vetëm për të krishterët. Në këtë kishë, nën kubenë e së cilës mblidheshin besimtarë nga kombësi të ndryshe – bullgarë, rusë, serbë, ukrainas njeriu gjente vetmi dhe prehje shpirtërore dhe i pa shqetësuar niste një dialog me Zotin. Kështu ishte deri në emërimin e kryepeshkopit të Klerit Rus në Sofje arkimandritit Filip Vasillcev në vitin 2011. Ai provokoi një çarje etnike në tempull, dëboi priftërinjtë bullgarë dhe hyri në konflikt me besimtarët bullgarë. Sidoqoftë besimtarët që para kësaj periudhe mblidheshin në Kishën Ruse sot mblidhen në kishën e vjetër “Shën Nikollaj Mirlikijski”, në të cilin që nga viti 2013 kryepeshkop është Nikollaj Neshkov. E takova, që të mësoj më shumë për historinë e kësaj kishe të vogël, pothuajse të paparë në shikim të parë.

СнимкаSupozohet, se kisha e parë e krishtere në këtë vend u ndërtua në kohën e perandorit romak Konstantin të Madhi, shekullin IV, si pjesë e Kompleksit të Pallatit. Aty perandori vinte, kur pushonte në qytetin antik Serdika, rrënojat e të cilit mund të shihen sot në qendrën e kryeqytetit. Gjatë shekullit XIII mbreti Kallojan ngriti rezidencën e tij mbi themelet e kompleksit të pallatit romak. Ai ndërtoi edhe një kishë të re në vendin e bazilikës së krishterimit të hershëm. Për këtë arsye rruga, në të cilën sot ngrihet kisha mban emrin “Mbreti Ikona e Shën NikollajitKallojan”. Supozohet, se kisha vepronte edhe gjatë shekujve të sundimit turk. Për të përmend në shekullin XVI në shënimet e tij udhëtari gjerman Stefan Gerllah. Gjatë shekujve kisha shumë herë u rinovua. Kisha u shemb në vitin 1944 gjatë bombardimeve anglo-amerikane të Sofjes (gjatë Luftës së Dytë Botërore Bullgaria si aleate e Gjermanisë u shpalli luftë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe). Atëherë u dogj edhe arkivi i kishës. E vetmja gjë që u ruajt ishte ikona e madhe e Shën Nikollajit, tregon prifti Nikollaj.

Në pamjen e fundit kisha ekziston që nga viti 1970. Sot nuk ka fotografi të kishës së vjetër, e cila përbënte një bazilikë me tri anijata. Një përfytyrim për të japin tablotë e piktorit austriak, të krijuara pak pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878. Në vitin 1970 kisha u rimëkëmbë me iniciativë të Patrikut bullgar Kirill. Atëherë u rivendosën shërbimet fetare. Ja se çfarë tjetër na tregon prifti Nikollaj:

“Një hollësi interesante për kishën është, se për 12 vjet ajo ishte kishë ruse. Kjo u bë pasi në vitin 1934 Mbretëria e Bullgarisë vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin sovjetik. Atëherë kisha ruse në Sofje, që ndodhet në bulevardin “Mbreti Çlirimtar” shfrytëzohej nga kisha bullgare, ndërsa kleri rus shërbente në këtë kishë. Ndër klerikët ishte dhe kryepeshkopi Serafim, i cili lindi në Rusi.”

Sot sarkofagu i kryepeshkopit Serafim ndodhet në katin e nëndhese nën altarin e Kishës Ruse në Sofje. Besimtarët në një kuti speciale vënë lutjet e tyre për bekim dhe shërim. Tashmë ka shumë dëshmi për bamirësinë e kryepeshkopit Serafim. Më 4 dhjetor të vitit 2015 një komision i përbashkët i Kishës Ortodokse Ruse dhe i Kishës Ortodokse Bullgare shpalli, se nuk ekzistojnë pengesa për kanunizimin e këtij kryepeshkopi. Më 24 dhjetor të vitit 2015 Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Ruse vendosi për kanunizimin e  kryepeshkopit Serafim Sobolev. Më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2016 vendim për kanunizimin duhet të marrë Këshilli i Peshkopëve i Kishës Ortodokse Ruse.

СнимкаMirëpo, le të kthehemi te tregimi i priftit Nikollaj. Afresket mbi muret e kishës, e cila është monument i kulturës, datojnë nga vitet 70-të të shekullit XX. Autor i tyre është piktori Karllo Jordanov, tregon prifti Nikollaj dhe vazhdon:

“Gdhendja në dru bashkë me afresket e mureve janë unike dhe përbëjnë vlerën më të madhe materiale të kësaj kishe. Supozohet, se ikonostasi i përkiste paraklisit të pallatit mbretëror “Vrana”. Ikonostasi i vjetër i këtij tempulli, i cili u shpëtua nga bombardimet tani ndodhet në kishën “Shën Adnrej” që ngre shtat në rrugën “Opëllçenska”. Supozohet, se ikona tjetër e madhe e Hyjlindëses, ishte nga kisha e shkatërruar “Shën Spas”, që ndodhej në afërsi të kishës “Shën Nedelja” në qendrën e kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Treguan monumentin më të vjetër cirilik të ruajtur në Bullgari

Shumë qytetarë përfituan nga mundësia për të parë Dorëshkrimin Eninski dhe Triodin e Argirovit, të cilat u ekspozuan sot, më 20 janar, për dy orë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ngjarja u zhvillua me rastin e 1170 vjetorit të..

botuar më 25-01-20 4.44.MD

Dita e Shën Athanasit (Athanasovden) - midis krishterimit, riteve dhe besimeve

Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një..

botuar më 25-01-18 5.55.PD

Një tempull i ri pranë Sandanskit mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Athanasi i Madh

E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..

botuar më 25-01-17 7.20.PD