Viti 2015 ishte i vështirë dhe i komplikuar jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për tërë botën, vit i cili deri në çastin e fundit nuk pushoi që të na befasojë – lufta, refugjatë, terror, zgjedhje, referendume, protesta.
Kriza në LM dhe lufta kundër IDIL-it u thelluan dhe çuan në rritje të flukseve të refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë, të aktivitetit terrorist.
Bullgaria deri në këtë moment ka pritur dhe ka regjistruar një numër të mjaftueshëm refugjatësh. Kur flasim për raportin midis Produktit tonë të Brendshëm Bruto dhe frymës së popullsisë, ne tashmë kemi zbatuar në shkallë të madhe detyrimin tonë. Nuk u kundërvihemi kuotave që të lehtësohet barra mbi shtete të veçanta, por deklaruam, se kjo nuk është zgjidhje e problemit” – deklaroi Ministri Daniell Mitov në kohën e raportit vjetor të Ministrisë së Punëeve të jashtme. Gjatë tërë vitit refugjatët ishin temë e komenteve, e qeveritarëve dhe e opozitës.
Gjatë tërë vitit tema e refugjatëve ishte një nga më të komentuarat nga qeveritarët dhe opozita. Një mbledhje e posaçme e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare te Presidenti u thirr më 10 nëntor:
“Rreziku më aktual dhe i drejtpërdrejtë për vendin tonë është vazhdimi dhe rritja e fluksit të refugjatëve përmes Bullgarisë dhe drejt saj – deklaroi gjatë kohës së mbledhjes Presidenti Rosen Plevneliev. – Rreziku i veprimeve terroriste në Evropë po rritet. Shtetasit evropianë marrin pjesë në veprimet ushtarake në anën e “Shtetit Islamik” dhe grupazheve të tjera terroriste. Prioritet kryesor është mbrojtja e kufirit të shtetit.”
Pas atentateve në Paris temat për terrorizimin dhe refugjatët u bënë më të ndërlidhura. Bullgaria u vizitua nga Kryeministri Britanik David Cameron. Ai dhe homologu i tij bullgar biseduan mbi tri tema të rëndësishme: reformat në BE, lufta kundër terrorizimit dhe kriza me refugjatët. Më 4 dhjetor të dy Kryeministrat vizituan kufirin bullgaro-turk tek PKK Lesovo. Miku britanik mbeti i kënaqur nga përpjekjet tona për ruajtjen e kufirit të jashtëm të BE.
Gjatë muajve të fundit shoqëria ndërkombëtare tregoi, se është gati te merret seriozisht me “Shtetin Islamik”. Më 24 nëntor Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë – njeri prej shteteve me pjesëmarrje aktive në luftën kundër IDIL-it, i cili kishte shkelur hapësirën e saj ajrore. Përleshja e ashpër midis dy shteteve shkaktoi jehonë në mbarë botën dhe u transferua edhe në vendin tonë. Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (LDL) Ljutvi Mestan nga tribuna e parlamentit lexoi një deklaratë për aeroplanin e rrëzuar në mbështetje të Ankarasë:
“Është fakt i padiskutueshëm, se gjatë muajit të fundit aviacioni ushtarak rus shkeli jo një herë hapësirën ajrore të Turqisë. Shkelja e hapësirës ajrore dhe e sovranitetit e cilitdo shtet anëtar të NATO-s është shkelje e sovranitetit të vetë Aleancës Atlantike.”
Kryetari nderi i LDL Ahmed Dogan kritikoi Mestanin për politikën e tij të afrimit me regjimin e Erdoganit në Turqi. Në festën me rastin e Vitit të Ri të elitës partiake Dogan shpalli, se LDL duhet të rinovohet dhe Ljutvi Mestan u përjashtua nga të gjitha postet në parti. Dogan drejtoi edhe një mesazh tjetër – “i tillë do të jetë fati i secilit që guxon të ngrihet kundër interesave kombëtare të Bullgarisë”.
“Liria është një gjë e shenjtë. Nuk kam arsye të ndihem i turpëruar. Vështirë do të bëjnë prej meje figurën e tradhtarit” – tha Ljutvi Mestan.
Ai dhe akoma tre deputetë u larguan nga Grupi Parlamentar i LDL dhe u bënë të pavarur. E ardhmja do të tregojë a do të formojë Mestani një parti të re.
Diku në mes të bisedimeve për refugjatët, ata që janë të thirrur të na mbrojnë, dolën në një protestë pa precedentë, e cila bllokoi kryqëzimet kryesore në qytetet e mëdha në vend. Në fund të fundit protestat e policëve u ndërprenë duke hapur vend për bisedime në sektorin “Siguria”, këto bisedime në fakt janë për para. Ministri i Financave Vlladisllav Goranov premtoi që t’u sigurojë para Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por insistoi për reforma radikale, sepse edhe të dy ministritë harxhojnë shumë nga buxheti i shtetit, si edhe tërë politika e qeverisë. Reforma e parealizuar në MPB dha viktimën e saj të parë – Ministri Vuçkov dha dorëheqje. E zëvendësoi Rumjana Bëçvarova, e cila është dhe Zëvendëskryeministre. Dhe ajo premton reforma.
2015 duhej të ishte viti i reformave – në sistemin gjyqësor, në shëndetësi, në sektorin “Siguria”, në sistemin e pensioneve. Në vitin e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor çdo një prej forcave politike në qeverisje donte të regjistronte suksese. Reformatorët dëshironin start të reformës në shëndetësi dhe të ndryshimeve kushtetuese, lidhur me sistemin e gjyqësorit, nga ABV-ja këmbëngulnin për reformën e pensioneve, ndërsa me raste të ndryshme nga Fronti Patriotik kërcënonin se do të tërheqin mbështetjen e tyre për qeverinë, nëse nuk ka reforma. Të pakënaqur, partnerët e vegjël në qeveri, duhej të paguanin shtrenjtë për të pranuar pjesë prej ideve të tyre. Nga ABV, Blloku i Reformatorëve dhe Fronti Patriotik e kundërshtuan hapin e qeverisë për marrjen e borxhit të ri prej 8 mlrd eurosh, por pas kësaj lejuan që të binden, me gjithë protestat e njerëzve. Nga opozita vetëm PSB u shpall kategorikisht kundër borxhit të ri. LDL e mbështeti. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë gjatë tërë vitit u përpoq të jetë parti opozitare, por në të njëjtën kohë edhe parti, prej së cilës varet politika e GERB-it dhe e arriti. Referendumi, reforma kushtetuese, ligji kundër korrupsionit – një sërë çështjesh që duhet të zgjidhen dhe për të cilat GERB kërkonte mbështetje maksimalisht të gjerë.
Sivjet ishte vit i zgjedhjeve dhe nuk kaloi pa zhvendosje të shtresave politike. Në zgjedhjet për pushtetin vendor GERB, partia e Kryeministrit Borisov, fitoi postet e kryebashkiakëve në 21 prej 27 qendrave të qarqeve gjithsej. Në tre vende fitoi Blloku i Reformatorëve. Vetëm në Kjustendil GERB dhe Reformatorët u paraqitën me kandidaturë të përbashkët dhe fituan që në turin e parë, siç bëri dhe LDL në Kërxhali. Për herë të parë PSB mbeti pa asnjë kryetar bashkie në ndonjë prej qyteteve të rretheve. Viti 2015 do të mbahet mend edhe me referendumi butafori – pyetjes a duhet të zhvillohet votim elektronik nga distanca, suvereni iu përgjigje kategorikisht me “po”. Por në referendum morën pjesë vetëm 40 % prej votuesve kështu që i vetmi rezultat prej tij është se pas Vitit të Ri parlamenti do të shqyrtojë rezultatin dhe do ta votojë.
Viti 2015 ishte viti i bilancit të vështirë – midis partnerëve me interesa të ndryshme në shikim të parë, por me një qëllim të njëjtë – të mbeten në qeveri. Amendamenti i pestë i Kushtetutës tashmë është fakt me votat e 189 deputetëve. Ndryshimet e ndanë Këshillin e Lartë të Drejtësisë në dy degë dhe fuqizuan rolin e Inspektoratit. “Molla e sherrit” u bë raporti i brendshëm i kuotave. Reformatorët insistuan që përfaqësuesit e parlamentit të jenë më shumë, ndërsa nga ABV propozuan dominim të Prokurorisë. Kjo mbeti edhe në variantin përfundimtar.
“Me këtë votim u bë një hap i rëndësishëm dhe simbolik drejt konfirmimit të dyshimit, se në Bullgari gjithnjë e më shumë flitet për epërsinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Kështu që unë nuk do të ushtrojë më kompetencat e mia si Ministër i Drejtësisë dhe sot do të ndërmarrë hapat për tërheqjen time” – deklaroi nga tribuna e parlamentit Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov.
Menjëherë pas tij nga qeverisja u tërhoq dhe lideri i Lëvizjes për Bullgarinë e Fortë – Radan Kënev. Ky hap shkaktoi protesta dhe në rrugët përsëri dolën qindra veta.
“Le ti themi “jo” frikës dhe të mos lejojmë që heshtja të na shndërrojë në frikacakë. Lë të luftojmë të gjithë bashkë kundër të panjohurës dhe të brohoritim “Mjaft!” – deklaroi Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit Llozan Panov. U bë e qartë, se njerëzit që dëshirojnë të largohen nga pushteti janë pak.
Pas takimit të liderëve të pesë partive dhe pesë ministrave të ngritur nga Blloku i Reformatorëve, u mor vendimi që Reformatorët të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në koalicionin në pushtet. Partia “Demokratë për Bullgarinë e Fortë” mbeti në opozitë, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Petër Moskov mbeti në kabinet, por u largua nga posti i tij i Zëv/kryetarit të partisë.
“Blloku i Reformatorëve konfirmon pjesëmarrjen e vet në koalicionin në pushtet. “Demokratët për Bullgarinë e Fortë” ruajnë qëndrimin e shprehur. Ne konfirmojmë besimin tonë ndaj ministrave të Bllokut të Reformatorëve” – deklaroi Najden Zelenogorski në një deklaratë të posaçme.
“Vetëm Kuvendi Kombëtar i “Demokratëve për Bullgarinë e Fortë” mund të marrë vendim për dalje nga BR” – deklaroi Radan Kënev dhe rikujtoj, se partia e tij nuk largohet nga BR.
Kështu u bë e qartë se kriza e pushtetit është si një “stuhi në gotë” ose një dukuri politike botërore e quajtur “opozita në pushtet”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..