Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Brestovica janë të bindur që edhe sot “e vërteta është në verë”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Fshati Bestovica në bashkinë Rodopi të qarkut Plovdiv nuk është ndër fshatrat tipike bullgare, të cilët shpopullohen dhe luftojnë varfërinë dhe papunësinë. Sot në të ka mbi 3000 banorë dhe numri i tyre vazhdimisht rritet. Forca që i mban të rinjtë këtu, vjen nga natyra, e cila ka krijuar kushte të mrekullueshme për rritjen e vreshtave. Secili person i dytë në Brestoviva kujdeset në terren të vet për vreshta. Prodhimi i verës është zanati kryesor për banorët e kësaj krahine, kohën e fundit po rritet interesi ndaj rritjes së varieteteve tradicionale dhe të reja të rrushit për tryezë. “Po thuaj tërë sasia e rrushit për tryezë në tregun tonë vjen nga rajoni i fshatit Brestovica” – lavdërohet Kryetari i komunës Ljuben Radev. Sipas fjalëve të tij, në asnjë vend tjetër të Bullgarisë nuk ka sipërfaqe kaq të mëdha me ekonomi private dhe me prodhim kaq të madh prej vreshtave. Viti i kaluar ishte shumë bujar ndaj prodhuesve të verës. Moti i ngrohtë dhe i thatë që vazhdoi deri në fund të vjeshtës u lejojë  agrarëve  në kushte të qeta të mbledhin prodhimin e bollshëm  të rrushit të ëmbël dhe plotë lëng.

СнимкаLjuben Radevi krenohet se ka arritur të mbrojë patentën për Brestovicën si “kryeqytet i verës” në Bullgari. Kjo është me rëndësi për imazhin e fshatit dhe i shtyn turistët ta markojnë më shpesh në kartën me itineraret interesante në Bullgari. Brestovica gëzon interes të madh si destinacion i verës edhe jashtë shtetit. Para pak kohe një firmë turistike ka shfaqur interes të hapë përfaqësi të saj aty. “Me këtë turistët do të rriten edhe më shumë – supozoi Ljuben Radevi. – U jam mirënjohur prodhuesve të verës në fshatin tonë, përpjekjet për të mirën tonë janë të përbashkëta. Çdo javë takohem me përfaqësues të tyre dhe diskutojmë ide dhe projekte të reja për zhvillimin e Brestovicës si qendra e verës në Bullgari. Do të bëjmë një shoqëri, që të mund të aplikojmë për financim në kuadrin e programeve evropiane për rajonet rurale. Fshati ynë është i gjallë, ka shumë njerëz të rinj, të cilët merren me bujqësi.  Kohën e fundit tek unë vijnë njerëz të cilët shprehin dëshirë të blejnë tokë tek ne. Përveç kësaj  një investitor i madh ka projektuar ndërtimin e një kompleksi të madh i cili do të shndërrohet në lagjen e re të fshatit. Me përpjekje të përbashkëta në vitet e ardhshme do  përmirësohet infrastruktura e tërësishme në fshat.”

СнимкаNjë arritje tjetër e madhe për fshatin është rivendosja e një shtëpie rilindëse e njohur me arkitekturën e saj që është monument i kulturës. Ideja  për restaurimin e shtëpisë së njohur Vllahova në Brestovia ekziston nga 60 vjet, por që tani janë gjetur mjetet financiare dhe restaurimi u bë fakt. Shumë shpejtë ajo do të hapë dyer si Muze i verës. Më shumë mësojmë nga Ljuben Radevi.

Снимка“Shtëpia ku do të gjendet Muzeu i verës, ka histori të pasur, lidhur me qëndrimin e heroit tonë kombëtar Vasill Levski këtu. Është vërtetuar nëpërmjet tregimeve të bashkëkohëseve, se ai ka mbërritur në të  nga Karllovo, të fshehur në një fuçi me verë. Pronari i shtëpisë ka qenë një prodhues i pasur i verës nga Brestovica i cili ka bërë tregti me krahinën e Karllovos. Shtëpia është ruajtur shumë mirë, arritëm ta përforcojmë dhe të restaurojmë me mjete evropiane. Tani mund të shihet në pamjen e saj autentike. Së shpejti do ta rregullojmë dhe do të vendosim në të eksponate për muzeun e verës. Në të do të ketë podrum, ku do të ekspozohen pajisje, impiante dhe teknologji për përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës në periudhat e ndryshme historike. Një vend të posaçëm do t’i kushtojmë qëndrimit të Vasill Levskit këtu. Dëshirojmë të mbledhim në një vend gjëra interesante që janë lidhur me fshatin tonë Brestovica dhe të cilat duhet të dihen dhe mbahen mend nga njerëzit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD