Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Foto: arkiv

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i transmetimeve të radios dhe i Radios Sofje u emërua Panajot Hristov me pseudonim Sirak Skitnik. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen kujtimet e shefit të departamentit teknik të Radios Sofje – Asen Marinov për vitet e para pas nisjes së punës së radios kombëtare:

“Në vitin 1938 Radio Sofja dispononte një fonotekë të mirë dhe të pasur. Në të kishte 10 000 pllaka të gramafonit. Sirak Skitnik krijoi Fondin e Artë, në të cilin ruheshin të incizuara mbi pllaka të gramafonit, interpretimet dhe ekzekutimet e këngëtarëve dhe muzikantëve të dalluar, monologët e artistëve të njohur, intervista me aktivistë të njohur shoqërorë. Krahas kësaj me ide të tij u krijuan transmetime speciale për fshatin, për fëmijët, për nxënësit, programe për amviset. Kishte edhe lajme nga Bullgaria në gjuhë të huaja. Kjo ishte një radio-gazetë, e cila informonte dëgjuesit për veprimtari të ndryshme kulturore dhe politike. Si drejtor, Sirak Skitnik e hodhi themelet e radiopërhapjes bullgare dhe imponoi, që sistematikisht të trajtoheshin të gjitha problemet aktuale kulturore dhe shoqërore.”

Përveç lajmeve, intervistave, bisedave dhe reportazheve, që nga muajit e parë radiostacioni kombëtar filloi të krijojë dhe të përhapë programe kulturore. Gjatë shtatorit të vitit 1935 në program për herë të parë u dëgjua ekzekutim i “Orkestrës së Studios së Radios Sofje”. Vjeshta e po këtij viti në eter u përhapën ekzekutimet e “Xhaz Orkestrës së Radios Sofje”. Pranverën e vitit 1936 u dëgjua edhe Formacioni “Kuarteti me tela Avramov”. Në vitin 1937 Radio Sofja krijoi edhe një Orkestër të Vet të Muzikës së Dhomës me dirigjent Marin Goleminov dhe një Grup Vokal Fëmijësh “Hareja fëmijërore” me udhëheqës Sija Janakieva dhe Parashkev Haxhiev. Edhe më sot Radioja Kombëtare Bullgare vazhdon të jetë producentja më e madhe bullgare e muzikës, dramaturgjisë dhe programeve fëmijësh.

Që nga vet themelimi në vitin 1935, radioja u angazhua me misionin të ruajë të gjallë kujtimin për personalitete dhe ngjarje të historisë sonë dhe të huaj. Sirak Skitnik ishte njeriu, i cili e realizoi idenë për krijimin e Fondit të Artë – arkivit më të pasur në tinguj të Bullgarisë. Sot në të ruhen më se 110 000 orë incizime, të cilët rikrijojnë historinë e sotme nëpërmjet zërave dhe kujtimeve të personaliteteve të njohura. Rubrika “80 vjet në 80 javë”, me të cilën shënuam jubileun e Radios Kombëtare Bullgare, kishte për qëllim të prezantojë të paktën një pjesë të vogël prej kësaj pasurie. Shpresojmë, se ky udhëtim përmes viteve, në të cilën dëgjuat zërat e shkrimtarëve, poetëve, muzikantëve, aktivistëve shoqërorë, politikanëve, sportistëve, ishte interesante për të gjithë, për të cilët historia nuk është vetëm faqe të vjetruara, por njerëz dhe ngjarje reale.

Ky transmetim i fundit i kësaj rubrike është shkak që t’u falënderojmë të gjithë lexuesve dhe dëgjuesve tanë, t’i falënderojmë ekipit të Fondit të Artë të Radios Kombëtare Bullgare për ndihmën e paçmueshme. Në sajë të kolegëve tanë “tingujt ruhen” për brezat e ardhshëm si një pjesë e pandarë e historisë më të re bullgare. Në fund të vitit 2015 po mbaron kremtimi i vitit të 80-të jubilar i Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD
Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD