Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi në pragun e një dimri relativisht të butë

БНР Новини
Foto: BTA

Atë, që klima në Bullgari gjatë dekadave të fundit ndryshohet, është e qartë për të gjithë. E ndjejmë si në vapën verore, e cila nuk zgjatet vetëm ditët e caktuara nga stërgjyshërit 15 – 17 korrik, ashtu edhe në shkurtimin e sezonit të skive. Mirëpo, si u ndryshua klima gjatë shekullit të fundit sipas specialistëve? “Klima nuk është një gjë statike, ajo ka evolucionin e saj. Sipas shkencës, ka variacione, ka epoka të veçanta në zhvillimin e klimës, edhe në kuadrin e një shekulli. Dhe ato janë me prejardhje natyrore” – shpjegon në një intervistë për Radio Bullgarinë docent doktor Ilijan Gospodinov nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Kështu gjatë gjysmës së parë të shekullit XX klima në vend ishte relativisht e ngrohtë, në mesin e shekullit shihej një periudhë e gjatë me mot më të ftohtë, ndërsa gjatë viteve të fundit të shekullit XX e deri më sot prapë është më e ngrohtë. Bëhet fjalë për një devijim të temperaturave nga 1 – 2 gradë mesatarisht për mbarë vendin. Kjo në shkallë të madhe u detyrohet ndryshimeve të natyrshme të klimës dhe përbëjnë fenomen normal, mendon docenti Gospodinov. “Në epoka të mëparshme kishte variacione më dramatike të klimës, si për shembull periudha akullnajore”, saktëson ai. Doemos ngrohja në tërësi në mbarë botën dhe në Bullgari gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX edhe më sot është rezultat i ndikimit të veprimtarisë njerëzore mbi sistemin klimatik. Moti më i ngrohtë në Bullgari, që kur shfaqen ndryshimet meteorologjike – nga fundi i shekullit XVII, u regjistrua pikërisht 20 vitet e fundit, shton docenti Gospodinov.

Zhvillimi i stuhishëm i ekonomisë mund të provokojë ndryshime të pakthyeshme të klimës, me të cilët njerëzit do të jenë të detyruar të adaptohet. Sipas parashikimeve gjatë dekadave të ardhshme me një shpeshtësi më të madhe moti do të jetë i ngrohtë. Ka mundësi më të mëdha për temperatura të larta. Që këtu do të rrallohen periudhat më të ftohta. Kjo do të ndikojë, edhe do të ndryshojë botën bimore dhe kafshore. Për shkak të evolucionit të natyrshëm të sistemit klimatik organizmat e gjalla, duke përfshirë edhe njeriun, me kalimin e kohës u mësuan të adaptohen me ndryshimet klimatike, që provokojnë edhe ndryshime në mjedisin e njohur. Për arsye klimatike ka mundësi, që edhe njerëzit të fillojnë të migrojnë nga një rajon në ndonjë tjetër.

Përsa i përket Bullgarisë e pyetëm docent doktorin Ilijan Gospodinov çfarë do të jetë moti gjatë stinës dimërore dhe më konkretisht në malet. Vallë, a do të ketë mbulesë të dendur dëbore, apo jo?

“Sivjet karakterizohet me faktorë, të cilët në përmasë më të madhe caktojnë veçoritë klimatike të stinëve. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin proces “El Ninjo” në Oqeanin e Qetë. Ai ndikon fortë mbi klimën dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë stinës së sivjetshme dimërore. Ky proces ndikon mbi territore të mëdha të tokës. Sivjet ai përhapet edhe mbi gjerësitë e matura dhe do të ndikojë mbi stinët në Evropë, duke përfshirë edhe Bullgarinë. Edhe faktorë të tjerë si për shembull Oqeani Verior Atlantik, gjendja e sipërfaqes tokësore në Evropë dhe në Azi, do të ndikojnë mbi klimën e Bullgarisë. Kështu që ka të ngjarë, që ky dimër të jetë relativisht i butë. Pritet që reshjet t’i afrojnë mesataret. Në malet nuk do të ketë shumë dëborë, por kjo nuk do të thotë, se nuk do të ketë kushte për sportet dimërore” – parashikon docent doktori Ilijan Gospodinov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD