Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vigjilja e Krishtlindjeve

БНР Новини
Foto: arkiv

Nata e Buzmit, një darkë e pasur, nata e kandilit... Çdo një nga këto emërtime zbulon një pjesë nga ritet dhe kuptimi i festës, të cilën e festojmë në vigjilje të Krishtlindjeve. Na mbledh ngrohtësia e vatrës së shtëpisë, tryeza e ritit, ndjenja për përkatësi ndaj një sekreti të lashtë. Dhe në qoftë se gjatë pjesës më të madhe të ditëve nga viti kërkojmë të ndryshmen dhe të renë, në Natën e Buzmit mundohemi ta përsërisim traditën ashtu siç e kemi trashëguar. Kurse nganjëherë – ashtu siç e kemi mësuar nga librat.

Në ditët e sotme më e rëndësishme është përgatitja e tryezës, por akoma janë të pranishme dhe shumë elemente të tjera nga festa folklorike. Në të kaluarën akoma që në mëngjes herët kanë përgatitur trungun – pemën e cila duhet të digjet gjatë gjithë natës në vatër dhe ta mbajë zjarrin e ndezur. Gjatë prerjes së tij burrat kanë pasur mendjen të mos të prekë tokën, por e kanë marrë menjëherë në duar dhe solemnisht e kanë shpënë në shtëpi. Zakonisht kanë prerë pemën më të shëndoshë dhe pjellore – një lis të madh, ah ose dardhë. Në disa krahina të vendit një burrë i ri i veshur në mënyrë festive hyn në oborr me pemën e prerë dhe pyet: “A e Lavdëroni Birin e ri?” Kurse anëtarët e tjerë të familjes përgjigjen: “Lavdërojmë, lavdërojmë, mirë se na ka ardhur!” I riu e fut trungun në shtëpi dhe thotë: “Unë në shtëpi dhe Zoti me mua!”

Kurse në vende të tjera pronari e fut copën e trungut të vënë mbi supin e tij të djathtë, e shtyn drejt vatrës dhe thotë: “Ka ardhur Zoti dhe është lavdëruar përpara viçit të njomë, kuajve të vegjël, qengjave, derkucave, me rendiment të madh në fushë, me fat dhe bereqet dhe shumë mirëkuptim.” Këto dialogë dhe sot prodhohen prej njerëzve, të cilët e transmetojnë traditën në versionin e tij të plotë. Vjen lyerja e trungut, e lyejnë me gjalpë, të përuruar në kishë. Në fundin e tij më të trashë shpojnë një vrimë dhe vendosin në të temjan, vaj dhe verë, e mbyllin me një gozhdë prej druri, e rrotullojnë me një pëlhurë të bardhë prej linoje. Gjatë kohës së lyerjes këndohen këngë të posaçme, të cilat tregojnë për drurin, nëpër të cilin Zoti i ri do të zbresë në tokë. Gruaja më e moshuar e mbulon trungun me kokrra gruri. Në mbrëmje trungu do të ndizet solemnisht. Mënyra në të cilën ai digjet tregon se si do të jetë rendimenti. Në qoftë se flaka është e madhe dhe ka shkëndija, do të ketë dhe bereqet të madh. Në qoftë se zjarri digjet dalëngadalë gjatë gjithë natës dhe digjet deri në fund – kjo është një shenjë e mirë. Hiri nga ky trung konsiderohet si magjik, e grumbullojnë në një poçe, që ta venë mes grurit për tu mbjellë, në ushqimin e kafshëve, e përdorin dhe për shërim.

Jo vetëm përgatitja e drurit dhe e zjarrit, i gjithë rriti rreth Natës së Buzmit i është përkushtuar lindjes së Zotit të Ri, të diellit të ri, që vjen që të japë ngrohtësi dhe jetë. Ndaj traditave të lashta është e përshtatur dhe një histori biblike për lindjen e Krishtit. Që nga Nata e Buzmit fillojnë të ashtuquajturat ditë të pista, lidhur me rinimin e radhës në natyrë. Kjo është një periudhë prej 12 ditëve – koha e dhimbjeve të lindjes të Shën Mërisë, lindjen e foshnjës dhe pagëzimin e tij në ditën e Shën Jordanit. Sipas besimit popullor në këtë periudhë vërshojnë forca të pista dhe të dëmshme, prandaj veprojnë ndalime të ndryshme. Deri në ditën e Shën Jordanit nuk lahen rroba – sepse uji akoma nuk është i pagëzuar. Nuk dilet pas perëndimit të diellit, nuk zhvillohen veprimtari të ndryshme pune e të tjera.

Në Natën e Buzmit është tryeza e fundit pa mish, dhe me të përfundon dhe kreshma e Krishtlindjes. Në traditën tonë ajo përgatitet me një vëmendje të veçantë prej kohërave të lashta. Fillimi i këtij momenti kalimtar nga cikli natyror pritet me bollëk prej çdo gjëje të cilën e lind toka. Sipas traditës gjellët janë me një numër tek. Patjetër që duhet të ketë misër të zier, fasule të zier, sarma me oriz, oshaf. Pranë tyre vihen hudhër qepë, fruta të freskëta, arra , verë. Rakia për festë duhet të jetë e zier , kurse buka –“e shkruar”.

Rreth zbukurimit mbi bukët e ritit janë të shkruara faqe të shumta. Në to bullgarja ka futur një shkathtësi dhe imagjinatë të madhe. Mbi bukë e paracaktuar për festën kanë paraqitur veprimtarinë bujqësore – vreshtat me rrush, oborrin me kafshë, përmendën e të tjera. Kjo bukë mban emërtime të ndryshme në krahinat e ndryshme – bogovica, pitja e Zotit, bozhiçnjak. Në disa tradita vendase kanë qenë të pranishme dhe bukët në formën e kafshëve të ndryshme, të fuçisë e të tjera. Lloji i tretë i bukës së përgatitur për Natën e Buzmit është gjevreku i kolendrave , të quajtur nëpër këngë “vit-previt”.

Pasi tavolina është gati, mashkulli më i moshuar i shtëpisë e kalon me temjan. Me temjan i kalon dhe të gjitha dhomat e shtëpisë, ndërtesat e jashtme ku punohet, stallat e kafshëve. Përpara se të fillojë darka burri ndan dhe bukën e ritit. Në disa krahina të Bullgarisë në të venë para – një traditë, e cila është kthyer në një pjesë të detyrueshme nga festa moderne. Copa e parë e bukës ndahet për Shën Mërinë dhe më vonë ajo vihet përpara ikonës. Të gjitha veprimet e ritit dhe nanurisjet gjatë gjithë ditës dhe më në veçanti gjatë natës e kanë kuptimin e vet. Darka fillon shpejt-që të mund të piqen të mbjellat herët. Nuk ngrihet nga tavolina që të mos të ik begatia. Besohet se, ai që teshtin gjatë kohës së darkës do të ketë suksese të mëdha personale. Dhe sot e kësaj dite është e njohur hedhja e fallit me arra. Në qoftë se arra e parë, të cilën e merr në dorë është e plotë dhe e mirë, të pret një vit i mirë dhe i plotë. Të gjitha ushqimet e përgatitura të cilat kanë kaluar përmes temjanit sikurse fitojnë një forcë magjepsëse. Prandaj kanë ruajtur një pjesë prej tyre, i kanë shpënë tek malli dhe në fushë.

Tryeza e ritit e cila ka mbledhur mirësitë e tokës, thëniet dhe uratat për mirësi dhe bereqet duhet të mbetet kështu deri në mëngjes. Besohet se në mesnatë qielli hapet, kufijtë midis botëve zhduken, kurse në tryezë vijnë shpirtrat e paraardhësve tanë. Përsëri në mesnatë tingëllimi kishtar është përzier me këngët e kolendrave. Ata shkojnë shtëpi më shtëpi dhe kanë thënë urimet e veta. E ardhur nga shtresat e lashta të kulturës tonë tradicionale, kjo traditë në shumë vende interpretohet dhe deri më sot. Sepse synimi njerëzor drejt paqes dhe marrëveshjes, për më shumë shëndet dhe mirëqenie nuk ka moshë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD