Të paharrueshme për të gjithë janë historitë u kushtuara Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të lexuara në fëmijëri. Të tillë janë heronjtë e librit “Kënga e Krishtlindjeve” të shkrimtarit anglez Çarlz Dikens, të përrallës “Shitësja e vogël e shkrepëseve” të Hans Kristijan Andersenit dhe të tregimit “Dhuratat e magjistareve” të tregimtarit amerikan O’Henri. Të gjitha ato vepra na transferojnë në atë sezon pak gazmor por dhe pak pikëlluar, për të cilin shumë njerëz mendojnë se është plotë çudira. Në një përrallë të sotme Kristofëri i vogël zgjohet herët Ditën e Krishtlindjes, që të zbulojëse gjeldeti i gatuara nga nëna për festën prapë u zhduk pa lënë gjurmë. Mirëpo, kush është ai, i cili çdo vit i vjedh nga trapeza familjare ushqimet më të shijshme?
Këtë do të mësojnë lexuesit e librit të ri të shkrimtares bullgare Anelija Tonçeva, e cila prej 10 vitesh jeton dhe punon në Bostën të SHBA-së. Pas botimit të romanit “Emona Mistike” dhe të librit me traditat bullgare “Dashuri, Dritë, Rituale”, kjo është vepra më e re e bullgares Anelija Tonçeva. Edhe tani autorja bullgare e realizoi idenë në bashkëpunim me redaktoren letrare amerikane Rebeka Kartër me pseudonim Ronesa Avilla. Çfarë e frymëzoi tandemin bullgar-amerikan kësaj here?
“Pasi doli nga shtypi libri i dytë, tek ne lindi dëshira të krijojmë një varg historish të shkurtra për fëmijë, me titull “Thesari i gjyshes” – rrëfen Anelija Tonçeva në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ideja është që në çdo libër të paraqitet nga një traditë bullgare, të shpjeguar në gjuhë të kuptueshme për fëmijët. Në botimin e tanishëm bëhet fjalë për pogaçen bullgare të Krishtlindjeve, e cila karakterizohet me kësmetet e saj. Ky rit provokon interesin e miqve dhe kolegëve të mi këtu në Amerikë. Në librin e mëparshëm “Dashuri, Dritë, Rituale” ka receta për brumosjen e pogaçes bullgare për Krishtlindjet.”
Në librin e parë nga vargu “Thesari i gjyshes”, që tashmë doli nga shtypi, një djalë i vogël përjeton një sërë aventurash, që të gjejë “Vjedhësin e Krishtlindjeve”. Mirëpo, në vend të kësaj ai zbulon thelbin e Festës së Krishtlindjeve dhe kupton me sa rëndësi është që të ndash mirëqenien me të tjerët, që kanë nevojë. E gjithë kjo shoqërohet me shumë ilustrime dhe me lojëra të vogla për fëmijë.
Megjithëqë Anelija Tonçeva më se dy dekada jeton dhe punon përtej oqeanit, ajo pa u ndërprerë punon për ruajtjen e ndërgjegjes prej bullgari aty. Si festojnë Krishtlindjet bashkatdhetarët tanë në SHBA-në sivjet?
“Në Qendrën Kulturore Bullgare në Çikago organizohen një sërë festash dhe veprimtarish për fëmijë. Aty ata do të mësojnë si të bëjnë thupra thane, pogaçe të Krishtlindjeve, kulaçe, do të njihen me ritet e kolendarëve. Edhe në Bostën organizohen aktivitete të ndryshme si për shembull shfaqje të ansambleve të vallëzimit, mbrëmje u kushtuara Krishtlindjes dhe riteve të kolendrave.”
Mirëpo, me çfarë traditat bullgare të Krishtlindjeve dallohen nga ato amerikane?
“Amerika është një vend formuar nga njerëz me origjinë nga mbarë botë. Ja përse edhe ritet janë të shumta dhe të llojllojshme – shpjegon Anelija Tonçeva. – Kohët e fundit me kolegë nga Vietnami dhe Suedia diskutuam kush si feston Krishtlindjet. Ishte një bisedë shumë interesante, sepse pavarësisht nga dallimet, ideja kryesore ishte që të mblidhemi rreth trapezës, të takohemi me miq, të përgëzohemi. Pikërisht kjo është më e rëndësishmja edhe në Bullgari – respekti ndaj familjes dhe miqve.”
Në të ardhmen Anelija Tonçeva dhe Rebeka Kartër kanë ndërmend të realizojnë edhe histori të tjera të shkurtra nga vargu “Thesari i gjyshes”. Libri tjetër pritet të dalë në treg në fillim të marsit të vitit të ardhshëm. Natyrisht ai do t’i kushtohet traditës bullgare për lidhjen e veroreve më 1 mars.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..