Etnografi i njohur bullgar Angell Goev më se 45 vjet studion besimet dhe përfytyrimet popullore në degën e tyre magjike. Një interes të madh provokojnë ekspozitat e amuleteve dhe talismanëve të punuara prej tij. Dituri për punimin e tyre ai grumbullon nga përfytyrimet e popullit, të transmetuara brez pas brezi, dhe nga të dhënat arkeologjike dhe shkrimet e vjetra. E pyetëm, pse sipas tij, edhe më sot, më se 12 shekujsh pas pranimit të fesë së krishtere, edhe bullgarët besimtarë, kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre në magjitë dhe në ritet popullore.
“Kjo periudhë është tepër e shkurtër nga këndvështrimi i historisë së njerëzimit – shpjegon docent doktori Angell Goev. – Krishterimi është një fe relativisht e re, që u krijua vonë. Dy mijë vjetët gjatë të cilëve ajo ekziston, është një periudhë tepër e shkurtër në sfidonin e historisë mbarë njerëzore. Që me formimin si një qenie racionale, njeriu hyn në një mjedis tepër agresiv. Vet ai e ka mbushur botën përreth me krijesa të ndryshme mitologjike, demonë me fuqi mbinatyrore, me magji, urrejtje, zili. Kështu që nga koha më e lashtë ai kërkon mënyra të luftojë me ta, sepse sipas besimeve, ata posedojnë forcë më të madhe se sa vet ai. Që të evitonte të gjitha të këqijat, ai duhet të krijonte një sistem magjike për mbrojtje. Edhe në kohën më të lashtë si krijesë primitive, ai filloi të shfrytëzojë magjinë për qëllime të ndryshme – mbrojtje, ose ndikim mbi botën përreth. Shumë më vonë, kur lindi krishterimi, filloi një luftë kundër besimeve dhe përfytyrimeve pagane. Mirëpo, ato kishin të ngulura thellë në ndërgjegjen njerëzore dhe feja e krishtere nuk arriti të çrrënjosë. Kështu edhe më sot përfytyrimet për ndikimin magjik mbi botën janë të gjalla në besimet popullore. Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet për të gjitha shtresat e popullsisë.”
Qëllimi i amuleteve dhe talismanëve, është të mbrojnë nga rreziqe dhe fatkeqësi, të sjellin mbarësi. Amuleti është kryesisht mbrojtës, ndërsa talismani jo vetëm që mbron, por sjell mbarësi në çdo nismë. Në punimin e amuleteve një rëndësi të madhe ka materiali që shfrytëzohet – gur, eshtër, por më në veçanti dru. Që nga koha më e lashtë populli bullgar është i bindur në forcën magjike të drurit. Amuletet dhe talismanët punohen nga pemë të ndryshme – murriz, thanë e të tjerë. Është interesante që shfrytëzohen pjesa të ndryshme të pemëve – copëza nga trungu, nga rrënjët, nga degët e kështu me radhë. Krahas kësaj me rëndësi është edhe vendi, në të cilin pema ka rritur – përball agimit të diellit ose në ndonjë vend tjetër, si dhe ora, në të cilën copëza është grisur. Një gjë tjetër tepër të rëndësishme na shpjegon prapë docent doktori Angell Goev:
“Çdo amulet punohet në një kopje të vetme. Ai nuk duhet të ripërtërihet, sepse nuk ka dy njerëz të njëjtë. Kërkesat për punimin e amuletit për një njeri të caktuar – madhësia e tij, forma, materiali prej të cilit të punohet, kur të merret, caktohen nëpërmjet llogaritjeve të ndërlikuara në varësi të njeriut konkret dhe të qëllimit për të cilin bëhet. Amuletet janë dy lloje kryesore. Për personifikimin e një amuleti në punimin e tij janë me rëndësi emri, mbiemri dhe familja e njeriut, data dhe ora e lindjes. Lloji i dytë amuletesh punohen paraprakisht dhe nuk i përkasin askujt. Atëherë, siç thotë populli, ata duhet të tërheqin syrin e njeriut. Thënë me fjalë të tjera amuleti zgjedh njeriun duke tërhequr shikimin e tij. Që të bëhet gati një amulet kalon përmes një sërë ritesh me zjarr, ujë, barna dhe namatisje. Mesi pas kësaj ai bëhet për njeriun konkret, për të cilin është i punuar.”
Mirëpo, a është e mundshme, që amuleti ose talismani, i cili nuk është për një njeri të caktuar të ketë një ndikim të kundërt, pra të tërheq forcat e këqija, për shembull?
“Jo! – është kategorik docent doktori Angell Goev. – Sipas përfytyrimeve popullore kjo nuk është e mundshme, sepse amuletet punohen për të mirën ose për ndonjë qëllim konkret pozitiv. Në se nuk do të plotësohen rekomandimet popullore në punimin e amuletit ose talismanit dhe bëhen gabime, atëherë kjo mbetet një send i zakonshëm, i cili nuk ndikon as pozitivisht, as negativisht. Ka raste, kur amuletet punohen për ndonjë qëllim konkret. Dhe kur qëllimi realizohet, atëherë amuleti mbetet një send. Ka dhe raste, kur pasi plotëson qëllimin, amuleti ose talismani zhduket në mënyrë misterioze.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..