Si soliste dhe pjesëmarrëse në korrin “Misteri i Zërave Bullgarë” Kalinka Zgurova që prej kohe e ka fituar dashurinë e publikut te ne dhe në botë. Repertori i saj i madh prej afro 300 këngësh solo nga Stranxha është pjesë e fondit të pasur të Radios Kombëtare Bullgare. Shumë prej këngëve janë orkestruar nga i shoqi, kompozitori Stefan Kënev.
“Më vjen mirë se i gëzoj njerëzit – thotë Kalinka Zgurova. – Rruga ime krijuese filloi në vitin e largët 1960. Zëri dhe talenti nuk mjaftojnë, duhet shumë punë. Të gjitha këngët e mia janë interpretuar me shumë dashuri. Me korin “Misteri i Zërave Bullgarë” kam pasur shumë koncerte. I shoqi im kompozitori Stefan Kënev kompozoi shumë këngë për korin, si edhe shumë këngë – solo – për mua dhe këngë të tjera për trion “Zornica”. Sivjet unë shënoj jubileun tim krijues – 50 vjet në skenë. Në qytetin Burgas, me të cilin kam një lidhje të fuqishme, pata një koncert të madh. Nga 15 vjet jam qytetare nderi e Burgasit, kurse para tri vitesh u bëra qytetare nderi e qytetit Sredec, i cili gjithashtu është në krahinën time të lindjes. Atje më shumë se 20 vjet zhvillohet një tubim i rëndësishëm folklorik, i cili grumbullon fëmijë të talentuar nga Bullgaria dhe në të cilin kanë marrë shumë çmime nxënësit e mi. Gjatë disa viteve të fundit veprimtaria ime është lidhur me të rinjtë dhe adhuruesit e muzikës folklorike bullgare. Po vazhdoj të incizoj këngë të reja. Para pak kohe doli në treg disku im i fundit.”
Në vigjilje të festave të fundvitit zonja Zgurova përshëndeti të gjithë miqtë e Radio Bullgarisë:
“Desha që të gjithë njerëzit në botë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Le të mund të përballojnë të gjitha sfidat në jetë. Mendoj se bota jonë mbështetet te njerëzit e mirë dhe të talentuar, kurse vendi ynë – te bullgarët e vërtetë, të cilët e vlerësojnë dhe e duan kulturën tonë të vjetër. Besoj në të mirën dhe në marrëdhëniet e mira midis njerëzve, midis kolegëve. Le të jemi shëndosh e mirë, të ketë paqe në botë dhe ta duam muzikën popullore bullgare.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..