Në vigjilje të amendamenteve të pritura në Kushtetutë, para një jave komentuam se tensionet në sistemin gjyqësor vështirësojnë reformimin e tij. Pas votimit të ndryshimeve në lexim të dytë tensionet në sistemin gjyqësor mbetën dhe në të njëjtën kohë tensioni u rrit në sferën politike. Gjyqtarët nëKëshillin e Lartë të Drejtësisë nuk janë të kënaqur, sepse në fakt prokurorët do të kenë përparësi. Si shenjë mospajtimi me korrigjimet e votuara, Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov dha dorëheqje, duke shënuar se në vend që të ketë superioritet të ligjit, në Bullgari ka superioritet të Kryeprokurorit. Presidenti Rosen Plevneliev përkrahu Ministrin e Drejtësisë dhe duke bërë përfundimin se çmimi i kompromisit politik, të arritur nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese është pavarësia e sistemit gjyqësor, bëri thirrje për një reformë të gjithanshme. Mirëpo, Kryeministri Bojko Borisov zuri pozitën e kundërt dhe duke e falënderuar Parlamentin për “unitetin dhe stabilitetin” në një votim kaq të rëndësishëm dhe kritik, ai shprehu përkrahjen e vet për blamimin e Ministrit. Si shenjë mospajtimi me ndryshimet lideri i partisë Demokratët për Bullgarinë e Fortë Partia Radan Kënev deklaroi se e tërheq përkrahjen e vet nga qeveria. Partia deklaroi se vepra e liderit të saj është personale dhe partia vazhdon të jetë pjesë e shumicës në pushtet, si element i Bllokut të djathtë të Reformatorëve. Mirëpo, vetë Kënev vuri në dukje se ka të ngjarë që Demokratët për Bullgarinë e Fortë mund të mbeten në izolim nga hapësira e djathtë. Një lajm i përhapur i falsifikuar se nga qeveria do të dalin edhe të gjithë përfaqësuesit e lëvizjes Bullgaria e Qytetarëve, shkaktoi në radhët e djathta dyshime se bëhet fjalë për “një zjarr miqësor”, kurse lideri i ABV-së së majtë Georgi Përvanov shprehu mendimin se këtë lajm e kanë përhapur Demokratët për Bullgarinë e Fortë. Në këto rrethana raporti i forcave në Parlament mbetet i njëjtë, por de fakto është më i dobët nga më parë. Sipas Radan Kënevit po formohet një qeverisje e GERB-it, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe ABV-së dhe kjo do të thotë se partia GERB ka zgjedhur për të qeverisur me ata, të cilët e rrëzuan qeverinë e saj të mëparshme. Amendamentet e miratuara kushtetuese shkaktuan gjithashtu protesta para Parlamentit, me kërkesa për dorëheqjen e Kryeprokurorit dhe kabinetit. Ndryshimet në kushtetutë janë vetëm një hap i vogël në reformën gjyqësore të Bullgarisë. Por do të kenë një çmim të lartë, jo vetëm të brendshëm, por edhe në skenën ndërkombëtare, që do ta mësojmë në fund të janarit vitin tjetër nga raporti i radhës i Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë në drejtësi dhe në punët e brendshme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..