Më 1 dhjetor për në Amerikën Jugore fluturoi një grup alpinistësh me përvojë. Qëllimi i tyre është të ngjiten në majat më të vështira në Andet e Patagonisë, të cilat shtrihen në pjesën jugore të vargut malor të Amerikës Jugore, në territorin e Kilit dhe të Argjentinës. Në katërshin e guximshëm bëjnë pjesë pedagogu i alpinizmit, udhëheqësi malor dhe kampion i shumëfishtë republikan i alpinizmit Martin Marovski, i cili është gjithashtu udhëheqës i grupit, nënkampioni republikan i alpinizmit Grigor Vëtev, Viktor Varoshkin – autori i një prej itinerareve më të vështira sportive në Bullgari, dhe Rusllan Vakrillov – një prej fotografëve më ekstremë në fushën e alpinizmit.
Ekspedita duhet të mbarojë në fund të shkurtit, kurse djemtë kanë qëllim të ngjiten në majat, të cilat megjithëse nuk janë shumë të larta, janë më të vështira për alpinistët. Në disa prej këtyre majave nuk janë ngjitur kurrë deri tani alpinistët bullgarë. Këto janë maja Serro Torre, në itinerarin “Ragni”, në të cilin deri tani janë ngjitur vetëm 30 herë alpinistë, dhe një prej tri kullave prej graniti të Torres del Paje – “Kullat Blu”, të cilat konsiderohen si një prej bukurive më të mëdha natyrore në botë. Është parashikuar gjithashtu premiera e ngjitjes në majën Fic Roj, sipas një itinerari bullgar. Njeriu vuri këmbën për herë të parë në këtë majë në vitin 1952, kurse bullgarët u ngjitën në Fic Roj që në vitin 2012. Këta ishin Grigor Vëtev, bashkë me Nikolla Levakovin dhe Damjan Çollpanovin.
Që të përfytyroni më mirë qëllimet e ekspeditës bullgare, do të citojmë fjalët e alpinistit të njohur peruan Rajner Solano, i cili është gjithashtu instruktor i kacavarjes, i cili na thotë: “Serro Torre është i njohur si një prej mureve më të bukura të mëdha në botë dhe si një prej majave më të vështira (sigurisht që varet edhe nga ana në të cilën ngjitemi). Madje të arrish buzë majës, është një privilegj, për shkak të vështirësisë së itinerarit. Kurse ngjitja vështirësohet edhe më shumë për shkak të erës së Patagonisë dhe klimës së ndryshueshme. “
Sipas vendasve, këtu në kuadrin e një dite mund t’i përjetosh katër stinët. Këtë e ripohon edhe proverbi “Po të mos të pëlqejë moti, prit për një çast. Ai mund të ndryshojë.” Alpinistët u ngjitën për herë të parë në Serro Torre në vitin 1974, ose 5 vjet pasi njeriu vuri këmbën në Hënë për herë të parë.
Djemtë kanë në plan që në kuadrin e ekspeditës “Patagonia 2015-2016” të xhirojnë një dokumentar, ku të paraqesin para auditorit përjetimet e tyre dhe bukurinë e madhe të majave të Andeve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..