Kohët e fundit zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev njoftoi në parlament se, Bullgaria po zhvillon bisedime me Komisionin Evropian për ndërtim eventual deri në vend një version të zvogëluar të projektit të dështuar transevropian për furnizim të gazit rus nëpër Rrymën Jugore përmes Bullgarisë. Fakti se bisedimet zhvillohen me Komisionin Evropian është shumë i mirë dhe është një kusht i detyrueshëm, sepse pikërisht nën presionin e saj dhe në bazë të forcës së rregulloreve të saj, dështoi projekti i mëparshëm. Për shkak të asaj që ngjau, Bullgaria u ndie shumë e zhgënjyer dhe viktimë e rivalitetit të dy superfuqive, por nuk hoqi dorë nga ambiciet e veta të luaj një rol të rëndësishëm në tregun evropian të gazit. Pikërisht atëherë Sofja nisi një ide mjaft mendjelehtë dhe një ide të paqartë për kthimin e vendit në një qendër shpërndarëse të gazit për vende më të afërta dhe më të largëta evropiane. Pasi Rusia, e pakënaqur nga kushtet dhe sjellja e Evropës dhe më posaçërisht Bullgaria, e drejtoi vëmendjen e vet drejt Turqisë si një itinerar alternativ për furnizim të gazit deri në Evropë, kjo ide mbeti në hava dhe ishte devijuar në mënyrë elegante nga Komisioni Evropian për shkak të shkakut të thjesht, se një qendër e ngjashme të gazit në bregdetin detar bullgar të Detit të Zi, thjesht nuk do të kishte se çfarë të shpërndajë përveç ujit të detit.
Planet e tanishme të autoriteteve bullgare duken më realiste, por mbeten planet pa hesap. Sofja, e cila tanimë është djegur njëherë nga këmbëngulja dhe mungesa e kuptimit nga ana e Brukselit sa i përket orekseve të saj të gazit, tani vendosi fillimisht të pyes aty nëse do të japin dritë të gjelbër. Me shumë marrëveshje mund të thuhet se, mundësia për një përgjigje pozitive nuk është e vogël në sfondin e kritikave të forta kundër Rrymës Veriore II dhe dështimit të mundshëm të Rrymës Turke. Duke shtuar ndaj kësaj dhe transitin e pasigurt të gazit rus përmes Ukrainës jo të stabilizuar, Evropa Qendrore dhe Perëndimore mund një ditë të keqe të drejtohen përpara mangësisë së lëndës djegëse. Bullgaria shumë në kohë u kujtua për këtë shans dhe vendosi të kapet pas tij. Por çështja është nëse Rusia, e cila njëherë i dogji ambiciet e gazit të Bullgarisë do t’i besojë për herë të dytë Sofjes dhe do të vendos të investojë mjaft para për një gazsjellës deri në bregun bullgar. Por nga ana tjetër dhe Moska është e interesuar të ketë më shumë klientë, aq më tepër se, konkurrenca po përparon me ngadalë, kurse tubat po bëhen gjithnjë e më problematike. Një ditë po kështu të keqe Rusia mundet të dalë plotë me gaz, por pa mundësi ta furnizojë deri tek konsumatorët në Evropë. Kështu që planet e reja të Sofjes do të duhet të joshin edhe Moskën.
Mbetet çështja se kush do të paguajë për ndërtimin e gazsjellësit përmes Bullgarisë deri tek klientët e kontinentit. Dhe këtu Sofja e ka mësuar mësimin dhe thotë se, do të kërkojë investitorë në sektorin privat.
Mbeten të paditura akoma shumë hollësi dhe mbase do të kalojë shumë kohë përpara se të bëhet e qartë a ka të ardhme ky projekt i ri i gazit bullgar. Por akoma që tani mund të thuhet se, ai duket në këtë etapë shumë më realist dhe se hapat e para nëpër rrugën e gjatë deri në realizimin e tij janë shumë mirë të menduara. Asgjë e çuditshme që një ditë të niset dhe Rryma Bullgare e Gazit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..