Sofja ishte mikpritëse e Konferencës së Pestë të ministrave të punës dhe të punësimit në bazë të vijës së Dialogut Euro-Aziatik për zhvillim të qëndrueshëm social. Ministrat e punës dhe zëvendësit e tyre prej 40 shteteve paraqitën pikëpamjet e veta për bashkëpunim, që të mund të garantojnë një punë të denjë dhe një mbrojtje sociale të punonjësve.
Mes miqve të forumit qenë delegacione të shteteve më të zhvilluara ekonomike në botë si Kina, Japonia, Australia dhe Gjermania. Kryetar i forumit ishte zëvendëskryeministri dhe ministër i punës Ivajllo Kallfin. Sipas fjalëve të tij në deklaratën e vendeve-pjesëmarrëse në Dialogun Euro-Aziatik parashikohen një sërë masash me një interes të përbashkët për zhvillimin ekonomik. Dhe akoma për kontributin bullgar në dialogun për afirmimin e kushteve të drejta të punës nga ministri Ivajllo Kallfin:
“Mesazhi im personal ndaj ministrave nga Evropa dhe Azia është se, sa më shumë praktika të mira këmbejmë, kaq efekt më të mirë do të kenë ato mbi tregun e punës. Sot një sfidë përpara ekonomisë së çdo një shteti është mobiliteti punonjës. Shumë shpesh të rinjtë lëvizin nga një vend në tjetrin, këmbejnë vendin e punës dhe ne jemi të detyruar të krijojmë kushte për punë, të cilat janë të përshtatshme, pavarësisht nga shteti. Një nga temat është e lidhur me prodhimin e mallrave, pavarësisht se cilat, të cilat udhëtojnë përmes vendeve të ndryshme dhe është shumë e rëndësishme të respektohen standardet. Të mos të përdoret puna e fëmijëve, të mos të ketë dhunë mbi punonjësit, të paguhen rroga të drejta dhe të respektohet parimi i punës së denjë. Kontributi bullgar drejt respektimit të këtyre standardeve është puna mbi programet për punësimin e rinisë, përmirësimi i kushteve të punës dhe dialogu shumë i mirë, i cili ekziston mes partnerëve socialë dhe qeverisë” – shënon ministri Ivajllo Kallfin. Një vëmendje të posaçme gjatë kohës së takimit midis ministrave të punës i ishte kushtuar papunësisë së rinisë. U vëzhgua një tendencë negative për pakësimin e numrit të të rinjve në vendet nga Bashkimi Evropian dhe papunësia rritëse në grupin e moshës midis 18 deri më 30 vjeç.
“Masat për inkurajimin e punësimit rinor janë pjesë nga një politikë më e gjerë regjionale dhe ekonomike, prandaj duhet të shoqërohen me vendime të një mendimi, të marra në një nivel më të lartë, siç është konferenca jonë mbi vijën e Dialogut Evro-Atiatik” – mendon Mariane Tisen, komisare evropiane mbi punësimin dhe moderator mbi diskutimet midis ministrave në Sofje.
“Përkrahja jonë duhet të jetë në bazë të vijës së të rinjve, të shoqërisë dhe ekonomisë. Akoma njerëzit janë të prekur deri në një shkallë të madhe nga papunësia, nga marrja e kuadrove të kualifikuara për punë, e cila kërkon një kompetencë më të ulët dhe kualifikim, por po kështu dhe ekonomia gri. Këto probleme ekzistojnë në Evropë dhe në Azi. Që të mund të arrijmë qëllimet e veta, duhet të vazhdojmë të stimulojmë investimet dhe rritjen e ekonomisë, që të mund të ndërtojmë një mjedis, të aftë të krijojë vende të reja pune. Kemi nevojë prej një politike aktive sa i përket tregut legal të punës, të drejtuar drejt forcës së punës. Duhet t’i drejtojmë përpjekjet drejt lehtësimit të lidhjes midis shkollës dhe arsimit pas kësaj kualifikimin suplementar dhe procesin e punës. Është e nevojshme të përmirësojmë mjedisin e biznesit, që të mund të provokojmë synim drejt një kualifikimi më të mirë të punonjësve, të mund të ndërtojmë një respekt drejt dijes dhe përsosjes profesionale gjatë gjithë jetës. Ndaj këtyre përpjekjeve duhet të përfshijmë dhe punonjësit dhe punëdhënësit njëkohësisht. Është e nevojshme të stimulojmë sipërmarrësin e rinisë dhe vet emërimin. Por duhet t’u kushtojmë një vëmendje të posaçme grupeve të riskut dhe atyre të prekshme, të cilat mbeten në anë nga tregu i punës, përfshi dhe migrantët.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..