Në një moment, kur diskutohen amendamentet e Kushtetutës, në pushtetin gjyqësor të Bullgarisë ka shumë mosmarrëveshje, të cilat politizohen. Në fillim të javës që po ik Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehu pakënaqësi ndaj punës së ministrit të drejtësisë Hristo Ivanov, i cili refuzoi të hapë procedura disiplinore kundër prokurorëve të Prokurorisë së Qytetit të Sofjes, gjë që e kërkonte vet Këshilli. Kjo kërkesë e inatosi kryeprokurorin Sotir Cacarov, i cili u ankua para Komisionit Evropian. Në fund të javës një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ripohoi se e gjithë kjo u bë shkak për tensionin midis anëtarëve të institucionit. Tensioni rreth ndryshimeve në kushtetutë u transferua edhe në koalicionin në pushtet. Partia e së majtës ABV, e cila përkrah pushtetin, e caktoi ministrin e drejtësisë si pengesa kryesore për realizimin e reformës efektive gjyqësore. Partia e së djathtas Demokratë për Bullgarinë e Fortë tha, se të djathtat në koalicionin në pushtet nuk përkrahin asnjë nga ndryshimet e propozuara në prokurori dhe se në se ministri i drejtësisë do të hiqet nga pushteti, ajo do të dalë nga qeveria. Dhe përderisa magjistratët dhe politikanët diskutuan, shtetasit kërkuan reforma edhe më radikale. Kështu situata u bë tepër e ndërlikuar. Vet kryeprokurori drejtoi disa pyetje domethënëse para gazetarëve dhe vet iu përgjigj ashtu: Çfarë bëjmë tashmë një vit në sistemin gjyqësor? Zhvillojmë diskutim me temë Kushtetutë. Bëjmë vetëm këtë! Të keni dëgjuar për një projekt ligj për korrigjimin e Kodit Penal dhe për ndryshim të përmbajtjes “krime të korrupsionit”? Jo, nuk keni dëgjuar! E humbëm një vit në diskutime mbi tema strategji, kushtetutë, kushtetutë, strategji. 20 vite humbën në strategji. Në strategjitë jemi shumë të fortë, por jemi të dobët në taktikat. Ajo e fundit është kontradiktore, sepse të tjerëve u duket, se nga aq shumë mosmarrëveshje taktike, kohën e fundit vendi po humb orientimin e vet strategjik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..