Pas dy dekadave të bisedimeve intensive për uljen e emisioneve të serrave në përmasë botërore, tema prapë hyri në rendin e ditës. Kësaj here kjo ndodh në Paris, ku nga 30 nëntor deri më 11 dhjetor mbahet Konferenca e 21-rë i kushtuar ndryshimeve të klimës. Pritet të arrihet një marrëveshje e re globale për ndryshimin e klimës. Krahas kësaj priten të zgjidhen edhe disa çështje të diskutueshme lidhura me angazhimin më të madh të shteteve për uljen e emisioneve të gazeve të serrave. Disa prej mosmarrëveshjeve akoma mbeten, por të tjerë u kapërcyen. Siç theksoi në fjalinë para të pranishmëve në forum presidenti Rosen Plevneliev, debati zhvillohet në një moment, kur çmimi i energjisë së pastër u ul në mënyrë të ndjeshme, ndërsa mundësia për kufizimin e konsumimit të energjisë u shtua.
Tashmë ndotësit më të mëdhenj në përmasë botërore – SHBA-ja dhe Kina nuk diskutojnë çështjet klimatike si konkurrentë. Që nga viti i kaluar ata arritën një marrëveshje dypalëshe për luftë të përbashkët për uljen e emisioneve të dëmshme. Mirëpo, mbeten mosmarrëveshje midis shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Shtetet në zhvillim ngulin këmbë që shtetet e zhvilluara, që lëshojnë më shumë emisione të karbonit të financojnë kalimin tek energji të gjelbër dhe të ndihmojnë që më të varfëritë të përballojnë pasojat nga klima që po ndryshohet. Premtimet janë të mëdha, por janë larg shumës së pritur nga 100 miliard dollarë për vit.
Pas deklaratave zyrtare, tashmë në kuadrin e Konferencës së Parisit zhvillohen bisedime të vështira. Delegacioni bullgar është i autorizuar të mbrojë çështje të financimit dhe zhvillimit të teknologjive të larta dhe të ndërtimit të kapaciteteve për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në kontekstin e ndryshimeve të klimës dhe adaptimit. Sipas Komisionit Evropian Bullgaria është një nga 13 vendet anëtare të BE-së, të cilët do të realizojnë të gjitha qëllimet kombëtare deri në vitin 2020 në fushën e burimeve ripërtëritëse, efektivitetit energjetik dhe uljes së emisioneve të gazeve të serrave në transport, bujqësidhe menaxhim të plehrave.
Në fakt 7 vjet para përfundimit të afatit, Bullgaria rriti kuotën e energjisë ripërtëritëse në përzierjen energjetike deri në 20 për qind. Ajo uli emisionet e serrave me 20 për qind dhe në të njëjtën kohë rriti efektivitetin energjetik me 20 për qind. Tani përkrah qëllimin e BE-së, që deri në vitin 2030 të ulen emisionet e serrave me 40 për qind. Bullgaria është në një nga vendet e para në Evropë edhe në mbrojtjen e ekosistemeve natyrore dhe larmisë biologjike, sepse një e treta e territorit të saj është e mbrojtur me standardet më të larta në botë për ruajtjen e mjedisit dhe janë pjesë e rrjetit mbarë evropian “Natyra 2000”. Mirëpo, disa prej këtyre arritjeve, për shembull burimet ripërtëritëse energjetike u bënë realitet me një çmim të lartë social. Krahas kësaj pjesa e madhe e territoreve të mbrojtura natyrore, shpesh herë bëhet shkak për tension midis shtetit, sektorit privat dhe organizatave joqeveritare ekologjike. Angazhimi i qeverisë me mbrojtjen e mjedisit nuk është i mirëpritur nga të gjithë. Nga ndonjëherë disa e kritikojnë, të tjerë kanë dyshim për kontrata prapa perdes me biznesin në dëm të ekologjisë.
Sidoqoftë, angazhimi i vendit mbetet. Dhe përderisa në Paris zhvillohen bisedime mbi çështje globale, në Sofje mbahet një konferencë iu kushtuar ndryshimeve të klimës dhe sfidave para natyrës dhe turizmit bullgar.
Deri në përfundimin e forumit në Paris ka akoma kohë dhe që tani është e vështirë të thuhet, si do të përfundojë. Tani për tani shpresat janë të mëdha. Plotë optimizëm, por edhe dramatizëm ishin fjalët përfundimtare të presidentit bullgar Rosen Plevneliev në forumin e Parisit: “E ardhmja është e paçmueshme, por emisionet e karbonit nuk janë. Sot duhet të vendosim si do të paguajmë këtë çmim, sepse duhet të garantojmë ditën e nesërme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..