Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dashuria, Bilanci, Liria dhe të Menduarit” në koncertet e Zhivko Petrovit të kushtuara Krishtlindjeve

Foto: arkiv personal

Gjatë viteve të fundit muzika xhaz në Bullgari zhvillohet me sukses. Muzikantët bullgarë krijojnë muzikë të vetë autori dhe grumbullojnë përvojë të vlefshme në turnetë jashtë shëtit dhe në takimet me xhaz muzikantët e skenës botërore. Një nga instrumentistët më të dalluar tanë është Zhivko Petrov, të cilin e kemi prezantuar shumë herë në programet tona.

Sivjet ishte shumë i frytshëm për të dhe për trion e tij JP3. Pianisti krijoi dy albume, bëri një turne në Kanada, tani prezantohet para publikut bullgar. Gjatë pranverës Zhivko Petrovi krijoi albumin e tij të parë solo “After 4”. Për Radio Bullgarinë ai tha se zemra e tij, ndjenjat dhe perceptimet personale e frymëzuan për krijimin e 10 veprave të përfshira në album. Kështu pianisti befasoi adhuruesit e tij me vepra klasike, jo të muzikës xhaz. Zhivko është i mendimit se njeriu duhet të grumbulloje mjaft përvojë dhe pjekuri për të krijuar pjesa klasike. Katër janë gjërat më të rëndësishme në jetën e tij – dashuria, bilanci, liria dhe të menduarit. I frymëzuar nga ata muzikanti i talentuar krijon tashmë shumë vjet me radhë. Ai kërkon frymëzim edhe në katër drejtimet e botës  gjatë udhëtimeve, në mençurinë e grumbulluar gjatë katër dekadave të e jetës së tij. Ja se çfarë tha ai para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

“Mund të thuhet se turneu im me albumin “After 4” është turne i Krishtlindjeve, pavarësisht se filloi akoma në shtator në festivalin e arteve Apolonia (në qytetin bregdetar Sozopol). Dy muaj më vonë mora pjesë në festivalin e muzikës xhaz në qytetin e Plovdivit. Gjatë dhjetorit planifikoj koncerte në Burgas, Dobriç, Varna, Veliko Tërnovo dhe Sofje.”

Pothuaj njëkohësisht doli edhe albumi “Between the world”i trios së tij JP3. Veselin Veselinov – Eko, Dimitër Semov dhe Zhivko Petrov bënë një turne kombëtare, pastaj dhënë koncerte në qytetet më të mëdha të Kanadasë. Atje Zhivko prezantoi edhe albumin e tij “After 4”. Duke pasur parasysh reagjimin e publikut mund të them se muzika e tij u pranua shumë mirë, në mënyrë emocionuese. Si autor në albumin “Between the world” kontribut të vet ka edhe Vselin Veselinov – Eko. Të dy muzikantët kanë një kompozim të përbashkët, kushtuar muzikantit legjendar Jako Pastorius.

Çfarë mund të presim deri në fundin e vitit na tregoi Zhivko Petrovi: “Më 8 dhjetor do të prezantoj “After 4” në Sofje. Përveç pjesëve në të do të interpretoj edhe kompozime të reja. Ndër ta ka një suitë filmi, të cilën e kompozova me rast të përvjetorit të 100-të të kinemasë bullgare. Ajo është një kompilim të melodive nga filma të ndryshme bullgare. Do të interpretoj natyrisht edhe xhaz. Deri në fundin e dhjetorit kam edhe dy projekte të tjera shumë të forta. Më 15 dhjetor planifikoj një koncert me muzikanten e njohur Bellosllava, më 20 dhjetor vazhdoj me projektin për katër piano të mëdha “Xhazi takon klasikën”. Në të interpretojmë me Angell Zaberski-bir, Georgi Çerkin dhe Ivan Janëkov. Në program do të ketë muzikë të Krishtlindjeve, të aranzhuar nga ne me Angell. Në skenë do të ketë edhe një orkestër dhome nga Shkolla Muzikore Kombëtare dhe një seksion për ritëm – Dimitër Semov (perkusione) dhe Boris Taslev (kontrabas).”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Mariçkov

U nda nga jeta muzikanti i dashur bullgar Kirill Mariçkov

Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..

botuar më 24-10-11 9.24.MD

"Vjedhësi i ëndrrave" – kënga më e fundit e DARA

Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..

botuar më 24-10-11 8.10.PD

"Basët bullgarë për Boris Hristov" do të luhet në pesë qytete me rastin e 110 vjetorit të lindjes së këngëtarit të madh të operës

Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..

botuar më 24-10-11 7.35.PD