Një ylber folklorik i talenteve ndriçoi qytetin Sozopoll para ditëve të numëruara. Qyteti ynë i bukur bregdetar ishte port për shumë bullgarë, të tërhequr nga muzika dhe vallet tona popullore. Rasti ishte – Konkursi i dytë folklorik “Ylberi i Sozopollit”. Me gjithë se është shumë i ri, ai fitoi popullaritet të madh ndër aktivistët e artit tonë tradicional. Më shumë pjesëmarrës kishte nga rajoni i Varnës dhe Burgasit, nga qytetet Haskovo, Shumen etj. Për dy ditët e konkursit skena e Vatrës së kulturës “Prifti Pajisij” mblodhi 500 pjesëmarrës, të veçuar në 5 grupe sipas moshës. Ata garuan në kategoritë për interpretim solo, të dhomës, interpretim në ansambël, melodi instrumentale dhe valle. Me siguri “Ylberi i Sozopollit” është një start i fuqishëm për laureatët.
“Për vit të dytë Konkursi kombëtar folklorik “Ylberi i Sozopollit” është nën patronazhin e z. Panajot Rejzi – Kryetar i Bashkisë. Qëllimi i konkursit është shfaqja e talenteve në fushën e artit folklorik muzikor-valltar. Secili prej pjesëmarrësve merr diplomë për pjesëmarrje dhe për klasifikimin përkatës nga juria profesionale. U paraqitën shumë kolektiva valltare, vokale, të cilët interpretuan folklor tradicional dhe të përpunuar, gjithashtu dhe shumë pjesëmarrës individual – rreth 160 në grupet e ndryshme të moshës. Niveli ishte jashtëzakonisht i lartë dhe juria u vështirësua, por në fund të fundit të gjithë mbetën të kënaqur nga vlerësimi preciz. Kishte Çmime speciale, që ishin për kontribut të jashtëzakonshëm në artin e interpretimit. Në vend të parë dua të theksoi se u dhanë dy Çmime për interpretim me stil të këngëve popullore – Petja Panevës nga Shkolla Kombëtare e Arteve “Dobri Hristov” – Varna, dhe Pllamena Ilievës nga Burgasi. U dha çmim pjesëmarrësit më të vogël – Katerina Lluçkovës – një fëmije 4 vjeç me talent të madh, ajo ishte nga kopshti i fëmijëve “Detelina” në qytetin Burgas. Pjesëmarrësi më i moshuar ishte interpretues i gajdes dhe ishte 86 vjeçar. U dhanë çmime të posaçme për pedagogun më të ri, si dhe për arritje më të larta në fushën e pedagogjisë.”
Për herë të parë në konkurs u paraqit kostumi tradicional popullor. Grupi vokal për folklor autentik “Ruçej” nga qyteti Topolli, afër Varnës, prezantoi kostumet popullore karakteristike për rajonin. Amatorët gjithashtu morën çmim të posaçëm.
“Jam e lumtur, se folklori është i gjallë në zemrat e të rinjve dhe të moshuarve, jam e lumtur, se pasuria jonë kombëtare do të ruhet” – tha në përfundim znj. Pepa Zaprjanova.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë nga arkivi persona i Pepa Zaprjanovës
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..