Duke u nisur drejt qytetit Vidin po përgatitem shpirtërisht se do të ndodhem në rajonin më të varfër të BE. Rruga gjarpëron përgjatë malit të mbuluar me ngjyrat e vjeshtës. Nga të dyja anët e rrugës shtrihen sipërfaqe të lëruara, herë here gjelbërojnë të lashtat. Isha në pritje të shoh fusha dhe arra të braktisura, por nuk pash asnjë copë toke të papunuar. Kështu po lind shpresa, se kjo krahinë e Bullgarisë do të përmirësohet përsëri. Kur mbërrita në qytet iu drejtua bregut të lumit Danub, që t’i kënaqem lumit dhe “Urës Danub 2” që lidh dy brigjet e tij.
Ju ftoj të bëjmë së bashku një shëtitje në pjesën qendrore të qytetit, ku në distance prej 1 kilometri janë përqendruar monumente kulturore-historike nga epoka romake, Mesjeta bullgare, sundimi osman dhe përudha pas Çlirimit. Në kthesën piktoreske të lumit të madh evropian krenare ngrihet kështjella “Baba Vida” – simboli i qytetit Vidin. Ajo është e vetmja pajisje mbrojtëse mesjetare të ruajtur plotësisht, për këtë arsye në vitin 1927 është shpallur monument i kulturës popullore. Pjesë prej themeleve janë nga kështjella romake “Bononia” (njeri prej emrave të lashtë të qytetit).
“Baba Vida” spikat me bastionet dhe kullat e saj të bëra me mjeshtëri të rrallë, ka shumë frëngji dhe ambiente të ndryshme prej guri. Ka mbledhur në vetveten historinë mijëvjeçare të kësaj krahine edhe sot ajo është si një “rojë e përjetshme e Danubit” dhe ka vend në jetën e sotme të qytetit. Ajo është vend i preferuar për koncerte, festivale dhe xhirime të filmave të ndryshëm. Në afërsi është sistemi i fortifikuar osman “Kaleto” (shekujt XVII-XVIII) i cili është lidhur me kështjellën.
Pjesë prej tij janë portat monumentale të qytetit – katër nga toka dhe pesë nga ana e lumit, të cilët i japin një kolorit të papërsëritshëm pjesës qendrore të qytetit. Këtu ndodhet e ashtuquajtura
“Kazerma në formë kryqi”, ndërtuar në vitin 1801. Është interesant plani i saj arkitekturor – kryq me brinjë të barabartë. Sot këtu organizohen ekspozita të ndryshme. Nuk duhet të harrojmë dhe muzeun historik “Konaka”.
Godina e tij është ndërtuar në shekullin XVII. Së pari ka qenë drejtori policore, pas themelimit të Ekzarkisë Bullgare në vitin 1870 i është dhënë Komunitetit kishtar bullgar. Pas Çlirimit këtu ka punuar bashkia e qytetit. Sot në muze vizituesit mund të njihen me historinë e pasur të rajonit nga antikiteti deri në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878).
Dashamirësit e turizmit fetar po kështu ka se çfarë të shikojnë: këtu ndodhet kisha katedrale “Shën Dhimitri”. Ajo është e dyta për nga madhësia në vendin tonë pas Katedrales patrikane në Sofje “Shën Aleksandër Nevski”. Turistët mund të hyjnë në disa kisha më të reja ose më të vjetra, mund të shohin rrënojat e Sinagogës hebraike, mund të frekuentojnë kishën e vogël “Shën Pantelejmon” në oborrin e Mitropolisë së Vidinit. Është ndërtuar në shekullin e XIV dhe është me status të monumentit të kulturës popullore nga viti 1927, pranë saj është mauzoleu i Ekzarkut Antim të I, mitropoliti prej Vidinit, Ekzarku i parë bullgar, kryetar i Kuvendit të parë të Madh Popullor, që ka miratuar Kushtetutën e Tërnovos. Menjëherë bën përshtypje toleranca tradicionale bullgare. Një rrugicë e ngushtë e ndan Mitropolinë e Vidinit nga xhamia dhe biblioteka e drejtuesit të qytetit Osman Pazvantoglu. Xhamia është në stilin tipik oriental, por zbulohen dhe ornamente të barokut të vonshëm francez. Në oborrin e saj me buzëqeshje na priti Samet Ismaillov, imam i qytetit Vidin dhe na tregoi:
“Xhamia është ndërtuar në vitin 1801. Sipas mbishkrimit, të ruajtur mbi portën hyrëse, Pazvantoglu e ka dedikuar xhaminë të atit. Një vit pas kësaj ka ndërtuar xhaminë dhe bibliotekën, të dedikuarsë ëmës. Osman Pazvantoglu ka ndërtuar shumë godina, xhami të tjera në Vidin, çezma dhe ura. Mbi ato të ndërtuara prej tij ai ka vendosur simbolin tradicional për besimin – gjysmëhënen. Por këtu ka vendosur – një zemër. Ka shumë versione për këtë, por konsiderohet, se duke vërë zemër në majën e minares, ai ka dashur të theksojë dashurinë e vete ndaj prindërve. Njëkohësisht ai ka dhënë shembullin, se prindërit duhet të respektohen dhe të dashurohen. Për këtë arsye xhamia dhe biblioteka janë unike edhe në botë. Ne krenohemi, se kemi xhami me një simbol të tillë, se ajo është ndërtuar pikërisht në Bullgari dhe përpiqemi të ruajmë këtë mesazh dhe t’u dorëzojmë brezave pas nesh. Gjithçka brenda xhamisë: gdhendjet mbi dru, ornamentet, vitrazhet janë autentike.”
Në oborrin e xhamisë bën përshtypje biblioteka e sunduesit osman. Imam Ismaillov vazhdoi tregimin e tij:
“Shumë njerëz mendojnë, se pasi ajo ndodhet në oborrin e xhamisë , këtu ruhet letërsi fetare. Përkundrazi. Librat që janë ruajtur këtu janë në disa gjuhë. Pjesa më e madhe prej tyre janë në frëngjisht, sepse Pazvantoglu ka mbaruar arsimin e vetë në Francë. Letërsia është nga librat kulinare deri te librat për kopshtarinë. Pjesë prej kësaj pasurie është në Bibliotekën Kombëtare në Sofje, pjesa tjetër – në Republikën e Turqisë. Sot godina gjithashtu është bibliotekë, por me letërsi moderne dhe të larmishme. Dyert e xhamisë dhe bibliotekës janë të hapura për të gjithë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Silvija Nikollova, Bashkia e Vidinit dhe wikipedia.org
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..