Kur dy fuqi të mëdha keqësojnë marrëdhëniet e tyre, më shpesh nga kjo vuajnë shtetet më të vogla. Kjo është perifraza e një fjale të urtë popullore bullgare. A do të jetë e saktë kjo urtësi për Bullgarinë si rezultat i konfliktit të ashpër që u shpërthye midis Rusisë dhe Turqisë, të cilët shekuj me radhë luftuan si armiq, por deri dje ishin më të afër se sa vëllezër? Mirëpo, në këtë situatë mund të jetë e përshtatshme një fjalë tjetër të urtë popullore bullgare se peshku kapet në ujë të turbullt. Thënë me fjalë të tjera, a do të arrijë Bullgaria të fitojë nga kriza në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë, ose do të pësojë dëme nga shkelja e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve fqinje?
Është tepër e vështirë të jepet një përgjigje e saktë. Bullgaria nuk është në gjendje t’i ofrojë tregut të madh rus të gjitha mallrat, të cilët ajo importonte nga Turqia, duke përfshirë edhe mallra ushqimore. Bujqësia bullgare nuk mund të sigurojë agrume. Këtu nuk rriten tërë vitin sasi të mëdha perime dhe fruta të freskëta. Është e vërtetë, se industria e konservave mund t’i shpresojë një perspektive më të mirë për daljen në tregun rus. Por problemi është a janë gati fabrikat e konservave të reagojnë ose duhet të presin rendimentet e ardhshme. Mirëpo, deri atëherë mund të hiqen edhe sanksionet ruse për mallrat ushqimore të importuara nga BE-ja.
Kufizimet e Moskës do të prekin edhe importin rus të tekstileve nga Turqia, e cila është lidere botërore në këtë fushë. Bullgaria gjithashtu ka pozita të mira në këtë sektor. Ja përse biznesi ynë duhet të bëjë provë të ngjitet sa më parë në trenin rus, në vend të pasagjerëve të larguar turk. Në të njëjtën kohë Bullgaria mund të fitojë pozita të reja në tregun energjetik turk, pasi rusët e ngrirën ndërtimin e centralit të ri atomik aty. Sa e keqe të jetë gjendja financiare e energjetikës bullgare, në vend prodhohen sasi të tepruara të rrymës elektrike dhe Bullgaria eksporton prej tyre më në veçanti për vendet fqinje. Dështimi i këtij projekti energjetik në Turqi me siguri paracakton mundësi të mira për eksportin bullgar të rrymës elektrike për këtë vend. Në listën e mundësive potenciale për ekonominë bullgare mund të përfshihet edhe turizmi. Për shkaqe të ndryshe, numri i turistëve rusë kohët e fundit u ul në mënyrë të ndjeshme si në Turqi, ashtu edhe në Bullgari. Megjithëkëtë ata mbeten miqtë më të dëshiruar dhe më të shumtë. Vetoja kategorike e presidentit Putin mbi udhëtimet e rusëve në Turqi, patjetër mirëpritet nga sektori turistik bullgar, i cili ndoshta do të përpiqet të tërheqë në pushimoret bregdetare bullgare gjatë verës të paktën një pjesë të rusëve, të cilët deshën të pushojnë në detin turk.
Aktuale bëhet edhe tema për qendrën ndarëse evropiane të gazit në bregdetin bullgar në afërsi të qytetit Varnë, gjë për të cilën ëndërrojnë pushtetarët bullgarë. Tani më se kurdoherë tjetër është e sigurt, se gazsjellësi Rryma Turke nga Rusia përmes Turqisë deri te Greqia dhe mbarë Evropa nuk do të realizohet. Krahas kësaj nuk do të ketë qendër ndarëse në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, sepse ajo nuk do të ketë çfarë të ndajë. Me ndërtimin e shpejtuar të lidhjeve me sistemet e gazit të vendeve fqinje, Bullgaria tashmë në mënyrë më realiste mund të ëndërrojë të bëhet qendër ndarëse të gazit për Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
Çdo e keqe për të mirën është një fjalë tjetër bullgare të urtë. Ka disa shkaqe që t’iu shpresojmë kësaj urtësie, por në ditët tona e vërteta e përjetshme dhe absolute nuk ka. Për më tepër se në një konflikt eventualisht në thellim midis Rusisë dhe Turqisë – vendit më të fuqishëm ekonomikisht fqinj të Bullgarisë, nuk mund të mos mbajë kërcënime reale. Dhe në rast të zhvillimit të keq të situatës, kjo do të fshijë të gjitha dobitë potenciale për vendin tonë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..