Në takimin e tyre në Bruksel, të thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme pas atentateve më Paris më 13 nëntor, Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë ranë dakord që të gjithë njerëzit që kalojnë përmes kufijve të jashtëm të Bashkimit, pavarësisht se cilit shtet i përkasin, do të kontrollohen në sistemet për kërkimin e krimineleve. Nga Parlamenti evropian u kërkua që të miratojë një regjistër unik të udhëtarëve me avion. Miratimi i programit me të ashtuquajturat të dhëna të rezervimit të udhëtareve prej shumë kohe shlyhet nga deputetët evropianë për shkak të debateve rreth sigurisë së të të dhënave personale. Objekt i kontrollimeve tashmë do të jenë edhe njerëzit me të drejtën e lëvizjes së lirë, gjë për të cilën në fund të vitit priten ndryshime në Kodin e kufijve të Shengenit. Zyra juridike e Këshillit të Ministrave bëri saktësimin e rëndësishëm, se kufijtë e jashtëm të Bullgarisë, Rumanisë, Qipros dhe Kroacisë konsiderohen si kufij të Hapësirës Shengen, kjo supozon, që Bullgaria duhet të jetë pjese e procesit të marrjes së vendimeve për këto ndryshime.
Menjëherë pas forumit Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova komentoi, se Bullgaria jo vetëm pranon masat e miratuara pa kontestim, por bile ka gatishmëri të shkallët së lartë për t’i aplikuar. Në të vërtetë, disa orë pas atentateve në Paris në praktikë autoritetet bullgare zbatuan nëpër kufirin e jashtëm të BE regjim të kontrollit të plotë. Kryhen kontrollime jo vetëm nëpër kufijtë e jashtëm, por edhe në ata të brendshëm.
Për Bullgarinë miratimi i direktivës për të dhënat e rezervimeve të pasagjerëve është vendimtar në këtë moment dhe ajo ka gatishmëri që deri në mesin e vitit të tjetër të ketë strukturë të vetë pranë Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Me gjithë rezervat e Parlamentit Evropian, ajo tashmë ka ndërtuar sistem të ngjashëm. Qeveria para pak kohe bile miratoi projekt për marrëveshje me SHBA për shkëmbim të informacionit për udhëtarët, në bazë të së cilës do të bëhet skrining kufitar dhe skrining i terroristëve për identifikimin e personave që përbëjnë rrezik potencial dhe të cilët marrin pjesë në udhëtime ndërkombëtare. Është me rëndësi të shënohet, se marrëveshja do të zbatohet në përputhje me kërkesat e Marrëveshjes midis BE dhe SHBA për përdorimin dhe dorëzimin e të dhënave të rezervimeve të pasagjerëve, nënshkruar në vitin 2011.
Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave Evropianë të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë arriti në konkluzionin për nevojën e masave të menjëhershme në luftën kundër terrorizimit, duke përfshirë parandalimin e radikalizmit, mbështetje për të cilët dëshmoi Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov. Bullgaria në fakt prej disa muajve ka projekt për strategji kundër radikalizmit dhe vetëm dy ditë pas atentateve në Paris e aktualizoi.
Një motiv i përbashkët në debatet në mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, që u mbajt në Bruksel, ishte nevoja, që përfundimet e Këshillit të zbatohen në praktikë. Bullgaria mund të ketë gatishmëri për zbatimin e tyre, por pritet që të shohim si përpjekjet e saj në këtë drejtim do të sinkronizohen me ato të vendeve të tjera anëtare të BE. Nevojitet gjithashtu, sidomos në lidhje me luftën kundër radikalizmit, një punë më serioze ligjvënëse në parlamentin kombëtar.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..