Allbena Petroviç-Vraçanska është kompozitore, dirigjente korale, pianiste dhe pedagoge. Është një damë artistike dhe plotë joshje dhe energji pozitive. Lindi në Sofje, këtu mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore, por më se dy dekada jeton në Luksemburg, ku tashmë ka vendin e vet në jetën kulturore. Allbena është e bija dhe mbesa e muzikantëve. Për jetën fëmijërore ajo kujton:
“Ati im, i cili ishte trombonist dhe dirigjent nuk deshi, që edhe unë të merrem me muzikë. Ai me këmbëngulje i largonte provat e mija dhe më thoshte se këndoj false. Krahas kësaj më thoshte se ky profesion nuk është i përshtatshëm për gra. Ndoshta këtë më stimulonte edhe më të mos heq dorë, dhe pandërprerë t’u drejtoj lutje prindërve të merrem me muzikë. Ndryshe nga moshatarët e mi fillova t’i bie pianos kur isha 10 vjeçare. Gjyshi im – Andrej Vraçanski është autor i shumë veprave muzikore në stilin folklorik, i shumë marsheve dhe valsëve për orkestra frymore. Ati im ishte dirigjent i një orkestre ushtarake. Si muzikante dhe ekzekutuese u formova në Bullgari, por në Luksemburg specializova teknikat e kompozimit të shekullit XX. Mësuesi im i parë ishte kompozitori Pllamen Xhurov. Kështu arrita të hyj në muzikën e sotme dhe fillova të kërkoj forma të reja. Rregullat e muzikës klasike i zbulova në Akademinë te profesori Aleksandër Rajçev.”
Para pak kohe u bënë incizimet e albumit të ri me vepra prej autori të muzikantes bullgare Allbena Petroviç-Vraçanska. Pjesat janë në ekzekutim të pianistit Romen Njusbaum. Albumi u realizua nga Shtëpia Muzikore “Gega Nju”. Ai do të prezantohet në Luksemburg në fillim të vitit 2016 – më 25 janar. Ndërsa në Bullgari premiera e tij ishte më 25 tetor. Për Radio Bullgarinë autorja dha tri prej kompozimeve të reja nga albumi i ri që titullohet “Ëndrra e kristaltë”.
“Në periudhën e viteve 1991 – 1995 shumë muzikantë bullgarë për shkaqe ekonomike kërkuan bukën e gojës në vende të tjera. Unë u vendos në Luksemburg si pianiste në një bar. Kisha vështirësi, sepse aty fliten tri gjuhë dhe ishte e domosdoshme që shumë shpejtë t’i përvetësoja. Më vonë fillova të jap mësime të pianos dhe të dirigjoj kore të amatorëve. Edhe më sot drejtoj tre kore dhe tri ditë në javë jam e angazhuar me ta. Shpesh në repertor përfshij edhe këngë bullgare. Kemi dhënë koncerte vetëm me vepra bullgare. Shpesh e kompozoj veprat e mia me porosi. Kam shumë miq, të cilët ekzekutojnë veprat e mia.”
Koncerti në Bullgari dhe incizimet ishin shkaku për të cilin pianisti Romen Njusbaum vizitoi për herë të parë Bullgarinë. Për punën e tij me kompozitoren bullgare Allbena Petroviç-Vraçanska ai tregon:
“Më pëlqen këtë muzikë, sepse është shumë emociononte. Kur bëhet fjalë për vepra moderne, disa njerëz kanë paragjykime. Mirëpo, muzika e kompozuar nga Allbena Petroviç-Vraçanska është pushtuese. Merr pjesë në këtë projekt, sepse ajo është krijuese e talentuar dhe një njeri interesant. Studiova në Zvicër në klasën e profesoreshës bullgare Rada Petkova. Mund të them, se edhe më sot ajo është pedagogia më e rëndësishme në jetën time profesionale. Kështu që mund të them, se e njoh shkollën muzikore bullgare të pianos. Më bëri përshtypje se këtu njerëzit pëlqejnë muzikën, gjë që është me rëndësi të madhe.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..