Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radka Aleksova: Kori “Misteri i zërave bullgarë” tashmë 45 vjet është shtëpia ime e dytë

Foto: bnt.bg

Radka Aleksova i përket brezit të këngëtarëve popullorë që kanë rritur në mjedisin natyror të ditëve të punës dhe të festave në fshat, që gjithmonë janë shoqëruar me muzikë popullore. Ajo zhvilloi talentin e vet nën ndikimin e këngëve të interpretuesve amatorë të fshatit Graovo – pjesë e krahinës folklorike të Shopllukës, Bullgarisë Perëndimore.

“Kur isha fëmijë nuk dija çfarë dua të mësojë dhe të punojë – rrëfen këngëtarja. Ishim tre fëmijë, ishim shumë të varfër, por kishim lumenj, pyje dhe lëndina të gjelbra. Këndoja në korin e shkollës, i cili ishte shumë i mirë. Më pëlqente të recitoja poezi në ditët e festave. Kam marrë pjesë edhe në shfaqjet teatrale të shkollës. Siç dukej, fati më kishte përcaktuar të jem në skenë. Gjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar në vendin tonë kishte shumë kolektiva popullore amatore pranë vatrave dhe shtëpive të kulturës. U paraqita në një konkurs për  korin pranë Shtëpisë sindikale të minatorëve në fshatin tim të lindjes Studena dhe kështu filloi formimi im i vërtetë si këngëtare. Dirigjenti i korit Bojan Nankov ishte pedagog i njohur vokal. Këtu mësova stilin karakteristik folklorik të të kënduarit të Graovos, përfaqësuese e të cilit jam.”

Radka Aleksova është përfaqësuese e njohur e stilit unik folklorik të Graovos, që është karakteristik për rajonet e qyteteve të Bullgarisë Perëndimore Pernik, Radomir, Breznik. Tandemi muzikor dhe familjar – Radka Aleksova dhe kompozitori Bojan Nankov, u jep impulse sukseseve të përbashkëta krijuese, të cilët janë shkaku për famën  botërore të këngëtares sonë të talentuar, e cila jo një herë e ka ngritur në këmbë publikun në kënde të ndryshme të botës.

“Shkolla e madhe e këngëve popullore më çoi në Korin popullor pranë Radios Kombëtare Bullgare – vazhdoi ajo. – Ky hap shënoi kthesë të madhe në jetën time. Katër dekada Bojan Nankovi ishte bashkëshorti, kompozitori, dirigjenti im. Të gjitha këngët e mia – solo dhe duete, janë të përpunuara prej tij, janë nën dirigjimin e tij dhe janë të incizuara me të dhe me Orkestrën Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Në vitin 1971 patëm një turne në Francë. Këto janë kujtimet e mija të paharrueshme. Në vitin 1988 producenti i njohur zviceran Marsel Selie u bë kumbari i korit tonë “Misteri i zërave bullgarë”. Në vitin 1990 erdhi dhe çmimi “Grami” – për secilën prej këngëtarëve të korit. Merrnim ftesa nga e gjithë Evropa, Azia dhe Amerika. Realizonim turne të gjata, jepnim koncerte në sallat më të njohura në botë. Kori ynë u zgjodh ambasador i kulturës evropiane në botë. Kam kënduar në duete, në kuartete, por kontributi im personal në suksesin e korit janë këngët e mia “Nusja shterpë” dhe “U dogj mali Janina”. Gjatë të gjitha këtyre viteve isha një njeri i lumtur. Përjetova shumë rëndë vdekjen e Bojanit, por kam djalë dhe nipër, të cilët i adhuroj. Ndërsa kori “Misteri i zërave bullgarë” tashmë 45 vjet është familja ime e dytë. I falënderoi Zotit për këtë!”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD