Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE premton ndihmë për energjetikën bullgare

Foto: arkiv
Në raportin e tij të fundit për gjendjen e Bashkimit Energjetik në Evropë, Brukseli  e akuzoi për të gjitha të metat energjetikën bullgare, pasi konstatoi se ajo është në  gjendje të mjerë dhe ditën tjetër premtoi t’i japë ndihmë.

Se sektori energjetik bullgar prej vitesh ka probleme serioze, të cilët tashmë janë në përmasa  kërcënuese dhe mund të shkaktojnë shpërthime katastrofike në këtë degë kyçe, nuk është sekret për asnjërin prej politikanëve bullgarë, as për ekspertët, as për  vëzhguesit objektivë ndërkombëtarë. Prodhimi privat i energjisë elektrike është me rentabilitet  shumë të ulët dhe me humbje, me gjithë subvencionet bujare shtetërore për energji të gjelbër, kështu qe Holdingu Energjetik Bullgar dhe shoqëria e tij bijë Kompania Kombëtare Elektrike në praktikë janë të falimentuar dhe askush nuk di si do të kthehen borxhet e tyre madhështore. Furnizimi i gazit është plotësisht në duart e Rusisë, po kjo vlen edhe për energjetikën atomike. Me gjithë se në Bullgari janë regjistruar çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Evropë, shumica prej bullgarëve përjetojnë vështirësi të madhe kur duhet të paguajnë faturat mujore të energjisë së konsumuar elektrike.

Të gjitha këto dhe shumë gjëra të tjera jo shumë të mira, por të drejta, ishin zbuluar dhe ishin përmendur nga Komisioni Evropian gjatë javës së kaluar. Brukseli siç duket më në fund vendosi që t’i ofrojë ndihmë shtetit tonë që ka vend kyç  në Ballkan dhe i cili është anëtar i BE. Për këtë qëllim përfshiu në listën me prioritetet e tij energjetike disa projekte që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me Bullgarinë dhe komponentët e sektorit të saj energjetik. Vartësia e furnizimeve të gazit nga Rusia do të përballohet me para nga fondet evropiane, të destinuara për ndërtimin e interkoneksioneve me vendet fqinje të cilët zvarriten prej vitesh. Në po këtë drejtim do të jenë edhe tentativat të dilet nga gjendja tepër kritike e energjetikës elektrike. Sa dhe kur Brukseli do t’i lëshojë para Bullgarisë ende nuk dihet, por një gjë është e qartë: tashmë zyrtarisht pohohet, se vendi nuk është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet e veta dhe i nevojitet brez shpëtimi. Ky fakt është një plus për burokratët  e Brukselit aq të kritikuar dhe është dëshmi, se me gjithë fjalët e shumta dhe ambiciet e mëdha, autoritetet bullgare janë të pafuqishëm.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD