Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mëdhenjtë në sportin bullgar: Armen Nazarjan

БНР Новини
Foto: nazaryan.net

Milionë njerëz i bëjnë pyetje vetes: “Si bëhet yll?” Një prej këtyre yjeve është një prej personaliteteve më të mëdha në sportin bullgar Armen Nazarjan. Ai ka lindur në vitin 1974 në Masis të Armenisë dhe është bullgar i natyralizuar. Ja se si filloi historia e legjendës Armen Nazarjan – ish mundës kombëtar i stilit romak, sot trajner i kombëtarëve bullgarë.

“Si fëmijë, isha shumë i padëgjuehsëm, shumë energjik. Në rrugë, në shkollë – vazhdimisht dhe kudo. Më në fund nëna ime më tha: “Pasi ke kaq shumë energji, duhet të merresh me ndonjë sport!”

Dhe meqenëse vëllai i tij më i madh merrej me mundje, Armeni 8 vjeçar filloi ta shoqëronte në sallë. “Që ditën e dytë, ose të tretë fillova të mundem. Mundja ishte për mua. Isha 22 kg. Në këtë kategori nuk kisha shumë rivalë – vetëm tre, ose katër. Shumë shpejt i munda dhe kalova në kategorinë 29-32 kg. Megjithëse isha shumë i lehtë arrita t’i mund të gjithë rivalët. Kështu u dhashë pas mundjes”, na tregon sportisti i njohur. Vetëm një vit më vonë në Kampionatin e Qytetit për Adoleshentë ai mori medaljen e tij të parë të artë. Kjo ndodhi në vitin 1983, kurse në vitin 1996 pas medaljes së tij të parë olimpike në Atlantë, Nazarjan mori ftesë nga afaristi dhe mecenati sportiv Grisha Gançev për t’u përfshirë në skuadrën bullgare “Sllavia – Liteks”.

“Erdha në Bullgari dhe duke qenë pjesë e skuadrës kombëtare bullgare mora pjesë në garën për “Kupën Evropa” në Moskë, ku arritëm ta zëmë vendin e dytë si skuadër, pas rusëve. Vendosa të mbetem këtu dhe të garoj për Bullgarinë. Premtova të marrë shumë medalje për vendin – na tregon Armen Nazarjan.

Një vit më vonë ai mori edhe shtetësi bullgare. Ja se çfarë tregon sportisti për karrierën e tij të jashtëzakonshme, të arritur me shumë punë dhe devotshmëri:

“Gjatë vitit 2000 në Olimpiadën në Sidnej mora medaljen time të dytë olimpike, por ende nuk e kisha fituar titullin botëror. Vendosa të vazhdoj përpara dhe të plotësoj koleksionin tim me medaljen e artë të Kampionatit Botëror. Dhe vërtet arrita të bëhem kampion botëror tri herë – më 2002, më 2003 dhe më 2005. Në vitin 2004 në Olimpiadën në Athinë fitova medaljen e bronztë, sepse atje gjyqtarët më penguan. Në vitin 1998 dhe 2003 mora titullin Mundësi Nr 1 i Planetit.”

Karriera e pasur sportive e mundësit, i cili ka garuar në kategoritë 52, 58 dhe 60 kg., është plotë çmime të rëndësishme: dy herë kampion olimpik, tri herë kampion botëror, gjashtë herë kampion evropian, dy herë mbajtës i çmimit të madh bullgar “Rripi i Artë “Nikolla Petrov” etj. Të gjitha këto çmime ruhen në shtëpinë e mundësit dhe janë stimuli më i madh i dy djemve të tij – Edmond dhe Grisha, për të ecur në rrugën e tij. Armen shpreson se një ditë edhe ata do të sjellin në shtëpi medalje olimpike. Sa për vajzën e tij Inesa, ajo preferon ta ndihmojë nënën e saj – armenen e bukur Inga, në punën shtëpiake.

Çfarë njeriu është Armeni, sipas familjes dhe miqve të tij?

“Që të jesh patriot i madh, para se gjithash duhet të jesh njeri i madh. Kam shumë miq, e dua shumë familjen time, e cila për mua është Nr 1, i dua shumë fëmijët e mi, gruan time, e cila kujdeset shumë për ne. Kam miq, të cilët më respektojnë shumë dhe vazhdimisht më ftojnë si mik nderi në turne të ndryshëm. Shpresoj të jem gjithmonë në këtë nivel të lartë” – tha në përfundim mundësi legjendar bullgar me origjinë armene Armen Nazarjan.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Karllos Nasar është ndër dhjetë sportistët më të mirë në Ballkan

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..

botuar më 24-12-28 7.50.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar është zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë

Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..

botuar më 24-12-23 7.04.MD

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD