Lui Ajer është një zviceran, i cili mbërriti në Sofje në vitin e largët 1894 me ftesë të Ministrit bullgar të Arsimit, që të vërë themelet e kulturës fizike në atdheun tonë të çliruar nga zgjedha turke. Ai ishte shoqëruar nga dhjetëra bashkatdhetarë të tij - gjimnastikë dhe pedagogë sportivë. U përhapën disa sporte të panjohura deri tani në Bullgari, si qitja, atletika e lehtë, futbolli, boksi. Lui Ajer bleu me mjete të veta disa pajisje sportive nga Zvicra. Duhet shënuar se përveç dashurisë ndaj sportit, zvicerani i mësonte bullgarët për të qenë patriotë. Kur në vitin 1912 shpërtheu Lufta Ballkanike, ai personalisht filloi të mobilizonte vullnetarë në qytetin Ruse. “I njoh të gjitha zakonet dhe qëllimet e këtij vendi” – thonte ai. Prandaj për të ishte detyrë për ta mbrojtur atdheun e tij të dytë, siç vetë ai e quante Bullgarinë. Gjatë Luftës Ballkanike nga viti 1912 Lui Ajer ishte komandant. Për heroizmin e tij në beteja ai mori gradën “oficer-nëntoger” dhe dy herë mori kryqin “Për Trimëri”. Pas përfundimit të luftës, duke përdorur autoritetin e vet të veprimtarit të njohur sportiv në mbarë Evropën, ai botoi në frëngjisht librin “Pro Bulgaria” (nga latinishtja “Për Bullgarinë”), ku kritikon fushatën antibullgare nga ana e shtypit dhe diplomacisë perëndimore. Autori ia dhuroi të gjitha të ardhurat e ekzemplareve të shitura veteranëve bullgarë nga luftërat. Kur vendi ynë u përfshi në Luftën e Parë Botërore, megjithëse ishte në moshën 50 vjeçe, zvicerani i guximshëm mori pjesë si oficer-vullnetar krahas bullgarëve të tjerë. Kjo ishte prova e fundit e devotshmërisë së madhe të Lui Ajerit ndaj Bullgarisë. Gjatë luftërave afër Dojrant ai u vra.
Para pak kohe në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvillua një ceremoni e dorëzimit të sendeve personale të zviceranit të madh Lui Ajer. Si u arrit në këtë ceremoni tronditëse, le të dëgjojmë Shkëlqesinë e saj Meglena Pllugçieva – Ambasadoren e Republikës së Bullgarisë në Konfederatën “Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit”.
“Ndoshta e keni parë dokumentarin kushtuar këtij heroi të paharrueshëm: “Zvicerani me zemrën bullgare”. Autorët e tij janë Mario Mishev dhe Ivajllo Kënçev. Para një viti ky film u paraqit në Ambasadën Bullgare në Bern para dy bashkësive. Atëherë vendosëm kontakt me nipin 78 vjeçar të Lui Ajerit, i cili e mban emrin e gjyshit. Ai mori vendim për t’i bërë një dhuratë shtetit bullgar dhe kështu një vit më vonë unë e kam nderin për t’ia dorëzuar këto eksponate Muzeut Historiko-Ushtarak Kombëtar dhe Muzeut të Sportit në Sofje.”
Në ngjarje ishte i pranishëm ambasadori i Konfederatës së Zvicrës te ne Shkëlqesia e tij Denis Knobel. Ja se çfarë tha ai posaçërisht për Radio Bullgarinë:
“Kjo është një provë si nga ana e familjes së Lui Ajerit, ashtu edhe nga ana e Zvicrës se ky personalitet është simbol dhe shembull i lidhjeve dhe marrëdhënieve tona të vlershme, pavarësisht nga vitet. Momente të tilla historike kontribuojnë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore midis Bullgarisë dhe Zvicrës.”
Le të mësohemi nga ky patriot. Po ta bëjmë këtë, atëherë sakrifica e tij nuk do të ishte e kotë!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..