Në mbledhjen e parë, të cilën Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së zhvilloi në Bruksel pas atentateve të përgjakshme në Paris, ministri i jashtëm i Bullgarisë Daniell Mitov prapë deklaroi, se për zhvillimin pozitiv të situatës dhe për garantimin e sigurisë është e domosdoshme që shtetet e BE-së të jenë unik dhe të ndjekin një politikë të përbashkët për zgjidhjen e konflikteve. Pas forumit para gazetarëve ministri bëri një deklaratë, nga e cila mund të gjykohet, se pozita e Sofjes rreth problemit me emigrantët ngurtësohet. Ai tha drejt për së drejti, se Bullgaria prej kohe kujdeset për një numër mjaftë të madh emigrantësh në sfondin e produktit të saj të brendshëm dhe të numrit të popullsisë. Ai shtoi, se është absurde të flitet për kuota për pranim. Kështu ministri dha të kuptohet, se Bullgaria nuk ka ndërmend të pranojë më shumë refugjatë.
Ky qëndrim nuk është krejt i ri, sepse para atentateve në Paris, javën e kaluar në Maltë kryeministri Bojko Borisov deklaroi, se është me rëndësi jetike, që të ndërpritet fluksi i emigrantëve, të mbyllen kufijtë dhe të tregohet kujdes ndaj emigrantëve tashmë të mbërritur. Mezi pas kësaj, sipas zotit Borisov, duhet të mendohet për pranimin e emigrantëve të rinj.
Sipas ministrit të jashtëm bullgar tani Evropa duhet me prioritet të garantojë sigurinë e kufijve të jashtme dhe të fillojë të kthejë emigrantët, të cilët nuk e kanë statusin e refugjatëve dhe të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Kjo kërkon arritjen dhe aplikimin e marrëveshjeve për ripranim, të cilat të detyrojnë shtetin përkatës të ripranojë në territorin e vet shtetas të vet, në disa raste edhe të huaj, që kanë dalë nga territori i tij. Sipas Sofjes shteteve që ripranojnë emigrantë duhet t’u jepet ndihmë ndërkombëtare. Kjo është në fuqi më shumë për Turqinë, e cila tashmë pranoi afro 2 milionë refugjatë.
Sofja dhederi tani thoshte, se pjesa e konsiderueshme e përpjekjeve për përballimin e fluksit të emigrantëve duhet të orientohet te heqja e shkaqeve, të cilët i provokojnë, njëra prej të cilëve është organizata Shteti Islamik. Në Bruksel ministri i jashtëm bullgar deklaroi haptazi, se veprimet e deritanishme kundër kësaj organizate terroriste nuk janë efektive dhe se është e dukshme, që është i domosdoshëm një operacion tokësor kundër saj, kështu që mbetet të vendoset cilat nga shtetet do të marrin pjesë në të. Sipas ministrit zgjidhja definitive e konfliktit në Siri mund të arrihet nëpërmjet formimit të një koalicioni të gjerë, në të cilin të hyjnë shtetet e rajonit, të ndihmuar nga bashkësia evropiane dhe transatlantike.
Atentatet në Paris përshpejtuan punën mbi një problem brenda në Bullgari, zgjidhja e të cilit shtyhet prej vitesh. E pikërisht për islamin radikal, që nuk është tipik për popullsinë vendore myslimane, por predikohet në mesë ndër disa shtresa të dobëta të popullsisë. Tani për tani në Bullgari nuk ka dëshmi për qeliza të Shtetit Islamik. Mirëpo, ekspertë prej kohe paralajmërojnë, se me sjelljen e tyre përkrahësit vendor të islamit radikal kopjojnë këtë organizatë. Për inkriminimin e këtij fenomeni flitej që para atentatit kundër “Sharli Ebdo”, por nuk u ndërmorën hapa legjislativë në këtë drejtim. Kësaj here dy ditë pas atentateve në Paris, qeveria botoi në sajtin e saj projekt “Strategji për kundërvënie të radikalizimit të terrorizmit 2015 – 2020”. Ndër qëllimet e treguara në dokument janë parandalimi i radikalizimit të dhunshëm të personave ose të grupeve të veçanta të shoqërisë bullgare; kundërvënia e përhapësve të propagandës terroriste dhe radikale dhe të personave, që mbledhin anëtarë të organizatave terroriste; parandalimi dhe ndërprerja e veprimtarisë terroriste dhe persekutimi efektiv ndëshkimor i terroristëve.
Ndryshimi i politikës ndaj fluksit të emigrantëve, që hyjnë jo vetëm në vend, por në të gjitha vendet e kontinentit, me siguri do të mirëpritet nga shoqëria. Pritet të pranohet mirë edhe në BE-në, ku në shumicën e vendeve anëtare fryjnë erëra të tilla të ndryshimeve. Apele për ndryshimin e qëndrimit ndaj shpërnguljes masive dëgjohen edhe në SHBA-në. Kështu që orientimi te ndryshime në Bullgari është element i një kauze transkombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..