Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për se qeshemi në Ballkan?

БНР Новини
9
Autor: Pavel Konstantin (Rumania)

Nuk ka gjë më të bukur nga fillimi i ditës me buzëqeshje. Para erës së internetit, ku çdo ditë mund të lexojmë shaka më të ndryshme, në të kaluarën një prej shkaqeve për të buzëqeshur ishin karikaturat në gazeta. Një proverb kinez thotë se një pikturë kushton më shumë se mijëra fjalë dhe megjithëse tirazhet e gazetave po kufizohen në mbarë botën, karikaturat vazhdojnë të dëfrejnë mijëra njerëz. Provë e kësaj është interesi ndaj Festivalit Ballkanik të Buzëqeshjeve, qëllimi i të cilit është të tregojë ndjenjën e humorit të popujve ballkanikë.

Autor: Pavel Konstantin (Rumania)Julian Stankullov – drejtori artistik i fondacionit “Imeon Ballkani”, i cili është organizatori i festivalit, tregoi për idenë e ekspozitës:

“Gjatë verës së vitit të kaluar zhvilluam “Festivalin e parë veror të buzëqeshjeve”. Ky forum është ballkanik dhe ideja e tij është të tregojë për se qeshen popujt në Ballkan. Në festival marrin pjesë 30 autorë nga nëntë shtete ballkanike. Në ekspozitë janë paraqitur mbi 120 vepra. Më e bukura është se në karikatura mund të bëjmë shaka me gjithçka – karikatura u jep njerëzve lirinë e shprehjes së mendimeve të tyre në mënyrë humoriste. Karikatura ime e dashur është ajo, që e kemi vendosur në grilat e dritareve. Autori i saj është Ivajllo Cvetkov. Meqenëse Bullgaria është mikpritëse e festivalit, është bukur që ekspozita të paraqitet pikërisht nga vepra e një bullgari. Është shumë i rëndësishëm fakti se megjitë atë, që ndodhi në Francë, karikaturistët vazhdojnë të kenë guximin për të paraqitur të vërtetën para shoqërisë.

Autorë: Alla dhe Çavdar Georgievi (Bullgaria)Duke e vizituar ekspozitën, njeriu haset me problemet aktuale dhe veçoritë e karakterit ballkanik në një mënyrë, që të bën për të buzëqeshur – që nga gjyshja, e cila i pret refugjatët në oborrin e saj në fshat, e gjer te politikani, i cili e ka gojën e tij të mbushur me 500 euro, që të mos flasë.

Autor: Resad Sultanovic (Bosnja e Hercegovina)T’i përshkruash ngjarjet e djeshme në një mënyrë humoriste pa e ofenduar askë, kjo është një aftësi e madhe, të cilën disponojnë shumë pak njerëz. Karikaturistët e dokumentojnë historinë tonë në një mënyrë shumë origjinale. Aleksandër Bozhinov (1878 – 1968), një prej etërve të karikaturës bullgare sot:

Autor: Resad Sultanovic (Bosnja e Hercegovina)“Karikatura duhet të jetë para se gjithash art, vepër artistike. Prandaj ajo nuk duhet të jetë vulgare dhe ofenduese. Unë jam kundër gjakut. Po të ketë karikatura të mia drastike, ku të kem paraqitur ndonjë ngjarje, ku ka pasur gjakderdhje, kjo nuk do të thotë se jam kundër vendit të gjakderdhjes, kjo do të thotë se jam kundër metodave, kundër veprimeve.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Sillvija Petrova dhe “Imeon Balkani”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD