Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar bëri vizitë në Bullgari nga 4 deri më 9 nëntor dhe diskutoi me autoritetet bullgare zhvillimin aktual ekonomik dhe perspektivat para vendit. Një nga rekomandimet kryesore të fondit ndaj Bullgarisë ka të bëjë me politikën e shpenzimeve të qeverisë. Sipas fondit gjatë vitit 2016 vendi duhet të vendosë një kontroll më të rreptë mbi mjetet e harxhuara, që të realizojë qëllimet fiskale dhe të ulë deficitin buxhetor deri në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar Bullgaria nuk përfitoi nga mundësia të reduktojë deficitin fiskal gjatë vitit 2015, megjithëqë të ardhurat më të mira dhe deficiti do të arrijnë 3.3 për qind. Nga ana e vet autoritetet arsyetuan shpenzimet e larta shtetërore me domosdoshmërinë e harxhimit të parave për realizimin e projekteve evropiane dhe me pamundësinë e disa ministrive të ulin shpenzimet për personelin në përputhje me rekomandimet. Kohët e fundit edhe vet ministri i financave Goranov e pranoi këtë. Një hap mbrapa në politikën e reduktimit të shpenzimeve shtetërore ishte edhe reforma në amulli në ministritë e mbrojtjes dhe të punëve të brendshme. Autoritetet bullgare nuk arritën të përballojnë presionin e nëpunësve të Ministrisë së Brendshme dhe hoqën dorë nga të gjitha reformat e planifikuara lidhura me përfitimet sociale në sektor. Për më tepër, llogaritë buxhetore për vitin 2016 tregojnë, se Ministria e Brendshme do të marrë me 40 milion euro më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Parashikohen më shumë para edhe për arsimin dhe për shëndetësinë.
Sipas udhëheqësit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Mishël Shanën gjatë vitit 2015 ekonomia e Bullgaria do të shënojë një rritje të matur nga afro 1.7 për qind, gjë që u afron treguesve të vitit 2014. Motori kryesor i rritjes gjatë vitit të tanishëm është eksporti dhe absorbimi më i mirë i mjeteve i programeve evropiane. Sipas fondit, rritja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm do të ndikohet pozitivisht edhe nga rritja e pritur e konsumimit të brendshëm. Nga ana tjetër, vitet e fundit borxhi shtetëror i Bullgarisë po rritet vazhdimisht dhe vendi është larg niveleve të ulëta të deficitit të evidentuara gjatë vitit 2009. Hyrja e vendit në të ashtuquajturën spirale të borxheve u bë shkak që raporti i borxhit ndaj produktit të brendshëm bruto të arrijë 27 për qind. Dhe megjithëqë ky tregues në Bullgari akoma është ndër nga më të ulëtat në mbarë BE-në, autoritetet duhet të ndërmarrin masa balancuese, të cilat të parandalojnë zmadhimin e mëtejshëm të borxhit. Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prapë e vënë theksin mbi dobësitë e ekonomisë vendëse, që kanë të bëjnë si me sistemin e pensionimit dhe të shëndetësisë, ashti edhe me energjetikën. Lidhur me këtë rekomandohen masa të reja të kontrollimit në lëshimin e pensioneve të invalidëve, që të kufizohen shpërdorimet me mjetet financiare të fondeve bullgare të sigurimit. Nuk mund të mos bëjë përshtypje rritja e shpejtë e numrit të këtyre pensioneve. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor gjatë 15 viteve të fundit numri i tyre u rrit tri herë. Deficiti në rritje në Kompaninë Kombëtare Elektrike përbën një rrezik potencial para ekonomisë kombëtare dhe fondi rekomandon që vendi të ndërmarrë masa urgjente për reduktimin e bilancit negativ në sferën energjetike. Sipas fondit duhet të ndërmerren masa më efektive për përmirësimin e mjedisit biznes dhe për luftë më të suksesshme me korrupsionin. E gjithë kjo do të ndikojë pozitivisht mbi investimet e huaja.
Përsa i përket sektorit bankar misioni i rregullt i Fondit Monetar Ndërkombëtar thekson, se aplikimi i Direktivës Evropiane për ristrukturimin e institucioneve të kreditimit është pozitiv për vendin dhe aplikimi i tij realizohet sipas planit. Fondi gjithashtu mirëpret vlerësimin e cilësisë së aktiveve në sektorin bankar bullgar, që pritet të realizohet gjatë vitit 2016.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..